|
[an error occurred while processing this directive]
|
| Aforizma5 |
 |
Rexhep Ahmeti: Aforizma
aktualë (politikë,
juridikë, filozofikë)
* Politika
po përdorë maska për tu dukur
politikë “efikase”. 1996
*Politika sot
nuk është shkencë e as shkenca
sot nuk duhet të jet politikë. 1996
*Mendimi i lig, e vërteta e ligë,
shpirti i lig, liria e ligë. 1997
*Mendimi
i lig, veprimi i lig, e vërteta e nëpëkëmbur,
liria ëndërr.
*Mendimi i vërtetë,
mendimi i fortë, shpirti i fortë,
e vërteta e fortë.
* Mendimi i fortë,
veprimi i fortë, e vërteta e realizuar,
liria duke u bërë për ne. 1997
* Tek dolën çlirimtarët nga
hieja në dritë, dielli nxenë më shumë për
Kosovën. nëntor 1999
*Sot e këtu:
po ka më shumë rëndësi çështja
si thuhet e si veprohet e jo çka thuhet
e çka veprohet, ndaj opinioni publik është shumë mbrapa.
nëntor 1999 *Filozofia popullore shqiptare
kuptohet nga ne shumë më pak se sa
që ajo (objektivisht) është.
*Nuk është lehtë ta kesh shpirtin
dhe mendjen e pafjetur. nëntor 1999
*Çdo
kohë e ka vërtetuar dhe e vërteton
në mënyrën e vet se, e vërteta është e
gjithëfuqishme. nëntor 1999
*O soji
i intelektualit të mjerë shqiptarë:
që nuk pate guxim të marrësh
pjesë ose ta ndihmosh luftën çlrimitare
të popullit tënd, si ke guxim tani,
pas lufte, të mohosh vlerat dhe fitoret
e kësaj lufte, e njëkohësisht
të mundohesh e të mund t'i shfrytëzosh
vlerat e huaja përmes të cilave ke
planifikuar të bëhesh i “vlershëm” ?!
nëntor 1999
*Bota shpeshëherë po
e gënyjeka veten me pasuri duke mohuar
pasurinë themelore (mendjen njerëzore
dhe pasurinë materiale të të gjithëve),e
gënjyeka veten me ligj duke e rrënuar
ligjin kryesor (ligjin e natyrshëm njerëzor)
e gënjyeka veten me shtet duke e rrënuar
shtetin, e gënjyeka veten me moral duke
e mohuar moralin kryesor të bashkësisë etj.Kështu,
sepse bota vuan për mend, heq për
to, është sëmurë për
mend, për kuptim, për shqipim. janar
2000
*Kur ti nuk ia pranon vetes të drejtën
për ribashkim kombëtar, pse pret
që dikush tjetër ta pranojë këtë të drejtë,
për ty?!
*Kush i njeh ligjet shoqërore
dhe iu beson atyre sheh qartë se shoqëria
në Kosovë do të çlirohet
shpirtërisht, materialisht e realisht
edhe më tutje.
*E ardhmja e realizuar,
relativisht, do ta stabilizojë këtë shoqëri
tani të çrregulluar.
*Shkenca shqiptare,
duket, se sot më shumë do të jet
e aftë për evolucione shkencore se
sa për revolucione. 2000
*Gjithkush duhet
ta ketë shqipimin, shqiponjën a orën
e vet. 2001
*Kur ne të punojmë përnjëmend
nepërka do të pëlqas. 2001
*Iluzion:
-Ku(r) është ai e ku prek ai shkoni
symbyllë! -Po cili është ai
? -Ai është për të verbëtit –largpamësi!,
për largpamësit i verbëti- mashtrues.
Ai ështi i dituri për të paditurit,
ndërsa për të diturit injoranti
i paskrupulltë. Kur shumë shkojnë pas
tij iluzioni sundon. 2001
* Mendoni o shqiptarë,
nëse doni, që punët të na
vejnë mbarë! 2002
*Të vyerit
punojnë, të neveritshmit pengojnë.
2002
*Talentë të pafat:në vend
se të mirreni me krijimtari-kënaqësi,
ju imponohet marrëzi e marrëzi! 2002
*Krijuesi kur nuk lexohet e çmohet harrohet
(edhe nga vetvetja).Puna e tij i duket e huej,
si me prashitë në ujë. 2003
*Hajnat e lirisë e vjedhin lirinë e
vet dhe kanë robëri në shpirtësi,
ndërsa një pjesë e populli iu
duartroket dhe iu mban ison (në budallaki
). 2004
*Ca demokratë aq shumë e
duan demokracinë për vete sa që nuk
u mbetet kohë të mendojnë fare
për popullin e dëgjueshëm. 2004
*Mohimi i Kushtetutës është lejim
i anarkisë, varfërisë, legalizim
i çrregullimit, çoroditjes, ligësisë,
padrejtësisë, arbitraritetit, dhunës
së përditshme nga situata e padëshirueshme
etj. 2004
*Nëse rendi juridik, faktikisht,
i shkel të drejtat e njeriut dhe të komunitetit,
ai shtet ku nuk realizohen këto të drejta
nuk është shtet juridik- pra nuk është shtet
i të drejtave të njeriut, as shtet
për komunitet. 2004!
*Por Korniza Kushtetuese
për Kosovën nuk do të mund gjatë ta
kornizojë të tashmen tonë e
lëre më të ardhmen tone (të cilën
duhet ta meritojmë)
*Kur udhëheqin
ata që janë mediokër dhe kolltukgji
populli mbetet në zi. 2004 *Pushteti ekonomik është më pushtet
(shkaktues) se pushteti politik. 2004 *Shoqëria
pa elemente të rendimit e rregullimit
të saj, shoqëria pa rend juridik
modern, shoqëria pa kushtetutë reale
të krijuar vet e për vete është si
rrokakaqielli, pa plan, pa qëllim, pa
shtylla të forta me armaturë, e pshtjelltë në ekzistencën
dhe esencën e saj. 2004
*Mohimi i së drejtës
së kombit për të nxjerrë vet
ligjet e veta dhe për t'a realizuar ligjin
më të rëndsishëm për
te –VETVENDOSJEN LEGJITIME- është mohimi
i paqes dhe rrëshqitje kah lufta.  !
; 2004
*Indiferenca: Mosreagimi i sotëm
i shumicës së qytetarëve të vendit
tonë kundër padrejtësive të shumta
që iu bëhen, nuk është i
natyrshëm as i parrezikshëm lidhur
me shkallëzimin e kësaj sëmurje
shoqërore.
*Indiferenca ndaj padrejtësisë ekstreme
apo indiferenca ndaj fatit dhe jetës sonë është edhe
varfëri, shëmti, apati, paranojë e
stolisur si “ pedagogji e moderuar e mosreagimit ” 2004
*Heterenomia – kjo gjendje kur je i sunduar
nga ligje të huaja –nuk po mbetet vetëm
e kaluar e hidhur për qytetarët e
Kosovës. 2004
*Hetorarkia- sundim i një sundimtari
të huaj në vendin tonë, vërtetë, çfarë dukurie është kjo
ndër ne, në shekullin e 21?!
|
|
|
|
[an error occurred while processing this directive]
|