-................... ........-.............. ................... .................................................................... ....

Google | Yahoo | MSN
Politike | Analizė | Lajme | Aktualitete Dk | Intervista | Sport | Arkiva
Pėrjetime | Texte-melodi-logo pėr SMS | SMS-DK | MISS bota 2003 | Miss Kosova | Top modelet Kosovare | Fokusi shqipėtar
Aforizma | Letersi | Tregime | Dosje | Histori | Ditarė lufte | Fjalore Anglisht-Shqip
Gazeta ditore | Revista | TV | Radio onlin | Faqe Shqipėtare | Faqe personale | Te ndryshme
Radio-ZIK | TV-ZIK | Historiku | Stafi | Kėnget-Top 10 | Foto albumi | Skema programore
Rtvzik-muzikė | Muzikė1 | Muzikė2 | Muzikė3 | Muzikė4 | Muzikė5 | Muzikė6
RTVZIK-CHAT | Albachat | Shkupichat | Kosovachat | Shqipėriachat | Dashuriachat | Paltalk
subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link
RTV  ZIK RTV  ZIK
Shefki Ollomani-Nga roberia ne liri dhe nga roberia ne roberi.(Komente historise sone politike)
Gezim Mekuli-Demilitarizimi, decentralizimi, dekombëtarizimi dhe "demokratizimi" i popullit shqiptar!
Beqir Elshani-Saturni serb i ha femijet shqiptare
Abaz Pllana-Mitrovica e ndarë apo...?
Beqir Elshani-Ditelindja dhe perkujtimi
Xhevat Bislimi- Konference per gazetare-Dega e PDK-se-Viti
AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK

AKTUALITET

Xhevat Bislimi

Cilën Kosovë po e decentralizojnë

Njëra prej fjalëve të përdorura dendur në Kosovë është edhe fjala «decentralizim». Nuk ka gazetë ditore, nuk ka emision lajmesh në radio apo televizion që të mos e lakojë këtë fjalë. Ne që marrim pak vesh, por edhe sipas fjalorëve shpjeguesë, me fjalën decentralizim kuptojmë shpërqëndrimin e pushtetit qendror, duke ua kaluar disa funksione dhe kompetenca organeve drejtuese vendore, pushtetit vendor, e të tjera. Mirëpo, në Kosovën tonë, edhe çështja e decentralizimit ideohet, konceptohet, inicohet, dhe ka përpjekje që të realizohet për qëllime të afërta dhe të largëta segmentuese në dëm të Kosovës dhe të popullit të saj shqiptar.
Si shumë çështje që lidhen me Kosovën dhe të ardhmen e saj edhe çështja e decentralizimit është filluar pa rend e pa vend. Pothuajse për çdo njeri normal (përveç për politikanët e Kosovës) është e qartë se ne ende nuk e dimë se çka do të jetë Kosova nesër: a do të jetë shtet më vete?, a do t'i bashkohet shtetit të saj, Shqipërisë?, a do të jetë pjesë përbërse e Unionit Serbi-Mali i Zi?, a do të jetë një rajon i Bashkimit Evropian?, a do të jetë unike (me këta kufij të trashëguar nga copëtimi i saj) apo do të ricopëtohet?, a do të jetë… ? Vetëm kur ta dimë se çka do të jetë Kosova mund të mendojmë për rregullimin e saj administrativ e territorial dhe për decentralizimin e pushtetit qendror. A thua e dinë politikanët dhe drejtuesit e institucioneve kukulla të Kosovës se pushtet qendror në Kosovë, për fajin tonë, ende është UNMIK-u? Shtrohet pyetja: a pranon UNMIK-u decentralizimin e pushtetit të tij absolutist e diktatorial? Deri në përmbushjen e misionit të tij sigurisht se jo. Po cili është misioni i tij?

Sipas asaj që kemi parë, lexuar e dëgjuar deri më sot, UNMIK-u ka për mision thelbësor pacifikimin dhe nënshtrimin ekonomik e politik të Kosovës deri në atë shkallë sa populli i saj të heq dorë nga kërkesa e tij «ekstremiste» për jetë të lirë, të pavarur dhe vetëvendosje. Për këto pesë vjet të sundimit me dorë të hekurt, UNMIK-u, si instrument i Fuqive të Mëdha, ia ka dalë, ku me dhunë psikologjike e fizike, me arrestime, burgosje e dënime drakonike dhe ku me joshje (me karrotë) e forma të tjera të korruptimit moral, politikë e material, ta thyej unitetin dhe ta përçajë klasën politike atdhetare që përfaqësonte vullnetin politik dhe kombëtar të popullit shqiptar në Kosovë. Ky është një fakt i dhimbshëm, por i vërtetë… E kemi fjalën që gjithë kjo politikë që po ndiqet nga UNMIK-u dhe qeveri e qarqe të tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe ndaj saj është në funksion të pengimit të proceseve progresive dhe demokratike të vendit tonë të çliruar me aq përpjekje, gjak e sakrifica.
Decentralizimi i Kosovës ka për qëllim legalizimin e enklavave serbe dhe të strukturave të tyre, madje, nëse mund t'ia dalin, edhe legalizimin e ndarjes së Kosovës. A thua klasa politike e Kosovës (veçmas pjesa që nuk kolaboroi me pushtuesin) nuk e dinë se Kosova veriore de fakto është e ndarë dhe se qeveriset nga Serbia? Nëse e dinë, atëherë pse nuk këmbëngul që së pari të bëhet bashkimi i Kosovës, të shpërbëhen strukturat paralele serbe, që drejtohen nga Beogradi (me ndihmën ose mirëkuptimin e UNMIK-ut), të ndahet Kosova edhe de jure nga Serbia, e pastaj të mendohet për «decentralizimin» e famshëm. Por, me sa duket, qofsha unë i gabuar, te politikanët tanë ka zënë vend mendimi i dëmshëm: «hajt bre, se mos është Kosova veç e imja»?

E vërtetë. Kosova është e të gjithëve, por jo të gjithë kanë kërkuar besimin dhe votën e popullit. Nëse vazhdohet me këtë mendim dhe me këtë sjellje ka shumë mundësi të përsëritet ajo që jemi mësuar ta shohim shumëherë në Kosovë: populli të derdhet rrugëve, shesheve e madje edhe maleve, të burgoset e të vritet për të drejtat dhe liritë e tij, për çlirimin dhe mbrojtjen e Kosovës, ndërsa të zgjedhurit e tij të rrinë në shtëpitë e tyre luksoze (ndonjëri edhe gju më gju e gojë më gojë me pushtuesit kriminelë)! Klasa politike dhe «institucionale» e Kosovës e pranoi (pa ndonjë shtrëngim) edhe politikën e krijimit të një Kosove multietnike! Këtu i ka rrënjët edhe decentralizimi i sotëm. Si mund të jetë një vend me mbi 90% të popullsisë shqiptare multietnik? Kosova për nga popullsia bënë pjesë në vendet me popullsi kompakte. Letonia ka vetëm 54% letonezë dhe 33% rusë. Edhe Estonia ka 65% estonezë dhe 28% rusë. Megjithatë Rusia nuk e ngriti as çështjen e multietnicitetit, as nuk kërkoi copëtimin e këtyre vendeve dhe as decentralizimin sipas shijes dhe interesave të saj. Nëse Rusia nuk mundi t'i pengojë këto ish-republika të Bashkimit Sovjetik të mëvetësohen dhe të krijojnë shtetet e tyre si paska mundësi Serbia ta mbaj peng lirinë dhe të drejtën e Kosovës për vetëvendosje? Apo Serbia ka edhe përkrahjen e disa fuqive dhe qarqeve ndërkombëtare?
Përveç kësaj, Serbia e ka më lehtë sepse, Kosova ka një popull liridashës dhe të vendosur për lirinë e tij, por ka një klasë politike të mjerë, servile dhe të gatshme për kolaborim! Pavarësisht nga ky realitet, pavarësisht pse klasa politike e Kosovës është e gatshme të kolaborojë, Bashkësia Ndërkombëtare (Fuqitë e Mëdha) duhet të jenë të kujdesshme dhe të arsyeshme në çështjen e Kosovës dhe në çështjen shqiptare përgjithësisht. Ricopëtimi i Kosovës, sipas planit të Koshtunicës (Beogradit) dhe mohimi i të drejtës së Kosovës për vetëvendosje do të ketë pasoja të paparashikueshme për Ballkanin dhe më gjerë. Politika që po ndiqet në Kosovë dhe ndaj saj nuk mund të prodhojë liri të lëvizjes për qytetarët (shqiptarët ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre në Veri të Kosovës), nuk mund të garantojë kthim të atyre që duan të kthehen dhe nuk mund të prodhojë siguri dhe stabilitet afatgjatë. Pastaj, bota dhe para së gjithash klasa politike shqiptare e Tiranës, e Prishtinës dhe e Shkupit nuk guxojnë ta harrojnë çështjen e Luginës së Preshevës…

Në fund kam menduar ta ngrisë një çështje që për kah rëndësia do të duhej të ishte në krye të shkrimit: rolin e Tiranës zyrtare. Klasa politike e Kosovës ka dëshmuar një prirje të çuditshme dhe absurde pas Luftës Çlirimtare në marrëdhëniet e saj me Tiranën. Kjo klasë me deklaratat, me veprimet dhe sjelljet e saj është munduar që shtetin shqiptar ta mbajë larg Kosovës dhe çështjes së saj. Të krijohej përshtypja se Kosova është pronë e kësaj klase politike dhe e Serbisë. Po e them këtë, sepse klasa politike e Kosovës ishte dhe është e gatshme edhe sot të bisedojë (dialogojë) me Beogradin zyrtar për çështjen e Kosovës në çdo kohë, por jo edhe me pronaren e ligjshme, Tiranën zyrtare! Me politikën e tyre, natyrisht të diktuar nga qarqe të caktuara ndërkombëtare, kjo klasë politike faktikisht e ka bërë Beogradin partner në «zgjidhjen» e çështjes së Kosovës! E dëgjuat përgjigjen flakë për flakë që Rugova i dha Tiranës zyrtare pas komenteve të saj për bisedimet me Kryeministrin maqedon? “Kosova ka zot, tha ai, Kosova ka UNMIK-un, KFOR-in dhe institucionet e saj”. Midis atyre që Rugova quanë zot të Kosovës është edhe Beogradi, por këtë nuk e ka guximin ta thotë. Porosia për Tiranën zyrtare ishte e qartë... Por, populli i Kosovës e dinë se ky zot i Kosovës (Rugova) gjatë kohës kur Kosova luftonte për jetë a vdekje ruhej nga forcat serbe dhe shkonte bisedonte e zgërdhihej me kryekasapin e shqiptarëve

 

. Populli i Kosovës e dinë se ndihma dhe mbështetja e shtetit shqiptar dhe e asaj pjese të popullit tonë ishte vendimtare për dëbimin e forcave serbe nga Kosova. Po të ishte për Rugovën pushtimi serb do të përjetësohej në Kosovë... Nuk është pa faj edhe Tirana zyrtare. Ajo do të duhej të ishte më aktive, madje më «agresive» në çështjen e Kosovës. Tirana do të duhej dhe duhet t'ia bëjë me dije klasës politike dhe «institucionale» të Kosovës se Kosova nuk është pronë e tyre, por është çështja më e madhe dhe më e ndishme shqiptare, se në Kosovë zhvillohet beteja më e rëndësishme për kombin shqiptar, për paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë. Prandaj kjo çështje nuk mund t'i lihet në dorë një klase politike naive, të papërgjegjshme dhe kolaboruese, sepse do të ndodhë ajo që ka ndodhur shumëherë në historinë tonë tragjike… Xhevat Bislimi Ramushi vërtetë guxon! Gazeta « Epoka e Re » botoi shkrimin e Milaim Zekës me titull: « Kryeministri i ri guxon ». Ashtu është. Ramushi vërtetë guxon! Ai guxoi edhe në kohën e Luftës Çlirimtare Antipushtuese kur krahas logjistikës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së krijoi logjistikë të veçantë për Zonën e Dukagjinit dhe për veten e tij! Ramushi guxoi edhe atëherë kur e bëri (me vota të katundit) Tahir Zemën komandant të Zonës Operative të Dukagjinit, ndërsa vetë u bë vartës i bindur i tij! Kryeministri i dashur i M. Zekës pati guxuar të bëjë edhe parti politike për ta thelluar ndarjen dhe për ta veçuar Zonën e «tij»! Po ky Ramush guxoi të pranote rregulloren e UNMIK-ut (kornizën kushtetuese). Ky nuk ishte guxim i vogël! Por, guximi i tij, që do të mbahet në mend dhe që do të shkruhet në tekstet e historisë dhe të shkencave të tjera shoqërore është hyrja e tij edhe de jure nën çatinë e Ibrahim Rugovës! Sigurisht që më nuk ka çka të guxojë… Shkrimin e tij z. Zeka e nisë me konstatimin se «Të gjithë e kanë pritur me ankth zgjedhjen e Ramush Haradinajt për kryeministër të Kosovës. Sidomos Serbia dhe ajo pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila ende sheh ëndërra në diell për ta rikthyer Kosovën nën Serbi». Thënë më së buti ky është një konstatim i pa thelluar. Autori nuk jep asnjë argument që do të mbështeste konstatimin e tij. Akuza të njëjta (për vrasjen dhe masakrimin e serbëve) Beogradi zyrtar i ka pas bërë edhe Kryeministrit të deridjeshëm, Bajram Rexhepit. Prandaj, unë mund t'ju siguroj z. Zeka se Serbia nuk është aspak e shqetësuar nga qeverisja Rugovë-Ramush. Ajo, Serbia, është shumë e shqetësuar pse rreth 75% e shqiptarëve nuk votuan për Ibrahim Rugovën dhe LDK-në e tij, pse shumica absolute e luftëtarëve të lirisë dhe e atdhetarëve shqiptarë nuk pranuan dhe nuk do të pranojnë t'i bashkohen ose t'i binden politikës kuislinge të Rugovës. Më tej autori i shkrimit, «Kryeministri i ri guxon», njerëzit që kanë kritikuar Ramushin i ndanë në tri kategori. Kategoria e parë, sipas tij, janë njerëzit e manipuluar nga një pjesë e cila ka qenë kundër këtij koalicioni. Kjo kategori, konstaton z. Zeka, «nuk ka dashur ta pranojë të vërtetën dhe të thotë se koalicioni i Ramushit është shkolla e Hashim Thaçit dhe Bajram Rexhepit». Këtu nuk ka asgjë të vërtetë. Shkolla e Hashim Thaçit dhe e Ramush Haradinajt janë dy shkolla të ndryshme, sepse shkolla e Ramushit ishte dhe mbeti shkolla e Ibrahim Rugovës. Se cila është shkolla e Ibrahim Rugovës shpresoj se e ke marrë vesh z. Zeka. Kujtohu pak… Nuk mund të arsyetohen veprimet e Ramushit me shprehje të tilla si “PDK-ja ia lagu Ramushit”, “loja e guxhave” e të tjera.

Autori i shkrimit, M. Zeka, është i pakënaqur edhe nga reagimet e shoqatave të dala nga Lufta Çlirimtare e UÇK-së! Ndoshta z. Zeka ka pritur që edhe shoqatat e dala nga lufta të vihen nën « hyqmin » dhe « komandën » e Rugovës! Ai i këshillon shoqatat që të kërkojnë ndihmë nga Kryeministri i ri, ta njohin dhe respektojnë qeverisjen Rogova-Ramush! Kategoria e dytë e kritikuesve të Ramushit, sipas autorit, “janë fanatikët politikë, të cilët vazhdojnë të përdhosin çdo gjë që nuk mundën ta bëjnë vetë». Këtu më duhet t'ju kujtojë z. Zeka, nëse e kam kuptuar drejt aludimin tuaj, se kjo kategori, që ju e quani “kastë” (ia fut kot), nuk janë angazhuar dhe as nuk kanë pasur synim të bëjnë diçka vetë dhe as për vete. Angazhim dhe synim i tyre ishte diçka shumë më e madhe…
Në grupin e tretë të njerëzve z. Zeka i fut “njerëzit që janë pjella e Nebojsha Çoviçit”! Do të doja të dij në cilin grup dhe pjellë të kujt e ke lënë Ibrahim Rugovën dhe strukturën e tij, argat i të cilit është bërë Ramushi juaj i guximshëm? Se a ka humbur apo ka fitura Kosova me këtë “koalicion” është e lehtë të dihet. Nëse, siç thoni ju z. Zeka, Kosova ka fituar me koalicionin Rugovë-Ramush, atëherë pse u bë gjithë ajo luftë, u shkul bota për ta shuar zjarrin e luftës që mund të rrezikonte rajonin dhe më gjerë? Nëse me Rugovën fitonte Kosova, ne e kishim atë edhe para lufte edhe gjatë saj… Ju me dashje z. Zeka e harroni edhe të vërtetën e madhe të një tendence për ta izoluar dhe mundësisht ndëshkuar vatrën e madhe të qëndresës dhe lirisë, Drenicën… Se a shkon Ramushi në Hagë apo ndonjë shqiptar tjetër, ju e dini, se kjo nuk varet nga ne. Gjykata e Hagës në themele të saj ka politikën. Ajo është instrument i Këshillit të Sigurimit (Fuqive të Mëdha), me të cilin duan ta pacifikojnë dhe pajtojnë Ballkanin dhe popujt që ishin në luftë. Në fund të fundit në burg është edhe Daut Hardinaj dhe shumë luftëtarë të tjerë në zë.

Në Hagë është edhe Fatmir Limaj, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Janë hetuar dhe pyetur edhe shumë të tjerë. Por, për mua dhe për çdo shqiptar normal e rëndësishme është se çfarë thonë këta njerëz që hetohen nga hetuesit e Hagës apo të UNMIK-ut, si mbrohen dhe si qëndrojnë këta burra para Gjykatësve të Hagës dhe atyre të UNMIK-ut? A janë të zotët dhe a e kan burrërinë ta mbrojnë luftën e tyre dhe të kombit të tyre, ta mbrojnë dhe ta çojnë më tej (edhe para hetuesëve dhe gjykatësve ndërkombëtarë) interesin dhe krenarinë kombëtare? Elementin më pozitiv z. Zeka e ka marrë guximin e Ramushit për të marrë vendime pa pyet të tjerët. E para, të guxosh si Ramushi duhet vërtetë të jesh Ramush. E dyta, nuk është aspak e vërtetë që Ramushi nuk pyet. Ai mbase nuk i pyetë forumet dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, si Këshillin kombëtar të partisë, Sek. e tij të Përgjithshëm, etj., por Ramushi edhe pyet, edhe dëgjon, por edhe i përgjigjet dikujt… Prandaj, nuk është mirë të manipulohet lexuesi me “guximin” e Ramushit, sepse nëse qytetari i zakonshëm nuk e di, ju z. Zeka e dini mirë se Rugova dhe Ramushi nuk prodhojnë politikë dhe as strategji e taktikë për Kosovën, por i konsumojnë ato me një dëgjueshmëri shembullore…

Xhevat Bislimi

 

 
Për ne | Site Map | Privacy Policy | Na Kontaktoni | ©2002 adi@rtvzik.com