Gjytet Gomuri , Francë, më 28.12.04.
Pse Haga kërkon Ramush Hradinajn ?
Serbia dhe Franca kryesisht me ndihmën e strukturave të BE-së aktivizuan skenarin për vënien e ishçlirimtarit Haradinaj në pranga, kur në Kosovë pas zgjedhjeve po krijohej një botë politike partiake më lëvizëse se ajo e mëparshmja që ishte vetëm një bote politike katullaq, botë e ujëstatjes. Cili është qëllimi i vërtetë? Të vihet Haradinaj në pranga apo diçka tjetër më e thellë, më strategjike ?! Jo, qëllimi i vërtetë strategjik është të zhdukin Aleancën si Parti ndikuese ! Pse? Sepse roli i një force të tretë është vendimtar në jetën politike! Partitë e vogla janë motorr i shoqërisë.Pa parti të vogla nuk mund të vijë deri tek krijimi i një opozite. Për ta zhdukur mundësinë e krijimit të një opozite në Kosovë, më parë duhen zhdukur partitë e vogla përparimtare.Partitë e vogla janë në gjendje t'ua imponojnë më shumë partive të mëdha në kolaicion gjërat në rrethanat e ekzistimit të një opozite, sesa në të vërtetë vetë opozita e vërtetë. Në të vërtetë partitë e vogla në pushtet, kanë më shumë pushtet sesa që duket në sipërfaqe. Franca etj.duan një koalicion të madh, ashtu si ishte, duan të lënë vetëm dy Parti, në mënyrë që të mbajnë nën kontroll situatën. Pra duan një situatë ku as partia "opozitë" e madhe dhe as partia "opozitë" e vogël nuk do kishte pushtet dmth. një koalicion të madh ashtu si ishte deri më tani. Dmth. një botë katullaq, pa fuqi të mbrendëshme dhe jo një botë në lëvizje, kur turri (lëvizja) do të ishte vendimtare për kaçikët që përballën me një të përpjetë të vështirë apo me një kapërcim hendeku. Nga një gjendje katullaq nuk mund të kapërcehet, qoftë edhe një hendek i vogël. Për të ndalur kapërcimin e hendeqeve, duhet prerë hezi. Pa hez e turr edhe hendeku i vogël bëhet vend i ujëstatjes. Dje ambasadori gjerman paralajmëroi një politikë rrethimi ndaj Qeverisë dmth. një mbytje të jetës politike opozitare. Pse ? Sepse duan të zhdukin motorrin që shpie përpara. |
Duan një koalicion të madh. Kur ka kolacion të madh nuk ka lëvizje, nuk mundet asnjëra parti t'ia imponojë tjetrës gjërat, përgjegjësia për amulli është e përbashkët dhe zgjedhësi është i detyruar prapë të zgjedhë si njërën ashtu edhe tjetrën.As njëra parti nuk ka frikë se do humbë pozitat dhe nuk lëviz përpara për pushtet.E tërë jeta politike kthehet në marrje me vetëveten dhe jo me gjërat e vërteta. Amullia e viteve të fundit ishte rrezultat në radhë të parë i një koalicioni të madh që u bë në Kosovë nën patronazhin e Francës dhe ..... Për ta zhdukur opozitën në Kosovë, për të shuar motorrin e zhvillimit të shoqërisë shqiptare në përgjithësi së pari duhen zhdukur partitë e vogla përparimtare. (Shënim: I futa në përdorim ca fjalë të vjetra shqiptare me një fuqi të madhe ekspresive si: turr, hez, ujëstatje, katullaq, ngaqë dua që gjuha shqipe të mos humbë atë fuqi shprehëse që ka. Dua të theksoj shpejt e shpejt ,- ashtu siç e shkrova këtë artikull shpejt e shpejt, ngase jam student dhe nuk kam kohë,- se fjala ujëstatje është me burim shqip dhe mos të mendohet gabim, siç mendohet për shumë fjalë shqipe, se është e burimit të huaj. )
Gjytet Gomuri , Francë, më 28.12.04. |