-................... ........-.............. ................... .................................................................... ....

Google | Yahoo | MSN
Politike | Analizė | Lajme | Aktualitete Dk | Intervista | Sport | Arkiva
Pėrjetime | Texte-melodi-logo pėr SMS | SMS-DK | MISS bota 2003 | Miss Kosova | Top modelet Kosovare | Fokusi shqipėtar
Aforizma | Letersi | Tregime | Dosje | Histori | Ditarė lufte | Fjalore Anglisht-Shqip
Gazeta ditore | Revista | TV | Radio onlin | Faqe Shqipėtare | Faqe personale | Te ndryshme
Radio-ZIK | TV-ZIK | Historiku | Stafi | Kėnget-Top 10 | Foto albumi | Skema programore
Rtvzik-muzikė | Muzikė1 | Muzikė2 | Muzikė3 | Muzikė4 | Muzikė5 | Muzikė6
RTVZIK-CHAT | Albachat | Shkupichat | Kosovachat | Shqipėriachat | Dashuriachat | Paltalk
subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link
RTV  ZIK RTV  ZIK
Shefki Ollomani-Nga roberia ne liri dhe nga roberia ne roberi.(Komente historise sone politike)
Gezim Mekuli-Demilitarizimi, decentralizimi, dekombëtarizimi dhe "demokratizimi" i popullit shqiptar!
Beqir Elshani-Saturni serb i ha femijet shqiptare
Abaz Pllana-Mitrovica e ndarë apo...?
Beqir Elshani-Ditelindja dhe perkujtimi
Xhevat Bislimi- Konference per gazetare-Dega e PDK-se-Viti
AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK

AKTUALITET

Fadil SHYTI  

VIZIONI REAKSIONAR I NJË ANALISTI PACIFISTO RUGOVIST  

Duke shfletuar librin e Nexhmedin Spahiut "Drejt kombit kosovar", lexuesi aty do të gjejë "zbulime epokale", që jo rrallë i ka lexuar e dëgjuar nga elaboratet famëkeqe të kishës dhe të shkencës historike serbomadhe, në raport me kombin shqiptar.   Vet titulli i librit paralajmëron që "analisti i famshëm", paska marrë mundimin që prej një kombi shqiptar siç ekziston në shekuj, t´i bëjë dy kombe, por siç e shkruan edhe vet pa dorashka, këtë do ta arrijë me ndihmën e pushtuesve, sigurisht dje të okupatorëve serbo-malazezë e maqedon, ndërsa sot me pushtimin e Kosovës nga ushtritë e NATO-s.   Nga kjo objektivë "vizionare" analisti po del hapur me qëndrimin se robëria paska qenë fatlume për shqiptarët, sepse si burim i saj tani i kemi mundësitë që nga një komb sa ishim, tani të bëhemi dy, ose "në dhashtë Zoti e me na prirë fati"- që kjo robëri të zgjatet më tej, shikuar nga kjo optikë "shkencore", ne do t´mundemi të bëhemi tri e më shumë kombe, kuptohet për aq sa jemi të copëtuar nga shtetet fqinje të Ballkanit, po aq kombe do të krijojmë!!!   Ide tragjikomike e vizionarit reaksionar rugovist, apo jo?!...   Autori i këtij libri, që s´ka redaktor as lektor, vetëm tregon vendin e botimit dhe vitin; Mitrovicë, 2004.   Në librin "Drejt Kombit Kosovar" - siç thotë autori, " kam përmbledhur në rend gadi kronologjik disa analiza dhe komentet e mia politike të botuara në shtypin shqiptar e të huaj në periudhën Maj 1999- Korrik 2004,   analizat dhe komentet politike shprehin shqetësimet e mia për rrjedhat politike në Kosovë dhe përpjekëjet e mia për të kontribuar drejt një vizioni kombëtar, libri u kushtohet njerëzve të vizionit dhe të sakrificës, veprat e të cilëve përbëjnë themelet e Kombit Kosovar".   Secili ka të drejtë t´i shprehë pikëpamjet e veta mbi të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen e kombit tonë, por në emër të kësaj lirie demokratike, sot po bëhen shkelje flagrante jo vetëm mbi të gjallët por edhe mbi dëshmorët e kombit tonë.   Dëshmorët tanë nuk ranë si vizionarë të Kombit Kosovar, ata ranë si vizionarë të Kombit Shqiptar.   Asnjëherë, në historinë e kombit tonë, ne nuk i kemi ndarë heronjtë në heronjë kosovarë e në heronjë vlonjatë, në heronjë dibranë apo në heronjë ulqinakë, por i kemi përfshirë me një emër madhor, ata/ato ishin heronjë e heroina të Shqipërisë Etnike, ishin dëshmorë të lirisë kombëtare.   Jam i bindur që për këtë ndarje, dëshmorët do ta mallkonin autorin dhe prijatarët e tij "vizionarë" të kombeve të reja nën ombrellën e robërive...   "Kosova ç´ka qenë, ç´ është e ç´do të bëhet dhe si do të bëhet"   (Editorial në "Kohën Ditore", 26 shtator, 1999.   F. 2:   "Në qoftë se synimi shqiptar në Kosovë është Kosova të jetë shtet i Pavarur, atëhere kjo nuk mund të arrihet për pa u formësuar kosovarët si komb.   Kushtet ekzistuese pas okupimit të saj nga ushtritë e NATO-s, janë ideale për këtë. Vetëm se duhet ditur të shfrytëzohen"- shkruan N. Spahiu.   Unë, do t´i thosha "analistit ndërkombëtar", a nuk po të lejon verbësia e "politikës së hollë", ta shiqosh se shqiptarët e Kosovës, prej kohësh i kanë plotësuar karakteristikat e formësimit si komb, por jo të një kombi të veçant i "shpikur" nga elaboratet reaksionare, por një komb me të gjitha atributet shqiptare.   Komb- I, 1 m.sh -E, -ET. 1. Bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazët të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit psiqik, që shfaqet në bashkësinë e kulturës.   Kombi shqiptar, E drejta e kombeve për vetëvendosje, Baballarët e kombit. vjet. deputetët reaksionarë në parlamentin e rregjimit zogollian.   Fjalor i Gjuhës së sotme Shqipe, f.852   Kombëtar,-E mb.1. Që ka të bëjë me kombin, që i përket kombit, i kombit që ka të bëjë me kombësinë, i kombësisë. Pavarsia kombëtare, Zgjimi (çlirimi) kombëtar. Çështja kombëtare, Festë kombëtare, Flamuri kombëtar.   2. Që shpreh veqoritë e një kombi që karakterizon pjestarët e një kombi, që është krijuar nga pjestarët e një kombi. Kultura kombëtare, Gjuha kombëtare, Arti kombëtar, Valle (veshje) kombëtare, Vetëdija kombëtare, Veqori (tipare) kombëtare.   Fjalor i Gjuhës së sotme Shqipe, Prishtinë, 1981, f.853   Ndërsa, siç shkruan sociologu dhe juristi ynë Rexhep Ahmeti, i cili bukur gjatë është marrë me çështje të kombit tonë, Ay konstaton:   1. "Kombi është grup i madh njerëzish me karakteristika të përbashkëta si janë prejardhja (gjenetika), historia, gjuha, zhvillimi ekonomik, psikologjia, kultura, territori, organizimi "etj.   2. "Kombi është populli në shkallën më të lartë të zhvilimit ekonomik, social, shtetroro-juridik, kulturor" etj.   Pastaj, del me qëndrimin e tij programatik, i bazuar nga përvoja jetësore individuale dhe kolektive se:   3. "Siç po e tregon përvoja, parakusht për zhvillimin normal të kombit qenka edhe organizimi adekuat shtetëror i tij, ashtu siç dëshiron të vendosë ai vetë për jetën dhe fatin e tij".   4. "Kur të piqet kombi e realizon organizimin, vetëveten". (R. A.)   Nga këto sqarime modeste që i parashtrova, lexuesit e nderuar le të logjikojnë dhe të konstatojnë drejt se a jemi ne shqiptarët e Kosovës me karakteristika të tjera, kombëtare siç dëshiruan e do të dëshironin të na paraqesin armiqtë tanë shekullorë dhe vazalët e tyre të hapur e të maskuar prapa tezave të tyre "kombëtare"?!   Po, Kosova mund të bëhet shtet edhe pa ndryshimin e këtyre karakteristikave, që e përbëjnë Identitetin e saj shqiptar, tipare kombëtare që i barti në shekuj, pa përçudnimet gjuhësore, tradicionale, kulturore, vetëdijësimore etj.  
Autori, më tej shkruan:   F.131; "Kombi është projekt politik. Projekti i rilindasve shqiptarë është realizuar vetëm pjesërisht. Pavarsia e Kosovës e përkohëshme apo e përjetëshme, është shmangie nga ky projekt".   Nga këto teza mund të konstatoj:   E sqarova më lartë, duke iu referuar fjalorit tonë shkencor dhe sociologut e juristit tonë të nderuar, se ç´është Kombi.   Por, nëse nga aspekti teoriko-politik, autori i referohet vizionit të rilindasëve, të cilët luftuan për një Shqipëri Etnike në Ballkan, sipas të drejtës natyrore, ashtu siç Zoti na krijoi, këtu ka të drejtë; sepse nuk është i kënaqshëm as i drejtë krijimi i Republikave shqiptare në Ballkan, kjo dihet nga të gjithë se vërtetë është një tërheqje nga presionet e faktorëve të jashtëm; nga diplomacia ndërkombëtare, nga ata që të parët e tyre e krijuan dhe tani e konsiderojnë si të pazgjidhur Çështjen Shqiptare, pra është një devijim ( me kompromise politike) nga projekti madhorë kombëtar.   ...Dhe, pikërisht për këtë po na hakmirret çdo ditë e në çdo orë, historia!   Shikuar, nga ky prizëm historiko-politik, ( nëse s´po kemi mundësi tani për tani të bëjmë ndryshe) a nuk do të ishte më mirë që tani të përkrahet Unioni Shqipëri-Kosovë, kur politika shqiptare edhe me fajin e vet, momentalisht s´po ka mundësi që ta çojë përpara deri në fund, parimin e vetëvendosjes deri në shkëputje nga shtetet e huaja.   Shqipëria londineze, është shteti amë, përse të mos bëjmë atë që do të ishte më e mundshme përkohësisht, Unionin, e kjo do të çonte drejt Ribashkimit territorial të kombit; populli ynë thotë: "prej borgjlisë të keq, merre bishtin e sopatës".   Edhe kombi gjerman e "gëzoi" një okupim gjysmëshekullor nga fuqitë e huaja, por tek ai komb me histori dhe me kulturë të madhe, nuk doli asnjë analist i hollë politik e të kërkoj "krijime kombesh" të reja gjermane.   Përkundrazi, në Kushtetutën e parë gjermane, të vitit 1949 shkruan:     Kushtetuta e Bonit 1949 Preambel (prijfjala) * I vetëdijshëm për përgjegjësinë para Zotit dhe njerëzimit, i cytur nga vullneti për ruajtjen e tërësisë së vetë kombëtare dhe shtetërore dhe si pjestar i barabartë në një Europë të bashkuar për t`i shërbyer paqes në botë populli gjerman në krahinat: Baden, Hamburg, Hesen, Nidazaksen, Nord-hain-Vestfalen, Rainland-Falc,Shlesvih-Holshtain, Vytemberg-Baden dhe Vytemberg-Hohencollern në saje te dhunës ligjvënëse me qellim që jetës shteterore për një kohëkapercyell t`i jipet një rend (krahim) i ri, ka bestuar (vendosur) këtë kushtetutë të Republikes Federative Gjermane. Ai ka vepruar edhe për ata gjermanë, bashkëndikimi i të cilëve ishte ndrydhur. Prej gjithe popullit gjerman kërkohet në një vetëvendimmarrje (vetevendosje) të lirë të përfundojë bashkimin dhe çlirimin e Gjermanise. * Das Bonner Grundgesetz, Dr. Hermann von Mangold, ripërpunuar nga Dr. Friedrich Klein, Vëllimi i Parë, botuar nga Franz Vahlen GmBH, 1966, faqe 39. Dr. Dr. Miahel Saks vë në dukje se vetëm pas 03.10.1990 u bë i nevojshëm një ndryshim i kësaj prijesfjale, shih Dr. Miahel Saks, Grundgesetz, Komentar, faqe 65, botuar nga C.H. Beck`sche Verlagsbuchhandlung München 1996. Ndërsa verzionin i ri të kësaj prijesfjale në kushtetutën e tashme gjermane po e dhëmë këtu me poshtë. Preambel (Prijfjala) * I vetedijshëm për përgjegjësinë para Zotit dhe njerëzimit, i cytur nga vullneti si pjestar i barabartë në një Europë te bashkuar për t`i shërbyer paqes në botë populli gjerman në saje të dhunës ligjvënëse ka dhënë (qitur) këtë kushtetutë. Gjermanët në krahinat: Baden, Vyrtemberg, Bajern, Berlin, Bradenburg, Bremen, Hamburg, Hesen, Meklenburg-Vorpomen, Nidazaksen, Nordhain-Vestfalen, Rainland-Falc, Zaarland, Zaksen,Zaksen-Anhalt, Shlesvih-Holshtain dhe Tyringen në një vetëvendimmarrje te lirë kanë përfunduar bashkimin dhe çlirimin e Gjermanisë. Kështu që kjo kushtetutë vlen për gjithe popullin gjerman. *Dr. Miahel Saks, Grundgesetz, Komentar, faqe 63, botuar nga C.H. Beck`sche Verlagsbuchhandlung München 1996.   Politikanët shqiptarë, do të duhej të mësonin nga kjo kushtetutë, do të duhej ta respektonin kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e pse jo edhe në kushtetutën e ardhshme të Republikës së Kosovës, kjo duhet të sanksionohet dhe të zbatohet, nëse kjo objektivë historike arrihet me sukses, pra nëse Kosovës do t´i njihet Pavarsia, nga shtetet e botës.   Jo, okupimi i gjatë shekullor, kurrsesi nuk i jep të drejtë autorit, N. Spahiu dhe prijatarëve të tij, që tani të përfitojnë politkisht nga kjo fatkeqësi gjithëkombëtare, e të dalin me "teza historike", për krijimin e kombeve të reja brenda kombit shqiptar.   Këta, siç po shihet, po fitojnë poste të larta "pushtetore" dhe çmime ndërkombëtare, "Saharov", ëndërrojnë pastaj edhe për çmimin "Nobel" për paqe, nga të huajt, por mos të harrojnë se dëme të pallogaritshme po i shkaktojnë Kombit Shqiptar.   Prandaj, të mos harrojnë se për këtë, do t´i dënoj historia!   Nisur nga kjo ide madhore e rilindasve do t´jua përkujtoja "analistëve kosomopolitikë", vargjet poetike të dy atdhetarëve të mëdhenj rilindas; Ndre Mjedjes dhe të Luigj Guarkuqit.     Qoftë mallkue, kush qet ngatërrime,   Te këta vllazën shoq me shoq,   Kush i ndanë me gjuhë e shkrime,   Çka natyra vet i përpoq!...   (Ndre Mjedja).   ...Dhe më tej, atdhetari, "vigani liberator" siç do ta quante Noli, do të shkruante:   Kur e humb gjuhën një popull shqim mbaron,   Në njëmijë çeta ka me u shpërnda,   Gjuha njerëzit i bashkon,   I lidhë si vëllau me vëlla!...   (Luigj Gurakuqi).     I mllefosur nga rrethanat e reja që u krijuan në Kosovë, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, apartçiku rugovist, nuk harron pa i akuzuar padrejtësisht, udhëheqësit kryesorë të kësaj lufte, Thaqin dhe Haradinajn.   Ky trumbeton, kinse janë Thaqi dhe Haradinaj ata që e ndryshuan Flamurin tonë kombëtar!!!   Kjo miopi politike s´ka aspak bazë të vërtetë.   Po, a nuk e di i tërë opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar se Ibroja, tërësisht pa mbështetje ligjore, prej vitesh po e mbanë në rezidencën e tij presidenciale, një tjetër flamur, do të thosha një flamur krahinorist, flamur që se ka mbështetjen as të Parlamentit as të Qeverisë së Kosovës, sepse atë flamur nuk e ka votuar, asnjëra palë.  

Për këtë shkelje ligjore, sikur Kosova të kishte kushtetutë e të zbatoheshin ligjet, presidenti teknokrat do të duhej të nxirrej para gjyqit.   Unë, do t´i pyesja lexuesit e nderuar; kur i ka parë dikush nga shqiptarët apo ndërkombëtarët, liderët e partive të dala nga lufta çlirimtare, të jenë paraqitur me këtë flamur apo me ndonjë flamur tjetër, pa qoftë edhe partiak, nga zyret e tyre apo në vende publike ( përveq me rastin e zgjedhjeve) hera tjera jo, kurrën e kurrës?!   Këta burra të mëdhenjë të kombit e nderuan dhe i dolën zot Flamurit Kombëtar që sot e përfaqëson shtetin shqiptar.   Kush po luan me fatet e këtij populli, kush janë përçarësit e vërtetë të tij, tani po shihet si në dritën e diellit...   Mjerisht, që edhe ti z. Spahiu, ke hyrë prej kohësh në këtë valle të rrezikshme e cila çon në përçarje të thellë kombëtare, sipas motos politike berishjane, kinse jugu e urren veriun dhe anasjelltas, por lufta çlirimtare e Kosovës me Vise të robëruara tregoi se këto ishin vetëm "gjepura politike", por fatkeqësisht kombi ynë nga ato sllogane partiake, nuk kaloi pa pasoja...  

Po i rikëthehem citimit nga libri ,"Drejt Kombit Kosovar"   F.2:   "Sado që pjesa e popullit (etnisë) shqiptare që mbeti jashtë kufijëve të shtetit shqiptar të vitit 1913 u përpoq ta injoroj si fakt lënien jashtë kufirit shtetëror gjatë kësaj kohe dhe ta kuptoj të qenët jashtë kufijve si okupim të përkohshëm, zgjatja e madhe e kësaj "përkohësie", bëri të krijoheshin themelet edhe për një komb tjetër, nga gjiri i popullit shqiptar, pra themelet e kombit kosovar".   Siç vlerësova edhe më lartë, do të shtoja se:   Në teorinë politike të pulicistit dhe "ekspertit për çështje ballkanike", të z. Nexhmedin Spahiut, okupimi dhe përshtatja ndaj tij krijojnë kombe të reja!   Rasti i Kosovës, sipas tij nuk paska nevojë fare të hiqet okupimi, pasi që ai po bëka "që të krijohen themelet edhe për një komb tjetër, nga gjiri i popullit shqiptar, pra themelet e kombit kosovar".   Sipas kësaj teorie reaksionare, shqiptarët paskan bërë gabime historike, me përpjekëjet dhe luftërat e tyre që prej vitit 1913 e deri më 2004, se kanë luftuar për çlirim e Ribashkim kombëtar!   Paska qenë dashur ta shfrytëzonin (shqiptarët) kushtin ideal për formimin e kombeve të reja-okupimin dhe ja mbaroi puna e kombit!...   Ironi e teorisë alla nexhmedinspahiane, apo jo?!   Por, ja që shqiptarët e Kosovës dhe të Viseve të tjera të robëruara nuk e dëgjuan "analistin ndërkombëtar" dhe dirigjuesit e tij pacifisto-rugovistë, por i bënë tri luftëra çlirimtare nën emblemat famëmëdha të UÇK-së, UÇK-re dhe UÇPMB-së, të cilat u betuan për Ribashkimin e trojeve shqiptare, ndërsa, z. N. Spahiu, edhe pas këtyre luftërave po teorizon se themelet e robërisë-okupimit, duhet shfrytëzuar për formimin e Kombit të ri Kosovar!   A nuk e kishte dalur dikur para këtyre luftërave edhe Serbia me këtë ide, me parullat: "Albanci" e "Shiptari", kur aludonte se të tjerë janë "Albancat", shqiptarët e Shqipërisë londineze dhe të tjerë janë "Shiptart", shqiptarët e Kosovës.   S´ka dyshim se për ringjalljen e kësaj ideje dhe të tjera teorive të saj antishqiptare Serbia, mesiguri një ditë, z. N. Spahiun, do ta shpërblejë me titullin "shiptar i ndershëm"!...   F. 5:   Çështje të strategjisë!!!   E para:   " Nëse synimi shqiptar në Kosovë është që Kosova të jetë një shtet i pavarur, atëherë kjo nuk mund të arrihet për pa u formësuar kosovarët si komb. Kushtet ekzistuese në Kosovë pas okupimit të saj nga ana e ushtrive të NATO-s, janë idele për këtë. Vetëm se duhet të shfrytëzohen".   F. 6:   " E dyta, klasa e mesme e shoqërisë... Forcimi i kësaj klase do të thotë forcim i kombit kosovar dhe përkrahje e interesave strategjike të Kosovës".   Këtu, z. Spahiu mund të ketë kuptuar intelektualët mikroborgjezë klasën e vet dhe të Ibro "trimit", që aq shumë po lufton për identitetin kosovar, apo më saktë për përçarjen e kombit shqiptar, e të cilëve si duket "analisti ndërkombëtar", ua kushton edhe librin, kuptohet tek parathënja e vet autorit për librin e tij "të famshëm".   F. 129:   "Cilin standard të shqipes do ta mbrojë ligji kosovar?   Krijimi i standardit kosovar të shqipes do të ishte ndoshta më praktik në këtë drejtim .   Në fakt ky do t´mund të ishte standardi themelor për Pavarsinë e Kosovës.   Druaj, që në pritje të një standardi gjuhësor të përbashkët nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi, do të zë rrënjë akoma më thellë anarkia gjuhësore e bashkë me të edhe anarkitë e tjera në shoqërinë shqiptare".   Nga kjo mund të konkludojmë që sa frikë e paska ky pinjollë politk i pacifistëve, hapin madhor të njësimit të gjuhës shqipe, vepër kjo madhore e formuluar shkencërisht, çyshë në Kongresin e Drejtshkimit të Gjuhës Shqipe në Tiranë, (1972), kjo kërkohet të pasurohet më tej, por jo me "ndarje gjuhe kosovare" por me bashkim të gjuhës shqiptare, sipas parimit "njësim gjuhe, bashkim kombi"!   Kështu, s´ka rrezik fare për kurrfarë anarkie gjuhësore, përkundrazi!   Profesor, Isa Bajçincës, i lumtë për inisiativën e tij , që standardi gjuhësor të mbrohet me ligj.   E, kjo nuk do të thotë që ligji do ta mbrojë pikërisht standardin gjuhësor që e parashikon "analisti gjuhësor".   Uroj, që kurdoherë dhe në çdo rrethanë të mbrohet standardi gjuhësor që shpie nga uniteti gjithëkombëtar e jo standardet politike gjuhësore, që shpiejnë drejt përçarjeve dhe përçudnimit të gjuhës sonë të bukur shqipe.     Për t´i sqaruar lexuesit për prapësitë e këtij "analisti", për përpjekëjet e tij për të hedhur mjegullnaja rreth krijimit të kombit kosovar, do t´ju referohem ca të dhënave të thukta të politikologut atdhetar, Ukshin Hoti, i cili midis tjerash shkruante:   ...historikisht, që nga vetëdijësimi politik nacional për shkak të pozitës gjeopolitike - në dyert e Otrantit, shqiptarët ishin ndodhur midis synimeve strategjike të dy grupacioneve të popujve: të sllavëve që e synonin Persinë si treg dhe Adriatikun si rrugë dhe italo-gjermanëve që dikur e synonin të njëjtën gjë dhe të njëjtën rrugë.   (Republika dhe lufta në kontekst të Evropës, Shkup, 22 Dhjetor, 1991, "Filozofia politike e çështjes shqiptare", f.158).   Heret datojnë fatkeqësitë tona të ndarjes së territoreve shqiptare, ndërsa tani disa po e hedhin vallen së prapthi për ndarje të kombit...   Pastaj, mendimtari ynë i madh, Ukshin Hoti, vijon:   "Shqiptarët në kohën moderne, në thelb kishin mbetur të ndarë për shkak të konfrontimit të interesave strategjike të këtyre dy grupacioneve të mëdha dhe perspektiva e bashkimit të tyre qëndronte te zëvendësimi gradual i botëkuptimeve të tilla gjeopolitike me botëkuptimet mbi maksimalizimin e fuqisë në mbështetje të përsosjes së resurseve të brendshme dhe të avancimeve teknologjike që do t´i zhvlerësonin botëkuptimet gjeopolitike mbi kontrollin e urryer të territoreve të huaja dhe të pikave strategjike".   (Republika dhe lufta në kontekst të Evropës), Po aty.   Këtu janë rrënjët famëkëqia por me këto ide madhore mund të gjenden shtegdaljet e ndritura në perspektivën historike, e jo tek akuzat e ndërsjella brenda shqiptare, tek përçarjet lokaliste e krahinoriste, madje tek përpjekëja e disa mjeranëve politikë që ta thellojnë më tej ndarjen kombëtare, kur dihet që nga kjo përfitojnë vetëm armiqtë.   Krejt ndryshe do të ketë vizione në librin e tij N. Spahiu, kur thotë:   "Kosova duhet të bëhet e Pavarur nga Serbia dhe nga Shqipëria".   Me konstatime të tilla jo rrallë paraqitej edhe Ibroja, kur deklaronte:   "Kosova duhet të jetë e hapur si ndaj Serbisë ashtu edhe ndaj Shqipërisë".   Pastaj, me rastin e zgjedhjeve në Kosovë, pa menduar gjatë deklaron:   "Ne, i kemi zgjedhjet nacionale, shpresojmë do të kalojnë mirë" etj, etj.   Jo, nuk mund të quhen zgjedhje nacionale, zgjedhjet kur mbahen në Kosovë, sepse në këto zgjedhje nuk përfshihen të gjitha territoret shqiptare, pra nuk përfshihet tërë kombi shqiptar.   Derisa, dihet shkencërisht që fjala nacional,-e mb, shih kombëtar- E Çështja nacionale, Problemi nacional. Lëvizja nacionale. "Fjalori i Gjuhës Shqipe", Prishtinë, 1981, f. 1195.   Paralelizma të tilla antikombëtare, mund të bëjnë veç maniakët e verbuar të politikës ditore, me "vizione të larta"...   Ndërsa, i madhi atdhetar, Ukshin Hoti, do të konstatonte:   ...Prandaj, Republika e Kosovës në njërën anë, pastaj statusi i përmendur i bartësit të shtetësisë së shqiptarëve të sanksionuar me Kushtetutë në Maqedoni si dhe të drejtat e shqiptarëve të garantuara në Republikën e Malit të Zi, paralelisht me zhvillimin e proceseve integrative në Evropë do të duhej t´i krijonin kushtet e nevojshme për bashkimin e popullit shqiptar, veçse jo për inatin e të tjerëve por për hir të vetëvetes dhe të interesave të përbashkëta.   Një gjë e tillë presupozon harmonizimin e politikës së faktorëve të interesuar politikë dhe urojmë që kjo të shpejtohet.   ( Republika dhe lufta në kontekst të Evropës) Po aty, f. 160.   Kështu, shkruante me optikën largpamëse atdhetari demokrat, Ay i cili doli me moton e qëndresës: "bëje ose vdis", Ay i cili u hodh pa rezerva për ta realizuar vërtetë Ribashkimin territorial të kombit.   Ndërsa, për katrahurat e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë Etnike, Ukshin Hoti do të shkruante:   " Sindromi sadist dhe kompleksi i Prishtinës ishin nus-produkt të presionit të jashtëm por edhe i vlimeve brenda faktorit politik shqiptar".   Vallë a nuk mund të konstatojmë me të drejtë që edhe sot s´ kanë pushuar së qeni këto presione; kur tani në Kosovë, po shfaqet si hijenë faktori "brahimist", gjegjësisht i ngjajshëm me atë të pashallëkut të Durrësit.   Derisa, pashai i toptanëve po dekorohej me grada, nga Serbia dhe Evropa plakë, a nuk ndodhi kjo edhe me "pashain" nihilist Ibron. A nuk flasin për këtë shumë dëshmi, shumë privilegje që ia krijoi Serbia, (madje edhe gjatë luftës) këtij "politikani", mallkuesi më i mjerë i luftës çlirimtare, nën   Francës etj?!   Ideatori i vlerave të mëdha, Ukshin Hoti, më tej do të konstatonte:   "Shqiptarët me fjalë të tjera për shkak të pozitës së tyre gjeostrategjike në dyert e Otrantit vazhdimisht ndodhesshin nën presionin e synimeve strategjike të dy grupacioneve të popujve: sllavëve dhe italo-gjermanëve që e synonin Persinë (Iranin) si treg dhe Adriatikun si rrugë".   ( Më 5 Nëntor, 1992 në Prishtinë organizuar nga forumi i Intelektualëve Shqiptarë u mbajt një tryezë e rrumbullakët, kushtuar çështjes shqiptare,   Ukshin Hoti, doli me qëndrimin e tij në artikullin "Politikën e drejtojnë interesat e jo emocionet), Po aty, f.164.   Nga të gjitha këto sa u theksuan, le të shpresojmë se lexuesit e nderuar do ta kuptojnë këthjelltësisht se përpjekëjet e kota të "politikanëve modernistë" nuk janë aspak shpikje të tyre të reja, ato janë përpjekëje të nxitura nga qarqe të huaja që të fusin pyka brenda trupit shqiptar, sepse një fjalë urtë jona popullore thoë: "Lisi (Shqipëria), më së miri çahet me pykën e vet"!...   Uroj, që këto pyka të jenë të dobëta, të kalbura nga të reshurat e stuhive historike që kurrë s´ju përballuan, apo të mykura nga qëndrimi i tyre brenda bodrumeve dhe barakave të instaluara enkas nga të huajt për të përhapur tymnaja në rrugën e gjatë dhe të vështirë të popullit tonë, drejt konsolidimit të tij si komb i lirë dhe i Ribashkuar, e për këtë janë përpjekur atdhetarët e mëdhenjë të të gjitha periudhave të historisë, që nga koha e Rilindjes kombëtare e deri në ditët tona.   Uroj, që kjo ide madhore të bëhet realitet; sa më parë aq më mirë, për të gjithë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që janë të interesuar për stabilizimin e kësaj pike neorologjike në rajonin e Ballkanit, Shqipërisë Etnike.   Suedi, 05.01.2005         e.  

 

 

 

 
Për ne | Site Map | Privacy Policy | Na Kontaktoni | ©2002 adi@rtvzik.com

free cialis cialis lawyer columbus discount generic cialis hydrocodone bitartrate and acetaminophen pictures of hydrocodone hydrocodone online prescription purchase hydrocodone levitra vendita viagra medication prescription levitra cialis propecia levitra picture buy levitra viagra online phentermine 37.5 diet pills no prescription phentermine phentermine non-perscription how does phentermine work valium facts valium prescriptions how long does it take valium to get out of your system valium snort buy levitra viagra online viagra levitra cialis apcalis regalis zenegra levitra comparison viagra viagra medication prescription levitra cialis propecia xanax no perscription buy xanax without prescription what is xanax pictures of xanax pills ambien warnings ambien and the new england journal of medicine adverse effects ambien ambien memory carisoprodol pharmacology pain headaches carisoprodol ingredients anti spyware virus carisoprodol meprobamate carisoprodol suicide cheapest fioricet online fedex cod celebrex fioricet online cat health what is fioricet what 3 combinations make up fioricet more effective than meridia meridia health system school of diag med imaging meridia usage meridia attorney search taking ultram er with floricet ultram lowest price 300ct ultram addiction stories ultram express 100mg tramadol tramadol saturday delivery tramadol hcl 50 mg tab tramadol 100mg vicodin suicide no prescription vicodin vicodin high easing symptoms of vicodin withdrawal buy cialis cialis on line online cialis cialis attorney columbus tagament hydrocodone hydrocodone prescriptions on line what is hydrocodone hydrocodone internet pharmacies levitra viagra vs buy levitra online levitra germany phentermine next day buy phentermine online online prescription phentermine cod phentermine valia institute of technology ankleshwar 2410 valium half life of valium no prescription valium viagra 6 free samples herbal viagra order viagra online levitra viagra vs cheap xanax overnight delivery xanax withdrawal xanax xanax zoloft ambien logo cialis ambien buy ambien no prescription needed not generic website for ambien buy carisoprodol buy carisoprodol onlinebuy carisoprodol online soma carisoprodol carisoprodol buy carisoprodol online false positive drug test - fioricet fioricet overnight fioricet headache online fioricet side effects meridia drug meridia side effects meridia 5 mg where to buy meridia taking ultram er and floricet is ultram a narcotic ultram and increased appetite ultram ultracet tramadol effective dose side effects tramadol tramadol info tramadol next day air ups no prescription needed vicodin vicodin during pregnancy generic vicodin vicodin effects canada generic cialis cialis samples altenative to viagra, cialis etc. discount cialis hydrocodone dosage hydrocodone side effects extracting hydrocodone how long can hydrocodone be detected in urine compare cialis levitra viagra cialis generic levitra viagra cheap levitra on line levitra 20mg phentermine with no prescription cash on delivery phentermine phentermine prescription phentermine online pharmacy valium for dogs online valium prescriptions valium online no prescription us pharmacy xanax and valium without a perscription 2003 cyalis levitra market sales viagra compare cialis levitra viagra buy online viagra cialis generic levitra viagra buy xanax online without a prescription lethal dosage of xanax how long does xanax stay in the blood order xanax online ambien during pregnancy long term ambien buy ambien 10 mg. no prescription needed ambien alcohol side effects soma carisoprodol online carisoprodol 350 carisoprodol cocaine contraindications carisoprodol online soma detox diet in fioricet headaches and migraine affordable fioricet fioricet works well fioricet with codein meridia canadian pharmacy meridia without rx meridia lose weight loss diet pills landlord grants meridia legal career center ultram vs vicodin ultram addition ultram addiction addiction to ultram buy tramadol tramadol side effects tramadol without a prescription dog tramadol vicodin addiction without prescription buy vicodin online vicodin withdrawal symptoms prescription vicodin cialis online sales viagra cialis levitra cialis injury attorney columbus cheap cialis uk no presciption hydrocodone norco hydrocodone side effects of hydrocodone online pharmacies hydrocodone viagra cialis levitra compared levitra viagra on line pharmacy levitra levitra price levitra and cialis and viagra online prescription for phentermine phentermine online buy phentermine no physician contact celexa phentermine drug testing valium snorting valium valium mexico online blue tablet valium viagra cialis levitra levitra and cialis and viagra online viagra generic viagra compared levitra viagra xanax withdrawals dru xanax without prescription xanax withdrawal symptoms xanax no prescription addiction to ambien drug of choice ambien ambien reactions ambien online consultation carisoprodol toxic build up compare soma carisoprodol watson carisoprodol addiction buy carisoprodol diazepam online soma cheapest fioricet money order fioricet treating migraines with fioricet cheapest fioricet fedex cod pericarditis meridia allegra d magellan meridia gps marine 30 magellan meridia gps marine tramadol overdose overnight vicodin buy vicodin online is it safe to snort vicodin vicodin dosage cheapest secure delivery cialis uk cialis sold world wide on line viagra cialis bestellung cialis hydrocodone overnight without prescription and consultation buy hydrocodone online buy hydrocodone from mexico without a prescription detection of hydrocodone in urine cialis levitra viagra vs vs difference between cialis levitra viagra cialis compare levitra viagra addiction levitra levitra babe cialis viagra levitra cialis levitra link pharmacies.com viagra phentermine buy online cheapest phentermine pills phentermine 30mg phentermine next day delivery what is valium what are the effects of the drug valium valium in a head injury generic valium pill identifier cialis viagra levitra cialis compare levitra viagra cialis levitra viagra vs vs difference between cialis levitra viagra cialis levitra link pharmacies.com viagra apcalis levitra viagra xanax long term effects buy xanax online xanax and marijuana delivery overnight xanax ambien dosage ambien for sale ambien company ambien memory loss carisoprodol dosage buy soma carisoprodol carisoprodol compound cheep carisoprodol paris france cat health fioricet saturday delivery fioricet saturday guarntee overnight fioricet fonofpeepysforum q fioricet fiorciet migraine does meridia work asthma meridia buy meridia online adipex meridia online phentermine prescription viagra ultram and pregnancy is ultram a narcatic inject disolve ultram ultram compared tramadol - what is it tramadol overnight information tramadol weight loss pill interaction of tramadol with phenobarbital online consultations for vicodin symptoms of vicodin withdrawal vicodin abuse dangers of vicodin cialis vs levitra cheap generic cialis cialis experience buy cialis online buy cheap hydrocodone online hydrocodone apap hydrocodone overdose hydrocodone by online pharmacy cialis viagra cialis levitra cialis comparison levitra viagra levitra viagra comparison cialis levitra online cialis and levitra viagra cialis levitra sale viagra phentermine 37.5 mg diet pills phentermine overnight phentermine 37.5 no prescription phentermine hydrochloride valium sale dj valium mp3 how long does valium stay in your system buy valium no prescription levitra viagra comparison cialis levitra sale viagra cialis and levitra viagra cialis comparison levitra viagra cialis viagra cialis levitra canadian viagra viagra levitra comparison xanax and pregnancy buy xanax mixing xanax alcohol us no prescription xanax ambien and tardiness ambien deaths ambien causes depression ambien class action law suit - pennsylvania carisoprodol cheap soma carisoprodol faq carisoprodol purchase soma carisoprodol online buy fioricet pharmacy salary tech fioricet fioricet online fioricet information weight loss pill how is meridia different from other diet drugs meridia weight loss pill magellan meridia gps meridia as an anti anxiety medicine ultram pain medication ultram medication and gall bladder disease is ultram er and floricet the same drug ultram medication tramadol withdraw buy tramadol u.s. pharmacy snorting tramadol tramadol warnings vicodin without a prescription how to quit vicodin find buy vicodin on line at ebay buy vicodin cialis soft tab no prescription cialis sildenafil cialis generico cialis dosage buy hydrocodone online without a prescription no consultation quick hydrocodone stop hydrocodone withdrawal difference between oxycodone and hydrocodone levitra cialis viagra comparison generic levitra cialis levitra vardenafil buy levitra line levitra coupon generic phentermine phentermine cod phentermine pill online discount phentermine and no prescription buy valium online from mexico valium suppositories chemical makeup of valium valium identification viagra pill levitra cialis viagra comparison viagra for women try viagra for free xanax urine test buy xanax no prescription paxil xanax xanax overnight delivery ambien forum ambien versus lunesta ambien cr maoi ambien sleep order soma carisoprodol abuse carisoprodol can i take carisoprodol with asprin carisoprodol 350mg information codeine fioricet online fioricet 970 oxford health care fioricet cheap fioricet w/free shipping does meridia give you energy meridia and bleeding problems meridia online magellan meridia gps marine shipped world wide ultram drug ultram ultracet tramadol ultram online drug interaction soma ultram buy domain online 199mb com tramadol tramadol addiction tramadol cod imitrex diet pill tramadol withdrawl vicodin prescription fraud penalties in colorado vicodin addition effects picture of vicodin vicodin and alcohol