Afati në verë floririn (lekët)
asnjëherë...
Ai ha kumbulla, botes i mpihen dhëmbët.
Ai lidh macën për këmbë
të magjes.
Ai që di më së shumti flet më
së paku. ( populli)
Ai që do të lozë dhëmbët,
duhet të lozë dhe këmbët.
Ai që nuk do nënën, do njerkën.
Ai që nuk mban macën, ushqen minjtë.
Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet
nga askush.
Ai që pyet, nuk humbet.
Ai që vjedh, din ti fsheh gjurmët.
Ai që asnjëherë ska kohë
të bëj diç si duhet, gjithnjë
ka kohë, ta përserisë!
Ari me zjarr provohet, miku ne rrezik kuptohet.
Arma më e mirë për ta mposhtur
armikun është puna.
Armiku të shikon në këmbet, miku
të shikon në sy.
As pula kemi, as dhelpra na i ha.
Atë që ta bën gruaja, s'ta bën
as perëndia.
Atij i digjet mjekra , ai thote dale të
ndez cigaren. (Nuk pyet për të tjerët,
shikon vetëm interesin e tij)
Atje ku ka, edhe derdhet.
Ato ç´ka di një njeri në
krahasim me ato ç´ka nuk di , janë
kurrgjë.
Babë e nënë, vëlla e motër,
nuk të bëhet askush.
Bark gunga, s'ja din bark petes.
Barku është i vellaji i detit.
Barku fire, s´kërcen mirë.
Behari nuk vjen me nje lule.
Bëj të mira në det, se i gjen
në kripë.
Beja ka rrufenë.
Bëje te mirën e hidhe në det,
në mos e ditë peshku, e di zoti vet.
Bëri te pjellë, e dështoi.
Bie një gur, e leviz nje mur.
Biseda lindi nga mendimi; biseda pa mendim nuk
është bisedë, është
grindje.
Bjen një fjalë e nxerr njëqind
tjera.
Bjeri pragut te degjoje dera.
Bora eshte e bardhe, por e ndyjne qente.
Borxhi i vone e gezon te zone.
Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre.
(populli)
Buka të ze syte.
Buke e hi ne shtepi.
Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria
e fjalës që flet.
Bukuria nuk eshte me fis, por kush e di edhe
e kullandris.
Burrat besojnë se bota është
krijuar vetëm për ta.
Burre e grua si mish e thua.
Burrëri është të bësh
mirë, kundër të keqes që
të është bërë.
Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa e
shtëpisë. populli)
Butësia bën njeriun gjithçka,
përveç pasurisë.
Çdo gabim i gruas së ndershme është
i falur nga burri i saj.
Çdo mizor e ka ditën e vet të
gjykimit.
Çdo pësim është dhe mësim.
Ç'e do mallin , e ç'e do gjene,
kur nuk ke burrë për të qenë.
Çfarë bën i ati, e heq i biri.
Çfarë e zë njeriun dhe nuk
e heq?!
Çfare sheh ne fqi, prite ne shtëpi.
Çfare sjell nje ore, nuk e sjell nje
vit.
Çfare ta ben goja, nuk ta ben armiku.
Cjapi mish e dhia tave.
Çka mbjell korr. (populli)
Ç'kerkoi e gjet, si shtroi fjet.
Çohu o i vdekur e ha pule te pjekur.
Dardha bie nen dardhe. (populli)
Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)
Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure.
Dashuria është e ëmbël,
kur përfundon është shumë
e hidhur.
Dashuria është rrezja e jetës,
jeta pa dashuri ska shije.
Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete.
(populli)
Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.
Deles së qethur, nuk i ngjitet ferra.
Dhe kur deti kos të bëhet, për
të varfërin nuk gjendet lugë.
Dhelpra kur nuk e mbërrin rrushin, thote
është i thartë. (populli)
Dhi e zgjebur e bishtin përpjetë.
Dimri ha dhe kashten.
Dita e mirë, duket që në mëngjes.
(populli)
Dita ka sy, nata ka veshe.
Djal i djalërise, shkop i pleqërisë.
Djali i pa nënë, si nata pa henë.
Djali nga barku yt, e miell nga thesi jot që
të ngopesh.
Do dhe thele mbi bisht.
Dora e huaj nuk te kruan dot si jotja.
Dora jote, mëma jote.
Dora që nuk kafshohet, puthet.
Dru prej lisi, dhe grua prej fisi.
Duaje mikun me gjithe kusuret (hallet) e tij.
Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh
me njerëz pa mend.
Durimi është më e madhja trimëri.
Durimi ka dhe kufi.
Dy atllar në një mullar.
Dy duar për një kokë.
Dy here flitet ne mulli.
Dy mace, mundin një luan.
E bleva sa frengu pulen.
(kushtoi shume)
E dhena e tjeterit është si e krojtura
e dhembit. (populli)
E dogji miza. (e goditi fjala)
E hidh mbas krahëve. (harroje)
E keqja të shpie deri tek dera e armikut.
E kërkoi si breshka gozhdën.
E përpjeta ka dhe te tatepjetë.
E zure gjarprin? Shtypi kokën.
Edhe bari i njome digjet nëpër të
thatë. (populli)
Edhe diell të bëhesh, të gjithë
nuk i ngroh dot.
Edhe shelgu i gjatë është, por
s bën fruta.
Era fryn detin, kurse fjala fryn njeriun.
Është gacë e mbuluar.
Është këthyer dera nga përroi.
Është më afër dera se qilari.
Është me të dhënë,
nuk është me të thënë.
Është njeri që as të ngroh,
e as te ftoh.
Është njeri që nuk le dy gurë
bashkë.
Është njeri që nuk turbullon
ujë.
Është qelbur peshku nga koka. (faji
është tek i madhi)
Është si mesalla me dy faqe.
Fajet i bëjnë të mëdhenjtë,
shkopinjtë i hanë të vegjlit.
Ferra e nisi, ferra e grisi.
Fitimi dhe humbja jane moter e vëlla.
Fjale e keqe, rrezon malin.
Fjale fjale niset davaja.
Fjalët e keqëdashësit janë
si qymyri, që edhe po s´të dogjën
, të nxijnë.
Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)
Floke gjate mendje shkurter. (populli)
Folë pak, dëgjo shumë.
Fshati që duket, s´do kallauz. (populli)
Fytyra e qeshur është rrezja e bukurisë.
Gabimet që harrohen, përsëriten.
Grueja duhet të ketë në dorën
e djathtë fëminë e në të
majtën librin
Guximi e bën njeriun të mundë
luanin.
Këmbëngulja e qëndrimi të
pamundshmen bën të mundshme.
Klloçka qe s'rri mbi veze, nuk nxjerr
zogj.
Kur te jesh ne dhe te huaj, dita te duket nje
muaj.
Kush dëshiron të duhet, le të
dojë.
Kush punon ne te ri, nuk vuan ne pleqeri.
Kush punon, fiton.
Liria vjen kur s'i druhesh vdekjes.
Lumi fle, armiku s'fle.