|
Mbipesha e Madhe Trupore Shkurton
Jetën
Ka kohë që mbipesha trupore shikohet
si e dëmshme për shëndetin, por
dy studime të
reja mjekësore arrijnë në përfundimin
se mbipesha trupore luan rol edhe në
pakësimin e viteve të jetës.
Shkencëtarë amerikanë dhe holandezë
njoftojnë se mbipesha trupore shkurton
jetgjatësinë. Për arritjen e këtij
përfudnimi shkencëtarëve iu deshëm
disa vjet
studimi të hollësishëm të
çështjes.
Ekspertët pranë universiteteve në
Birmingham të Alabamës dhe Johns Hopkins
në
Maryland shqyrtuan të dhënat e grumbulluara
prej vitesh nga sondazhet e agjencive
federale mbi shëndetin mes dhjetra mijëra
njerëzve.
Doktor David Allison pranë universitetit
të Alabamës thotë se synimi i studimit
ishte për të përcaktuar ndikimin
që ka mbipesha në jetëgjatësinë
e njeriut.
Të dhënat e njoftuara në revistën
e shoqatës amerikane të mjekësisë
tregojnë se jeta
e personave me mbi peshë trupore mund të
shkurtohet 20 vjet, nëse mbipesha fillon
rreth moshës 20 vjeçare.
Gjithashtu një grua e re zezake me mbipeshë
trupore mund të humbasë 4 deri 5 vjet
të
jetës së saj, ndërsa një grua
e racës së bardhë po me mbipeshë
trupore mund të
humbasë nga 5 deri 8 vjet. Gjendja këqësohet
për burrat. Një burrë i racës
së bardhë
me mbi peshë të madhe trupore mund të
jetojë 12 vjet më pak, ndërsa një
i ri zezak
në të njëjtat kushte të mbi
peshës trupore mund të jetojë 20
vjet më pak./AL/
Edhe një studim i shkencëtarëve
holandez, botuar në revistën amerikane,
Analet e
Mjekësisë arrin në të njëjtin
përfundim pas shqyrtimit të të
dhënave shëndetsore të
rreth 3 mijë e 300 personave të përfshirë
në studimin 55 vjeçar të institutit
Framingam në shtetin Massachusets. Në
studim thuhet se në përgjithësi,
personat 40
vjeçarë me mbi peshë trupore
jetojnë 7 vjet më pak sesa personat
të së njëjtës moshë
por me peshë trupore normale.
Autorët e studimit thonë se rastet e
mbi peshës trupore janë më të
përhapura në
vendet e industrializuara dhe rekomandojnë
që masat parandaluese dhe trajtimi i
këtij problemi të bëhet përparësi
e institucioneve shëndetsore.
|