AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK |
AKTUALITET |
I
Shkruan: Xhemil ZEQIRI |
!Po, a nuk e meriton më shumë këtë titull, simboli i rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi, pastaj simboli Unitetit kombëtar, politikologu e atdhetari i madh, Ukshin Hoti, simbolet i rinisë së pastër shqiptare, Albin Kurti, Fatmir Limaj e Nait Hasani etj. Po, për merita në fushën e letrave shqipe, kush e meriton më shumë ta merr këtë titull, nga tempulli shqiptar, se Rexhep Qosja ynë i madh?! Ku ishe z. ministër kur në Tiranë shkeli kryeçetniku, antishqiptari më i përbetuar, Vuk Drazhkoviq, kur ky satrap i politikës serbomadhe, ju tha pa dorashka: "Kosova e Metohia janë tokë serbe". Pse nuk reagove, e ta shpallësh person non-grata (të padëshirueshëm)?!!... Pasatj, ku ishe ju, z. Pando, kur çetnikut serbomadh Vojisllav Koshtunica, Unmiku ia dha dritën e gjelbër ta vizitoj Kosovën dhe e mbrojti me ushtrinë e policinë e NATO-s, duke e marrë në mbrojtje kriminelin i cili me kallashnikovë ishte në Kosovë e vriste shqiptarë gjatë luftës?! Ai, i cili u pajtua me Patriarkun Pavle se "shqiptarët s´kanë të drejtë të jetojnë në Kosovë"?! Po, a s´u aprovua kjo ide skenariste, me vrasjen e pionierit 14 vjeqar, Dashnim Hajrullahu,, në luginën e Preshevës?! Kur të gjitha këto po dihen nga politikanët shqiptarë, përse edhe ju si dukur Sali Berisha, po mirreni me gjëra të kota që s´ju kanë hije, përse e denigroni figurën e Enver Hoxhës, kur dihet se Ay ua përplasi në fytyrë armiqëve tanë më të egër që nga Ballkani e deri në Rusi. Vallë, përse nuk mendoni se duke e bërë këtë ju ua bëni qejfin atyre!... Po, kush më tepër e mbrojti me vendosmëri Çështjen Shqiptare se i madhi, Enver Hoxha? Argumentat i flet vetë historia, tjetër është se disa harrojnë apo nuk duan ta pranojnë... E, sa për epitetin diktator, e dijmë të gjithë që vet sistemi ishte me sistem socialist, me të ashtuquajturën diktaturë e proletariatit, kjo dihet botërisht, kjo as nuk u zbulua nga ju, po as nuk u zbatua vetëm nga Enver Hoxha, ajo ishte sistem i asaj pjese të botës e impoinuar nga faktori ndërkombëtar. Po, diktaturën e "mbretit të ri", Berisha, pse nuk e korrigjoni dot?! Pse nuk e ndaloni edhe kur ky "palaqo politik" e katandisi kombin si mos më keq. Krime të rënda dhe plagë të pashëruara sot po e rëndojnë Shqipërinë, prandaj ato qindra e mijëra shqiptarë që po ikun nga Atmëmëdheu, prej kujt po ikun, prej diktatorit, Enver Hoxha apo prej prej politikës së qoroditur ekonomike, prej krizave të rënda shoqërore morale që i drejtoni ju!... Pse nuk e pranoni atëherë se kush e udhëhoqi LANÇ-re, kush qe Komandant i saj?! Kush e udhëhoqi Shqipërinë për gadi gjysmëshekulli?! Me gjithë gabimet dhe përparësitë?! Ndërgjegjësohuni! Ndërgjegjësohuni! Ndërgjegjësohuni! O z. ministër, se prapa vjen historia!... Kopenhagë, 12.01.2005 PS.Autori është veprimtar për lirit e të drejtat e Njeriut.Autor i Librit"Në mbrojtje(diplomatike)të çështjes shqiptar |
| |
