[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Mjekësi

misterioze e frymëmarrjes, kërcënim për shëndetin botëror


Organizata Botërore e Shëndetësisë po shpreson tek Kina të zbulojë shkaqet e
sëmundjes misterioze të frymëmarrjes që dyshohet se ka shkaktuar deri tani
vdekjen e nëntë personave dhe ka prekur qindra të tjerë gjatë 4 muajve të
fundit.

Katër vdekje gjatë javës së kaluar në Vietnam, Hong Kong, dhe Kanada janë
lidhur me sëmundjen që ngjan me pneumoninë, të cilën Organizata Botërore e
Shëndetësisë e quan Sindroma Akute e Sistemit të Frymëmarjes.

Sëmundja ngjitëse duket të jetë shfaqur për herë të parë në muajin nëntor në
provincën Guangdong në Kinën Jugore ku kanë vdekur pesë persona. Sot në
Pekin, zyrtarët e organizatës thanë se ekspertët kinezë të shëndetësisë kanë
njoftuar sukses në trajtimin e sëmundjes megjithëse ajo u reziston
antibiotikëve. Gati 500 persona në Azi, Amerikën e Veriut dhe Evropë janë
raportuar me simptoma të ngjashme me sëmundjen misterioze.

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]