[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Mjekësi

Si të ruajmë shëndetin? 10 këshilla të nevojshme që duhet të ndiqni.

1.Luleshtrydhet janë një ushqim i pasur me vitaminë K, e cila i bën kockat
tuaja të forta.
2. Shumëkush nga ne, merr sasinë e dyfishtë të kripës që na nevojitet.
Jeni lodhur nga dietat për të rënë nga pesha dhe për të mbajtur trupin në
formë?!!! Ndaloni duhanin e bashkë me të edhe gjimnastikën. Ja disa këshilla
të ekspertëve të shëndetit nga e gjitha bota, se si të shmangim problemet
shëndetësore.

1. Nëse doni të shmagni variçet venoze, bëni kontrolle mjekësore…
Shumë gra, mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por
vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e
shmangies së këtij problemi. Specialisti American i venave, Dr. Luis Navarro
këshillon: Gratë mund të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur
ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, (fibra) gruri, orizi,
etj, të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme
si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e
poshtme. Evitoni dhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar.

2. Nëse doni të shmangni problemet me sytë, kontrollojini herë pas here…
Duhet të bëni një vizitë të syve çdo 2 vjet, nëse nuk dëshironi të vini syze
apo lente kontakti,- këshillon Victoria Ellen nga Kolegji i Optometrisë. Nuk
duhet të kujtohemi për kontrollin e tyre vetëm në ato raste kur pësojmë
aksident apo kur kemi pamje të turbulluar. Optometristët ngulmojnë në
gjendjen shëndetësore të njeriut duke filluar që nga shqetësime të tilla si
diabeti, presioni i lartë i gjakut, skleroza, si dhe tumoret në tru.

3. Nëse doni të rrisni imunitetin e organizmit, bëni gjumë të rehatshëm…
Shumë nga ne nuk bëjnë gjumë të qetë ose flenë pak. Profesori amerikan Joan
Shaver thotë: “gjumi i pamjaftueshëm ndikon në funksionet fizike, gjendjen
shpirtërore dhe përqendrimin. Dobëson sistemin imunitar, fillon dhimbja e
kokës dhe mund të çojë edhe në depresion”. Njerëzit me sëmundjen e
pagjumësisë nuk qëndrojnë dot në stabilitet social, sapo nisin një punë, nuk
e përballojnë dot dhe detyrohen ta lënë.

4. Nëse doni të jeni energjik gjatë gjithë ditës, filloni me “fibra” që në
mëngjes…
Shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por specialistja e
dietave, Annie Jefferson, tregon se një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e
energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra.
Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në
funksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të gjatë dhe
gjithashtu nuk ndikon në shtim të peshës.

5. Nëse doni të shmangni osteoporozën, merrni vitaminë K…
Osteoporoza shfaqet në një në çdo tre gra të moshës mbi 50 vjeç në Britani
dhe faktorët që e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe
përdorimi për një kohë të gjatë i kortikosteroideve. Siofra Sharpe, nga
Shoqata Ndërkombëtare e Osteoporozës, rekomandon ngrënien e luleshtrydheve
gjatë sezonit të tyre të prodhimit
Këto janë produkte të pasura me vitamina K që është indentifikuar si një
trajtues i efektshëm i osteoporozës. Kërkimet kanë treguar se vitamina K.
kontribuon në eliminimin e problemeve të kockave.

6. Nëse ju doni të dobësoheni dhe të rrini të dobët…
Sipas ekspertit nutrionist australian ,Kelly Hogan, bajamet, lajthitë, arrat
rrallëherë shkaktojnë probleme në shtimin në peshë. Këta ushqyes përmbajnë
lëndë, kalori e vitamina, aq sa për të shuajtur urinë për 2 orë, ndërsa po
të jenë të një kualiteti të keq shuajnë urinë vetëm për 30 minuta. Por jo
vetëm kaq. Ato përmbajnë fitokimikate,
( përbërje antioksidante, antibakterialë dhe anti- inflamatorë) të cilat
reduktojnë rrezikun e kancerit në shumë organe të brendshme dhe gjithashtu
luftojnë artritin. Vetëm përpiquni që të mos jenë të përpunuara me shumë
kripëra.

7. Nëse doni të mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik…
Nëse nuk keni një nivel normal të acidit folik në dietën tuaj, jeni të
rrezikuar nga shfaqja e Alzheimers, thekson shkencëtari amerikan Judi Adams.
“Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon
nivelin e homokisteinës, një aminoacid që lufton sëmundjet e zemrës dhe e
forcon atë.Agrumet, janë një ushqim po aq i dobishëm sa dhe buka apo
brumërat.

8. Nëse doni të shmangni sëmundjet e zemrës…
Eksperti amerikan i dhëmbëve, Dr. Kenneth Bueltmann, thotë se femrat që
bëjnë “floos” në dhëmbët e tyre më shumë se dy herë në ditë, kanë një
buzëqeshje të bukur por “floosing” shkatërron bakteret e dhëmbëve të cilat
shkaktojnë sëmundje kronike. Një infeksion i gojës, nënkupton bakterin i
cili futet në gjak, kontribuon jashtëzakonisht në sëmundjet e zemrës,
diabetin dhe në rrugët respiratore. Një rrezik përbën edhe kur je shtatzanë.
Nëse eksizton dhe një sëmundje tjetër kronike, fëmija juaj mund të lindë
parakohe.

9. Kujdesuni që presioni i gjakut të jetë në nivel normal…
Nga presioni i lartë i gjakut vuajnë një në çdo tre të rinj në Britani si
dhe shumë gra të moshës 35 deri 55 vjeçe. Dona Roberts, menaxhere në
fushatat për Shoqatën e Presionit të gjakut, kujton: “të shihen me kujdes
etiketat e ushqimeve, për sasinë e “fshehur” të kripës, sepse kjo është
rruga kryesore nga e merrni, nëpërmjet ushqimeve. Për shembull, një pjesë e
hollë e një pice mesatare, përmban 20% të kripës që rekomandohet të marrë në
ditë një njeri. Shumë nga ne marrin në ditë dyfish - sasi të kripës, shumë
më tepër sesa ka nevojë organizmi”. Reduktimi i kripës është një nga
faktorët më të rëndësishëm në uljen e presionit të gjakut.

10. Nëse doni të mos keni dhimbje koke, përdorni peshkun…
Japonezët kanë një shkallë të ulët të depresionit sepse ata përdorin në
gatim vajin e peshkut. Nutrionisti, Fabienne Garceau thotë se ne akoma nuk
arrijmë të perceptojmë mesazhin kur flitet për këtë acid yndyror. Britanikët
nuk para e përdorin peshkun, vetëm 11 % e tyre mund të marrin një herë në
javë. Ndaj nuk është për t’u habitur kur shohim se njerëzit janë gjithnjë të
tensionuar. Nëse nuk jeni një ngrënëss i peshkut, mund të provoni me vezë të
frekëta pule, të cilat janë shumë të përdorshme edhe si dietë.

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]