AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK |
AKTUALITET |
Beqir ELSHANI |
Princër ka patur dhe do të ketë me mijëra, por Bethoven ka vetëm një." Filozofia e letrës, me pak fjalë, është se mbretërit e stolisur shkojnë e vijnë, kurse arti mbetet i përhershëm. Prandaj me anën e kësaj revolte, mjeshtri i madh i muzikës, i cili pianon e ngriti në piedestal, arriti të rrëzojë kullat mbretërore dhe në vend të tyre të vendosë mjeshtërit e mëdhenj të artit. Bethoveni ishte simpatizues i flaktë i Revolucionit Francez, i cili u frymëzua me patos të lartë për liri dhe drejtësi. Prandaj revolta e tij shihet me rastin e komponimit të Simfonisë së Tretë të cilën ia kushtoi Napoleon Bonopartës si luftëtar i paqes, të cilin e adhuronte. Mirëpo kur mësoi se Napoleoni shpallet perandor i Francës, që si një tiran do të shkelë idealet dhe të drejtat e njeriut, ia ndërroi titullin duke quajtur simfonia Eroika. Ngjashëm porsi Emanuel Kanti, që i ngjethej trupi kur mendonte skllavërinë, revoltohej edhe Bethoveni për lirinë e mendimit, i cili thotë: "Nënshtrimi i njeriut nga njeriu, më prish gjakun." shkruan Fan S. Noli në studimin etnomuzikologjik me titull "Bethoveni dhe Revolucioni Francez". Ludvig Bethoveni trashëgoi Hajdnin dhe Mozartin dhe konsiderohet si kompozitor i treti me radhë në Klasikun e madh të Vienës, njëkohësisht edhe themelues të romantizmit muzikor. Stili i tij është me një personalitet të fuqishëm, me ritëm të gjallë dhe me dinazëm të zjarrtë. Veprat më të njohura të tij muzikore janë Symfonia e 5 dhe e 8, atje ku lufta përfundon me një fitore triumfale mbi jetën e errët të pushtetit. Muzika e Bethovenit është e pasur me hare, me skofi dhe poezi. Kurse pianosonatat e tij të mëvonëshme kanë një atmosferë fisnike me tingëllim të çuditshme prodhuese. Ai shkroi nëntë simfoni, prej të cilëve më të njohura janë simfonia e Heriokës (nr. 3); simfonia e Fatit (nr. 5); simfonia nr. 4 në B-dur dhe nr. 8 në F-dur. Pastaj shkroi 32 sonata për piano, siç janë: (Patetike, Sonata e hënës, Valdstein dhe Apasionata. Gjithashtu shkroi edhe opera, siç janë Fidelio dhe Mesha solemne. Personaliteti më i qartë i tij shihet në simfoninë Pastorale: "Kujtimet e jetës së fshatit", përmbajtja e së cilës është me prehje, mbarësi dhe kujdesin ndaj natyrës. Vepra e tij është një shprehje poetike për gëzimin ndaj jehonës, të cilën njeriu e gjen midis maleve: lisave dhe shkëmbinjve duke angazhuar harabelët, bilbilët dhe qyqet profetike, siç shkruan poeti dhe bashkëkohësi i tij Gëte në poezinë "Orakulli i Pranverës". Me ton patetik e riprodhoi muzikën e natyrës duke e futur në dhomë. Këtu shihet se inspirimi i drejtpërdrejt i tij ka qenë natyra. Pas vitit 1820 Bethoveni komunikohet me anën e shënimit në fletore. Tragjedia më e madhe ishte sepse para vdekjes së tij, nuk ishte në gjendje të dëgjonte kompozimet e veta muzikore. Ai vuante nga shurdhimi, prandaj si rezultat i saj është krijuar "Sonata e Hënës", në të cilën përshkruan përjetimet e dhimbjes së tij. Ludvigu trembej nëse gjatë komponimit ndokush e prekte me dorë në shpinë sa për ta ftuar në drekë. Çasti më emocinues ishte kur gjatë shfaqjes së koncertit publiku duartrokiste pa ndërprerje, por që mjeshtri i madh fare nuk i dëgjonte, prandaj një soliste, në mënyrë madhështore e rrok për shpatulla dhe e kthen për të parë publikun që tashmë ishte ngritur në këmbë. Ngjashëm porsi skulptori antik, i cili u martua me skulpturën e tij të femrës të cilën aq bukur e kishte skalitur; kompozitori u martua me pianon e tij, gjithashtu të skalitur në nivel të lartë artistik; prandaj më 28 mars 1827, në moshën 56-vjeçare, vdiq Ludvig van Bethoveni. Njëzetë e pesëmijë veta morën pjesë në varrimin e tij. Pjesëmarrësit e ngushëlluan jo vetëm si kompozitor, por edhe si një mik të tyre, i cili i këndoi revolucionit. Zemra dhe muzika e dehur me vrullin e lirisë, besimin ndaj solemnitetit njerëzor dha fuqi në mënyrë që të përballohet çdo vështirësi. Prandaj falë vuajtjes së tij personale ai krijoi bukurinë madhështore. |
| |