-................... ........-.............. ................... .................................................................... ....

Google | Yahoo | MSN
Politike | Analizė | Lajme | Aktualitete Dk | Intervista | Sport | Arkiva
Pėrjetime | Texte-melodi-logo pėr SMS | SMS-DK | MISS bota 2003 | Miss Kosova | Top modelet Kosovare | Fokusi shqipėtar
Aforizma | Letersi | Tregime | Dosje | Histori | Ditarė lufte | Fjalore Anglisht-Shqip
Gazeta ditore | Revista | TV | Radio onlin | Faqe Shqipėtare | Faqe personale | Te ndryshme
Radio-ZIK | TV-ZIK | Historiku | Stafi | Kėnget-Top 10 | Foto albumi | Skema programore
Rtvzik-muzikė | Muzikė1 | Muzikė2 | Muzikė3 | Muzikė4 | Muzikė5 | Muzikė6
RTVZIK-CHAT | Albachat | Shkupichat | Kosovachat | Shqipėriachat | Dashuriachat | Paltalk
subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link
RTV  ZIK RTV  ZIK
Shefki Ollomani-Nga roberia ne liri dhe nga roberia ne roberi.(Komente historise sone politike)
Gezim Mekuli-Demilitarizimi, decentralizimi, dekombëtarizimi dhe "demokratizimi" i popullit shqiptar!
Beqir Elshani-Saturni serb i ha femijet shqiptare
Abaz Pllana-Mitrovica e ndarë apo...?
Beqir Elshani-Ditelindja dhe perkujtimi
Xhevat Bislimi- Konference per gazetare-Dega e PDK-se-Viti
AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK

AKTUALITET

Shkruan: Fadil SHYTI

TRI NGJARJE PARADOKSALE NË SHQIPËRINË ETNIKE

Ngjarja e parë paradoksale: Siç mirret vesh nga mediat e shtypit dhe ato elektronike, më 7 janar, 2005 Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, paska refuzuar ta vë nënshkrimin që t´i njihet statusi i veteranit, udhëheqësit të LANÇ-re, Enver Hoxhës. Përkundër faktit të kryer që Komisioni Qendror të Statusit të Veteranëve të LANÇ, për dhënjen e këtij statusi e paska aprovuar këtë, por kjo sipas ministrit, qenka konsideruar i paligjshëm, sepse sipas tij "nuk qenkan plotësuar dokumentat e nevojshme sipas kërkesave ligjore".

Në TV "Klan", shoqja Nexhmije Hoxha, ka deklaruar: "Unë, nuk marrë dëshmi për të vërtetuar që Enver Hoxha është veteran. Këtë e kam refuzuar. Nuk është ështje familjare, është veteran apo jo Enver Hoxha. Unë, nuk shkoj nëpër dyer të marrë dëshmi, që Enver Hoxha është veteran. Është turp, është absurde. Ajo kërkon që edhe ai të ketë një dokument siç kanë të gjithë veteranët e tjerë. Ai ka qenë udhëheqësi i ushtrisë kombëtare. Unë, nuk zbatoj rregullat, sepse Enver Hoxha nuk është si gjithë të tjerët". Ndërsa, ndaj këtij qëndrimi arbitrar, në gazetën "Roiters", veteranja e kësaj lufte është deklaruar: "Pjesëmarja e bashkëshortit tim në këtë luftë është një fakt i i njohur nga të gjithë, për këtë ekzistojnë edhe dokumentat, prandaj konsderoj që kjo është një fyerje, një poshtrim i madh, një përpjekëje për ta ulur figurën e Enver Hoxhës", ajo ia ka përkujtuar Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, se babai i tij kishte fjetur nën të njëjtën batanije me Enver Hoxhën, kur bora shqiptare mbulonte majat e maleve gjatë luftës. Ndërsa, për mos hedhjen e firmës, Pandeli Majkos, ia ka tërhequr vërejtjen në gazetën, "Shekulli" me pyetjen: "A e ka lexuar historinë Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, ose a e ka parë apo jo pavionin e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Muzeun Kombëtar?!" Ndërsa, unë do të shtoja edhe këtë: "Nëse kërkohet që të kenë dokumente "ligjore" se a ekzistojnë Tomorri dhe Korabi, këto male krenare dhe vigane të Shqipërisë, atëherë le të kërkohet njësoj të dihet se a i takon statusi i veteranit, Komandant, Shpatit, gjegjësisht, Enver Hoxhës?!

Lidhur me këtë paradoks, nuk ka munguar të "hyjë në valle" zhurmagjiu psikopat, Sali Berisha, i cili deklaroi: "Mos t´i provokojnë shqiptarët, ky është një akt i shëmtuar i atyre që s´kanë ndërgjegjje shoqërore, kjo është një përpjekëkje monstruoze për të rehabilituar mostrën e historisë sonë kombëtare". E, unë t´ia përkujtoja Salo "trimit" dhe cubave të tij, vallë a nuk po i provokoni ju shqiptarët, derisa po e fyeni personalitetin më të ndritur të historisë sonë kombëtare, udhëheqësin e madh të Shqipërisë, në luftë kundër fashizmit e nazizmit gjermano-italian dhe prijatarin guximtar për ndërtimin e Shqipërisë së Re?! Ndërgjegjja shoqërore dhe njerëzore ( se Ty më shumë do të shkonte shoqëria me egërsira), të mungon Ty dhe ithtarëve tuaj kokëshkretë të cilët pandërgjgjegjshëm po shkelni mbi gjakun e dëshmorëve, duke hedhur edhe plehëra mbi varrezat e tyre (rasti i varrezave të Shkodrës), kjo padyshim e tejkalon çdo logjikë njerëzore pa lëre më demokratike.!.. Sa për ilustrim për lexuesit po´i japi dy fakte: 1. Në historinë suedeze njihet mbreti i Suedisë i cili në fillim të shek. XVIII-të, bëri luftëra të parreshtura, ky mbret quhej, Karli XII, ai ka bërë luftëra me shumë vende fqinje dhe më tej, ai me ushtritë e tij të fuqishme ka luftuar me mbretërinë e Danimarkës, Norvegjisë dhe të Rusisë, bile kjo e fundit e ka humbur luftën duke i humbur 100.000 ushtarë në beteja. Po, njëkohësisht, dihet nga të gjithë që ai mbret satrap kishte ide fashiste, ai i solli jo vetëm fitore territoriale Suedisë, por edhe sakrifica të mëdha popullit të shumëvuajtur suedez. Por, përkundër asaj politike reaksionare, populli dhe qeveria suedeze, asnjëherë nuk e kanë mohuar kontributin e tij në ato luftëra, që herë ishin pushtuese e herë çlirimtare. Dhe, shi për këtë, tani në parkun kryesor të Stockholmit, gjendet përmendorja e tij. Pastaj, shumë shkrimtarë, artistë e njerëz të kulturës kanë shkruar dhe e kanë përkujtuar, bile këtë e bëjnë edhe sot. Populli dhe qeveria suedeze ka një traditë të madhe demokratike, dhe të vjetër për më tepër se 200 vjeqare, por këta demokratë, nuk vrapuan me sjellje histerike e vandaliste ta fyejnë e ta denigrojnë as përmendoren, as personalitetin e këtij mbreti mizor. Pastaj, a nuk qe i lavdishëm dhe njëkohësisht mizor për popullin tonë edhe Ali Pashë Tepelena, pse kundër tij, nuk po ngriten "demokratët" e Tiranës?! Mendoj, që përgjigjja është e lehtë: Këta "demokratë" tani nuk i frikësohen rregjimit të tij feudal rregjim të cilin tashmë e kanë këthyer në realitet në shek. XXI. Ja tani, po u referohemi fakteve konkrete: Po, a nuk u përpoqën dhe a s´po përpiqen sot, këta mjeranë politikë, që ta ndajnë Shqipërinë në krahinorizma e në principata pashallarësh të rinj, "demokratë", po a nuk e sollën Shqipërinë në prag të luftës civile, në vitin 1997, për ta pasuar me kriza të thella, në vitet e "tranzicionit", 1991-1997-2005?! Nga kjo konstatoj që: këta zotërinj i pengon politika e drejtë dhe parimore e Enver Hoxhës, e cila shqiptarët i ruajti nga fatkeqësi të tilla shoqërore. Po, a nuk ikën 1 miljon shqiptarë, "nga sytë këmbët" , gjatë këtyre 13 vjetëve, nga shkatërrimi i shtetit dhe i ekonomisë dhe i kulturës kombëtare, nga anarkia dhe moszbatimi i ligjeve, ku lulëzuan dhe po lulëzojnë droga dhe prostitucioni, ku u ringjallën etjet e vjetra kanunore, për gjak ndërshqiptar, tani krimi në çfardo ngjyre po bënë kërdinë, prandaj zotëri "demokratë", të pozitës dhe të opozitës, kush i bëri mizori popullit shqiptar, ju apo Enver Hoxha me shokë, a s´ ishin ata, që ia siguruan lirinë, bukën, dritën dhe nderin popullit të tyre?!...

Po tani, a nuk po dergjet Shqipëria nga plagë shoqërore dhe natyrore, që në vitet e socializmit, populli ynë as nuk i ka parë si në një ëndërr të keqe?! E, tani puthadorët e huaj le të qirren sa të duan kundër Enver Hoxhës, por kot e kanë, sepse luftën dhe punën e tij, kombi shqiptar, sot o nesër do ta vlerësoj drejt në dritën e historisë së re, atëherë kur akrepat e orës së demokracisë së vërtetë do të vinjë në vendin e duhur, pra me këto parametrat e demokracisë perëndimore, më saktësisht të Suedisë.

Por, mjerisht që derisa të arrijnë këto parametra, duhet të kalojnë vite e vite, prandaj populli ynë do të heq të zinjtë e ullirit nga antidemokratët më të tërbuar të tipit, Berisha me kompani. 2. Para ca ditësh derisa po e lexoja në internet faqen e "BBS-së", më ra në sy një lajm; në Kroaci dikund në një qytet në kufi me Slloveninë, njerëz të panjohur e pakan thyer bustin e satrapit Tito, vrasësit të 49.000 shqiptarëve dhe shumë liridashësve të tjerë në ish-Jugosllavi, kjo- i paska shqetësuar qeveritarët demokratë kroatë, të cilët paskan dhënë urdhër që "sa më parë që t´jetë e mundur të kapen vandalistët dhe të përgjigjen para ligjit"!

Kjo, duhet të jetë mësim i madh për qeveritarët e Tiranës dhe për "demokratët" e Prishtinës e gjetiu, se: të tjerët nuk i mohojnë lehtë udhëheqësit e vet, përkundër krimeve që ata kanë bërë, mbi popujt tjerë. Megjithatë, kjo tregon që: erëra demokratike, po frynë edhe mbi Ballkanin e trazirave të shpirtërave hakmarrës!.. Kjo, duhet të jetë një mësim i madh që e kaluara duhet mbrojtur me vendosmëri, përkundër edhe të atyre ca dobësive që e kanë shoqëruar!... Tani, barometri politik ndërkombëtar, na tregon vetiu: Kroacia po hyn denjësisht në radhën e vendeve me perspektiva të ndritura demokratike, pra ka hyrë krenarisht në radhën e UE-së, ndërsa fatkeqësisht, "demokratët" e Tiranës, s´ patën kohë ta përparojnë Shqipërinë, sepse dje u morën me gërmimet e eshtrave të Enver Hoxhës, ndërsa tani me kërkimet e dokumentave të tij, se ishte apo s´ishte Enver Hoxha në luftën antifashiste, kinse këtë nuk po e vërtetokan dokumentat historike brenda dhe jashtë atdheut!!!

Tani, ju zotëri "demokratë" i keni hapur kufijt për Europën, por Europa po ua mbyllë ju, sepse ju o dorëzinj, ende nuk jeni të denjë ta drejtoni e ta përparoni një popull të etur për liri e përparim!... Nën vellon dhe maskën e demokracisë, brenda shpirtërave tuaj, po vuani nga sëmurje të feudalizmit, bajraktarist, anakronik etj... Ju, e rehabilituat mbretin Ahmet Zogu, mbretin të palavdi dhe vrasësin me pagesë të shumë atdhetarëve demokratë si: Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri e të tjerë, ky mbret "fluturak" i cili në çastet më të vështira, kur u sulmua Atmëmëdheu nga fashistët, iku me suitën e tij, "nga sytë këmbët" dhe tani i rehabilitoni dhe pasuesit e tij, gjakatarët e popullit i shpallni heronj, por nuk e keni kurajon njerëzore, që ta rehabilitoni Enver Hoxhën, edhe pse Ay nuk ka nevojë fare për rehablitim, deri sot. E mohoni paturpshëm, udhëheqësin çlirimtar ndërsa, partizanët e tij, i keni "shpërblyer" me aromën e pistë të plehërave shkodrane. Absurditet dhe krim moral si ky, s´mund të gjendet askund në botë! Kujdes! Për këtë mohim të vlerave kombëtare dhe njerëzore, do t´ju gjykoj historia!... Ngjarja e dytë paradoksale: Krishtlindjet ortodokse në Patrikanën e Pejës, këtij dimri u festuan nën drejtimin e Patriarkut Pavle, i njohur si përkrahës i flaktë i rregjimit të S. Millosheviqit, që prej ardhjes së tij në pushtet e deri me mbylljen e tij në Hagë dhe me ardhjen e Kryeministrit të Serbisë, Vojisllav Koshjtunica, i cili është i njohur për qëndrimin e tij antishqiptar, që prej luftës kur më 1998, ishte në Kosovë, me kallash, për t´i vrarë shqiptarët. Mbase, kjo nuk do të ishte shumë e çuditshme për faktin që ai erdhi me lejen (bekimin) e Petersenit, por deklaratat e çetnikut Pavle, i fshehur nën veladonin fetar e çuditën opinionin dhe Zotin, kur deklaroi: "Në tokën e paguar me gjak, janë shqiptarët ata, që nuk kanë të drejtë të jetojnë në Kosovë"!!! Dueti, Pavle-Koshtunica u pajtuan për këtë, por harruan të theksojnë se kush ka të drejtë të jetojë në Kosovë, pastaj ata i ftuan shqiptarët e Kosovës; që ta respektojnë fenë e bashkëqytetarëve të tyre!!! Cinizëm më i hidhur se kjo për shqiptarët zor se mund të ketë, por njëkohësisht është edhe një paralajmërim që kisha serbe dhe qeveria serbe, ende ëndërrojnë dhe planifikojnë gjatë festave dimërore, ta sundojnë Kosovën me vise të tjera shqiptare. Mendja ma thotë se: Kjo verbëri politike i ngjanë paradoksit të parë: Sipas çetnikëve serbë, shqiptarët e Kosovës nuk paskan të drejtë të jetojnë në Kosovë, ndërsa sipas "demokratëve" të Tiranës, as Enver Hoxha nuk mund ta ketë statusin e veteranit, sepse po i mungokan dokumentat ligjore!!! Cinizëm satanik apo jo, për demokracinë serbo-shqiptare këto veprime janë prapakëthehu!...

Ngjarja e tretë paradoksale: Lidhur me rastin e 5002 fëmijëve shqiptarë dhe të disa kombësive tjera të cilët konsiderohen të zhdukur në Greqi, nga viti 1998-2002, derisa ishin nën kujdesjen shtetërore greke në "Akilvarvara". Kjo, u zbulua nga një gazetë shqiptare. Këta fëmijë ishin mbledhur dhe dërguar në atë vend që shteti të përkujdesej për ata/ato, mirëpo pastaj paskan përfunduar keq, janë grabitur nga mafia e huaj. Siç po shihet edhe demokracia greke, në këto vite po "lulëzon". Tani, kërkohet që qeveria shqiptare dhe ajo greke të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatkeqësisë së tyre; raportioi kështu, TV-ALSAT më dat. 07.01.2005. E, tani do t´ia shtroja një pyetje lexuesve të nderuar: Kush po e humb tani kot së koti nëpër labirinthat e kohës me politikën "moderne", gjakun e popullit shqiptar, duke filluar nga fëmijët e deri tek ata në pleqërinë më të thellë?! Demokratët modernistë të kësaj kohe, apo a e degdisën kështu këtë popull komunistët e Enver Hoxhës?! Kur dhe kush ndonjëherë në historinë 50 vjeqare të socializmit, ia vodhi Shqipërisë fëmijët e saj?! Jo, paradokse të tilla tragjike s´kanë ngjarë kurrën e kurrës as në tokë, as në det në vitet e "diktatorit", Enver Hoxha. Diktatorë, janë ata që me politikën e e tyre antidemokratike po e terroriziojnë popullin shqiptar me mjetet më perfide, nën maskën e demokracisë, e jo ata që e mbrojtën këtë popull nga armiqtë e jashtëm e të brendshëm me shpatën e drejtësisë. Tani, kur po e përfundoj këtë reagim, në TV- ALSAT, po njoftohet se në popull po përkujtohet tragjedia e 9 janarit, 2004, kur u mbytën në det, dhjetëra shqiptarë/e, duke u përpjekur të ikun në Itali, për një jetë më t´mirë, po sa qindra e mijëra të tjerë shqiptarë janë fundosur kështu nga toka e deti, që prej kur erdhën në pushtet "demokratët" më cinikë që e kanë "zbuluar" dhe "rifreskuar" si mos më keq, demokracinë e tyre mesjetare... Suedi, 09.01.2005

 
Për ne | Site Map | Privacy Policy | Na Kontaktoni | ©2002 adi@rtvzik.com