|
Mjekësi dhe Shkencë
Dëmet nga Pijet Alkoholike; Operacion me
Reze Lazer
Një studim i ri tregon se 50 përqind
e konsumatorëve të pijeve alkoholike
në Shtetet
e Bashkuara janë të të rinj nën
moshën e lejuar dhe të rritur që
pijnë tej mase.
Sipas standarteve të departamentit të
shëndetësisë, më shumë
se dy gota në ditë për
burrat dhe më shumë se 1 gotë në
ditë për gratë një cilësohen
si pirje tej mase.
Profesorja Susan Foster që kryesoi studimin
pranë universitetit Columbia thotë se
të
rinjtë nën moshën e lejuar konsumojnë
thuajse 20 përqind të pijeve alkoholike
në
Shtetet e Bashkuara, ndërsa të rriturit
që pijnë tej mase kosumojnë 30
përqind të
këtyre pijeve. Studimi arriti në përfundimin
se ata që përdorn pije alkoholike tej
mase shpenzojnë rreth 57 miliardë dollarë
në vit. Kjo është sa gjysma e shumës
së
përgjithëshme që amerikanët
shpenzojnë për pije alkoholike gjatë
një viti.
Përdorimi i tepruar i alkoholit i kushton
shoqërisë rreth 180 miliardë dollarë,
këtu
përfshihen aksidentet, problemet shëndetsore,
cënimi i rendit dhe ligjit, ulja e
prodhimit e të tjera
Studime të tjera kanë treguar se problemi
i të pirit fillon që në moshë
të re, dhe
kjo nxjerr edhe një herë në pah
rolin edukues që duhet të luajnë
prindërit dhe
institucionet arsimore e mbarë shoqëria
për të shmangur të rinjtë
nga përdorimi i
pijeve alkoholike.
OPERACION ME REZE LAZER
Për shumë vite Colleen Allen përdorte
lente kontakti për të sytë. Para
disa vjetësh
ajo vendosi të mos i përdrte më
ato dhe iu nënshtrua një operacioni
me reze lazer.
Jeta ime ndryshoi, thotë ajo.
Klinika LCA Vision, Lasik Plus është
nga të parat që filloi tu ofronte
pacientëve
operacione me reze lazer. Drejtori Stephen Joffe
thotë se kjo klinikë ofron shërbime
si për çdolloj ëproblemi të
syve. Firma Lasic Plus ka mbi 30 degë të
shpërndara në
Kanada e Evropë. Mjeku Vincent Marino thotë
se të mirat e operacionit të syve me
reze lazer mund të ndjehen nga pacienti menjëherë
pas operacionit. E gjithë
procedura zgjat vetëm pak minuta dhe të
nesërmen pacienti mund të shkojë
në punë ose të kthehet në
jetën normale pa asnjë problem.
|