-................... ........-.............. ................... .................................................................... ....

Google | Yahoo | MSN
Politike | Analizė | Lajme | Aktualitete Dk | Intervista | Sport | Arkiva
Pėrjetime | Texte-melodi-logo pėr SMS | SMS-DK | MISS bota 2003 | Miss Kosova | Top modelet Kosovare | Fokusi shqipėtar
Aforizma | Letersi | Tregime | Dosje | Histori | Ditarė lufte | Fjalore Anglisht-Shqip
Gazeta ditore | Revista | TV | Radio onlin | Faqe Shqipėtare | Faqe personale | Te ndryshme
Radio-ZIK | TV-ZIK | Historiku | Stafi | Kėnget-Top 10 | Foto albumi | Skema programore
Rtvzik-muzikė | Muzikė1 | Muzikė2 | Muzikė3 | Muzikė4 | Muzikė5 | Muzikė6
RTVZIK-CHAT | Albachat | Shkupichat | Kosovachat | Shqipėriachat | Dashuriachat | Paltalk
subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link
RTV  ZIK RTV  ZIK
Shefki Ollomani-Nga roberia ne liri dhe nga roberia ne roberi.(Komente historise sone politike)
Gezim Mekuli-Demilitarizimi, decentralizimi, dekombëtarizimi dhe "demokratizimi" i popullit shqiptar!
Beqir Elshani-Saturni serb i ha femijet shqiptare
Abaz Pllana-Mitrovica e ndarë apo...?
Beqir Elshani-Ditelindja dhe perkujtimi
Xhevat Bislimi- Konference per gazetare-Dega e PDK-se-Viti
AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK

AKTUALITET

 

Shqipëria prapa ritmit të zhvillimeve europiane

Autori i Lajmit: Bashkim Muça

Nëse do të sillnim në vëmëndjen e opinionit shqiptar procesin e evolimit të transformimeve politike, ekonomike dhe sociale, do të duhej më parë të viheshin në dukje shkaqet e ngadalësisë së integrimit të Shqipërisë në Europë. Në një gjykim thjeshtë empirik, opinionet mund të ndahen në tri kategori. Një kategori mendon se fajin e ka e kaluara, sidomos ajo komuniste, një tjetër (opozita) thotë se fajin e ka PS-ja në pushtet, ndërsa kategoria e tretë thotë se fajin e ka PD-ja, dikur në pushtet. Pa hyrë në thellësi të këtyre gjykimeve një gjë është e qartë, që të gjithë, dikush më shumë e dikush më pak, janë përgjegjës. Po të bënim një krahasim mes dy sistemeve të fundit politike, komunizmit totalitar dhe pluralizmit demokratik, konkluzioni është evident: në komunizëm defekti kryesor mbetet te sistemi, ndërsa në pluralizëm defekti mbetet te njerëzit. Sistemet komuniste të aplikuara në Lindje pavarsisht nga diferencat, pavarsisht nga njerëzit që i ndërtuan, në thelb mbeten po ato, shtypëse për qytetarët. Përkundrazi askush nuk mund të thotë që në demokraci faji është i sistemit. Demokracia pluraliste është deri më sot modeli më i suksesshëm dhe më efikas i sistemve politike në botën njerëzore. Në këto sisteme të gjitha diferencat janë përgjegjësi e vetë shoqërive njerëzore të cilat i aplikojnë ato, pra e njerëzve. Atëhere pyetja më domethënëse që shtrohet sot për shoqëritë në tranzicion si Shqipëria është se nëse sistemi komunist i detyronte njerëzit të zbatonin ligjet e mbrapshta të prodhuara prej tij, çfarë i detyron këta të sotmit të mos zbatojnë ligjet e mbara të prodhuara (apo të adaptuara nga vendet më të zhvilluara) prej të zgjedhurve të tyre? Sot pas 14 vjetësh pluralizëm në Shqipëri vihet re se ekonomia ka mbetur prapa dhe nuk është ajo që ka mundur të jetë, ndërsa politika vazhdon të jetë e tensionuar dhe politikanët të ndarë. Për t'u afruar me Europën Shqipërisë i duhet të zgjidhë problemet kryesore që kanë të bëjnë me progresin e reformave ekonomike në vend, të respektojë ligjet, të japë zgjidhje optimale çështjeve të pronësisë, medias, të drejtave të njeriut etj., të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar të ndërtojë një sistem drejtësie të pavarur nga politika etj. Në pamje të parë duket se të gjitha këto gjëra nuk janë të vështira për t'u kryer. Në të vërtetë është tamam ashtu, nëse nuk do të mungonte vullneti politik i atyre që i kanë këto gjëra në dorë dhe nëse interesat e tyre do të shkonin në të njëjtin drejtim me ato të qytetarëve.

 

 

“ Po a ekziston energjia e domosdoshme politike në Shqipëri që të mund t'i bëjnë këto gjëra dhe nëse po, a mundet që vullneti politik i qytetarëve shqiptarë të shkojë aty ku duhet? Natyrisht që kushti kryesor për t'i kryer këto transformime brenda shoqërisë sonë, është krijimi i një atmosfere normale politike e cila fillon me zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pranuara nga të gjitha palët. Për shkak të traumave që deri më sot ka pësuar procesi politik në Shqipërinë e tranzicionit, po flitet shumë për zgjedhjet paralmentare të këtij viti. Ndërkombëtarët vazhdimisht po përsërisin nevojën e zgjedhjeve të lira dhe tansparente si kusht themelor i vazhdimit të procesit të integrimit në Europë. Ndërsa opozita në Shqipëri vazhdon të jetë mosbesuese ndaj angazhimit të qeverisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Paralelisht me këto zhvillime në disa vende të Lindjes, si në Gjeorgji dhe Ukrainë, ka pasur probleme me zgjedhjet. Modeli gjeorgjian i “pushtimit me lule” të parlamentit dhe largimit të presidentit të mbetur nga komunizmi, apo modeli ukrainas i përsëritjes së zgjedhjeve presidenciale pas protestave paqësore të opozitës dhe ndërhyrjes energjike të komunitetit ndërkombëtar, po shikohet si një mundësi për t'u adaptuar edhe nga opozita shqiptare nëse edhe në Shqipëri zgjedhjet nuk do të jenë të rregullta. Duke ju referuar sistemit politik që kanë adaptuar sot shqiptarët, nuk duhen shumë mend për të kuptuar se nëse Shqipëria nuk do arrijë të akordohet me ritmet e zhvillimeve europiane, faji mbetet te njerëzit, gjegjësisht te politikanët dhe organizimet e tyre, ndërsa pasojat bien më tepër se kudo tjetër te shumica e qytetarëve të thjeshtë .

 

 
Për ne | Site Map | Privacy Policy | Na Kontaktoni | ©2002 adi@rtvzik.com