-................... ........-.............. ................... .................................................................... ....

Google | Yahoo | MSN
Politike | Analizė | Lajme | Aktualitete Dk | Intervista | Sport | Arkiva
Pėrjetime | Texte-melodi-logo pėr SMS | SMS-DK | MISS bota 2003 | Miss Kosova | Top modelet Kosovare | Fokusi shqipėtar
Aforizma | Letersi | Tregime | Dosje | Histori | Ditarė lufte | Fjalore Anglisht-Shqip
Gazeta ditore | Revista | TV | Radio onlin | Faqe Shqipėtare | Faqe personale | Te ndryshme
Radio-ZIK | TV-ZIK | Historiku | Stafi | Kėnget-Top 10 | Foto albumi | Skema programore
Rtvzik-muzikė | Muzikė1 | Muzikė2 | Muzikė3 | Muzikė4 | Muzikė5 | Muzikė6
RTVZIK-CHAT | Albachat | Shkupichat | Kosovachat | Shqipėriachat | Dashuriachat | Paltalk
subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link
RTV  ZIK RTV  ZIK
Shefki Ollomani-Nga roberia ne liri dhe nga roberia ne roberi.(Komente historise sone politike)
Gezim Mekuli-Demilitarizimi, decentralizimi, dekombëtarizimi dhe "demokratizimi" i popullit shqiptar!
Beqir Elshani-Saturni serb i ha femijet shqiptare
Abaz Pllana-Mitrovica e ndarë apo...?
Beqir Elshani-Ditelindja dhe perkujtimi
Xhevat Bislimi- Konference per gazetare-Dega e PDK-se-Viti
AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK

AKTUALITET

Çfarë do të sjellë 2005a për Kosovën?
Besim Abazi

Udhëheqësit më të lartë të institucineve ndërkombëtare dhe vendëse në Kosovë, në përgëzimet e tyre për vitin e ri kanë shprehur bindjen se viti 2005 do të jetë me rëndësi të posaçme për të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara Soren Jessen-Petersen thotë se Viti i ardhshëm duhet të jetë vit i unitetit për Kosovën, kur duhet lënë prapa ndasitë dhe duhet aspiruar integrimin në Evropë. Duke përmendur trazirat e dhunshme të nuajit mars si një kthim prapa për Kosovën, ai ka nënvizar se ajo krizë është shndërruar në mundësi për të gjetur përkushtim të ri për ecje përpara.

Zoti Jessen-Petersen thotë se tashmë është arritur pajtimi për përparësitë e punës në rrugën që duhet ndjekur. “Sundimi i ligjit, mbrojtja e pakicave, liria e lëvizjes kthimi i të zhvendosurëve dhe decentralizimi janë fusha në të cilat duhet shënuar përparim të qartë në mënyrë që në mesin e vitit 2005 të mund të fillojë zgjidhja e cështjes së rëndësishme të statusit të Kosovës”, thotë zoti Jessen-Petersen.

 

Komandanti i forcave paqëruajtëse të NATO-s, gjenerali Yves De Kermabon në urimin e tij ka bërë thirrje për paqe e ripajtim, duke shprehur përkushtimin e 17 mijë ushtarëve të KFOR-it për një mjedis të sigurtë për të gjithë në Kosovë. Gjenerali de Kermabon tha se “u dëshiron që të gjithë të kuptojnë dhe besojnë se luajnë një rol thelbësorë për të ardhmen e Kosovës. Ju do të korrni nesër atë që mbillni sot” tha gjenerali de Kermabon duke ju drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Urimet e udhëheqësve të institucioneve vendëse janë përshkuar nga tone optimiste për vitin 2005. Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova tha se viti I ri do të jetë periudhë e e përparimit më të madh të Kosovës… “Në planin e brendshëm do të punojmë më fuqishëm në mbrojtjen dhe integrimin e grupeve atnike apo minoriteteve në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës. Po ashtu do të punojmë për vlerësimin e progresit të vendit tonë apo të standardeve prioritare për integrim në Bashkimin Evropian dhe në strukturat evroatlantike”, tha presidenti Rugova.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha ndërkaq se përkushtimi i institucioneve siguron përmbushjen e synimeve të qytetarëve për të ardhmen e tyre. “Mund të flas me besim të plotë në emër të qeverisë se qeveria dhe institucionet e kanë marrë me përgjegjësi obligimin që kanë, janë në veprim dhe do t'I zbatojmë ato objektiva që i kemi dhe do ta bëjmë Kosovën shtet”, tha kryeministri Haradinaj.

Edhe udhëheqës të tjerë politikë kanë shfaqur shpresat e tyre se viti 2005 do të shenojë një periudhë të zhvillimeve vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Mesi I vitit të ri është përcaktuar si afat për vlerësimin e përmbushjes së standardeve për Kosovën, që janë kusht për fillimin e debateve për zgjidhjen e statusit të saj politik

 

 

 

 

 
Për ne | Site Map | Privacy Policy | Na Kontaktoni | ©2002 adi@rtvzik.com