AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK |
AKTUALITET |
Letër e Hapur I nderuar President i Shqipërisë - zoti Alfret Moisiu Z.President, unë Xhemil Zeqiri veprimtar në Danimarkë, për të drejtat e Njeriut(gati një çerek shekulli) e kam vështirë të kuptoj se shqiptarët në Ballkan të ndarë e të përçarë janë pa të drejta,dhe nuk ka kush t`ua mbron të drejtat njerzore.Vendosa t`ju drejtohem me një letër të hapur per rastin e fundit që po i ndodh z.Gafur Adilit- arrest shtepiak pa vendim të gjykatës.Kjo çështje mjaft shqetësuese per shqipëtaret jashtë kufinjve të shtetit amë, dhe per mbarë ceshtjen shqiptare në përgjithsi është një pengesë për t`i zgjidhur problemet e shqiptarëve në Ballkan. Ky veprimtar , në saje të aktivitetit të vet patriotik është edhe kryetar i FBKSH, organizatë kjo tanimë legale dhe demokratike që ka marrë guximin që t` mbrojë dhe kerkojë një zgjidhje të çështjes së pazgjidhur shqiptare. Z.President, sic dihet botërisht serbet armiqtë më të egër të kombit shqiptar e burgusosen dhe e humbën pa gjurmë pas vuajtjes së denimit kryetarin e UNIKOMBIT të Kosoves, z. Ukshin Hoti. Prandaj,mendoj se nuk është mirë që kryetari i FBKSH-së Z.Gafur Adili të mbahet i izoluar në këto situata tragjike për kombin tonë,sepse siç dihet gjykata shqiptare e shpalli të pafajshëm. Z.President, në Kosovë administrata ndërkombëtare bën eksperimente me shqiptarët.Sa ironike eshte thënia të plotsohen standardet para statusit. Kosova ashte nën Pretektorat të Kombeve të Bashkuara, dhe si i tillë UNMIKU i përkrah 100,000 serbë të Kosovës në përgatitjen e skenareve të ndryshme në demë të shqiptarëve siç ishte rasti i 16-17-18 marsit. UNMIKU beri zhurmë të madhe per disa kisha shqiptare të okupuara nga serbët pas luftes anti-fashiste,dhe disa shtëpi të romëve dhe serbëve ndërsa harruan jeten e mbi 25 shqiptarëve.Shqiptaret nuk munden të formojnë një administratë lokale të autobusëve pa dhënë dritën e gjelbër UNMIKU-.Sa për të drejtat e serbëve shqiptarët janë të vetëdijshëm. Respektimi i serbëve në Kosovë do të jetë në interes edhe të atyre shqiptarëve që jetojnë në thellësi të Serbisë (afer 600000 mijë, vetëm në Beograd kanë jetuar 150000 shqiptarë). Nuk ka asnjë raport të ndërkombëtaërve se çfarë standartesh plotësohen atje. Z.President,flitet shumë për bijtë më të mirë të kombit se burgosen dhe izolohen. Në Kosovë burgosen komandantët Remi dhe Daut Haradinaj me shokë. |
Në Gjykaten e Hages mbahet Fatmir Limaj me shokë.Karla del Ponte kjo mikesh sllave nuk i interesohet per kolosët si Ukshin Hoti me shokë,por ngre akuza luftëtarëve më të devotshem të kombit shqiptarë. Z.President,në ish-Repupoliken Jugosllave të Maqedonisë vazhdon avazi i vjetër, edhe pas atij skenarit të armatosur,nuk ka ndryshuar asëgjë.Atje tani është legalizuar krimi. Nga perëndimi janë kthyer disa bashkëpuntorë të UDB-së serbo-sllave dhe atë farëMarrëveshje të Ohritjanë duke u shndëruar në marrëveshje të vorrit për shqiptarët në atë trevë. Nga skenare të armatosura shumë ish-shtarë të UÇK-së janë vrarë,ish-komandantëve u thuren kurthe,u ngriten akt-padi të ndryshme. Kështu nuk mundet të durohet gjatë,në krijesën artificiale të quajtur Maqedoni. Z.President,Pasi keni deklaruar se jeni kryetar i të gjithë shqiptarëve atëher do të kërkoja nga ju që: 1-Z.Gafur Adili Kryetar i FBKSH-ë të lirohet nga arresti shtëpiak. 2-Që zyrtarisht t i drejtoheni zonjes Del Ponte,të nderprejë proceset e ngritura ndaj ish-komandantëve të famëmadhes UÇK , sepse është e palogjikshme të denohen çlirimtarët per disa tradhtarë,sa qesharake qendron kjo akuzë! Kjo zonjë demokrate ka harruar se Ukshim Hoti na humbi prej burgut serb dhe nuk ngre aktakuzë ndaj organeve të burgut. Ku janë faktet? 3,Që rastin e Ukshin Hotit t`ia thoni zyrtarisht këtyre miqëve të drejtësisë ndërkombëtare,dhe se viktima nuk mund të barazohet me krimin,se serbët gati një shekull po bëjnë dhunë e gjenocid ndaj shqiptarëve, dhe se akedemikët serbë kanë përpiluar plane per shfarrosje të shqiptarëve. Me shum respekt nga; Xhemil Zeqiri, aktivist per Liritë dhe të Drejtat e Njeriut Danimarkë. Kopenhagë 14 12 2004
|
| |
