|
Mjekësi Nje Studim i Ri
mbi Semundjet e Zemres
Një studim i kryer nga mjekë të
Klinikës Mayo në Shtetet e Bashkuara
tregon
se një në çdo katër vetë
mbi moshën 45 vjeçare mund të
preket nga sëmundje
të zemrës.
Të dhënat e studimit i shtyjnë
mjekët dhe pacientët të kenë
parasysh se
pushimi i zemrës nuk shkaktohet vetëm
nga pompimi i pa mjaftueshëm i gjakut,
por edhe atëherë kur pompimi i gjakut
është normal, por zemra nuk është
në
gjendje ta absorbojë atë.
Studimi morri në shqyrtim rreth 2000 mijë
banorë të krahinës Olmsted të
shtetit Michigan. Personat me çrregullime
diastolike ose me probleme të
furnizimit të zemrës me gjak në
intervalin midis dy rrahjeve, ishin 10 herë
më në rrezik për të vdekur
brenda 5 vjetëve, sesa personat pa këto
probleme.
Sipas autorëve të studimit, këto
të dhëna theksojnë nevojën
për një kuptim
më të mirë të rasteve të
pushimit të zemrës për shkaqe diastolike
dhe në
çmënyrë të parandalohen
ato.
Drejtoresha e Klinikës Mayo, Margaret Redfield
thotë se shumë njerëz
mendojnë se pushimi i zemërs shkaktohet
kryesisht nga pumpimi i dobët i
gjakut. Ky rast quhet systolic, që do të
thotë se nxjerrja e gjakut nga
barkushja gjatë intervalit midis çdo
rrahje të zemrës është më
pak se 50
përqind. Por studimi tregon se në afro
50 përqind të rasteve pushimi i
zemrës ndodh nga që zemra është
e sforcuar dhe për këtë arsye nuk
mund të
thith gjak të mjaftueshëm, megjithëse
pompimi është normal. Ky rast quhet
diastolik.
Ndërkohë që në Klinikën
Mayo vazhdojnë provat në laborator mbi
gjetjen e
metodave për zbulimin e herëshëm
të gjëndjes diastolike të zemrës,
mjekët e
kësaj klinike të njohur rekomandojnë
zbatimin e masave parandaluese kundër
presionit të lartë të gjakut dhe
nivelit të lartë të kolesterinës.
Ata thonë
se pushimi i zemrës, pavarësisht nga
arsyet, është një sindromë
fatale, që
shkaktohet nga sëmundje të ndryshme
kardiovaskulare. Simptomat tipike të
kësaj syndrome janë lodhja, vështirësi
në frymëmarrje, ënjtje të
këmbëve dhe
probleme në ritmin e rrahjeve të zemrës.
|