[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Kuriozitete 16

100 vjet nga fluturimi i parë
12 sekondat që e ndryshuan botën
Vëllezërit Wright e filluan epokën e aviacionit më 17 dhjetor të vitit 1903. Prej asaj dite, zbulimi i tyre e bëri botën më të vogël...

Në mitologjinë greke Ikarusi ishte i pari që e provoi rrezikun nga ngjitja e fletëve me anë të dyllit dhe ngjitjes në qiell (ra në oqean dhe u mbyt). Mirëpo, para 100 vjetëve vëllezërit Wilbur dhe Orville Wright e filluan epokën e aviacionit modern me një ngjarje mjaft modeste: ata e mbuluan me një pëlhurë të bardhë një skelet prej druri, ia vendosën një motor prej 12 kal fuqive të përgaditur nga ta, dhe u ngjitën në qiell... Vetëm për disa sekonda...
Në 17 dhjetor të 1903-shit, katër fluturimet e shkurta të këtyre dy vllezërve afër vendit të quajtur Kitty Hawk, në gjatësi prej 120-852 feets (njësi matëse amerikane), e ndryshuan krejtësisht botën. Këto ishin fluturimet e para të kontrolluara, me makina më të rënda se ajri. Ëndrrat e fëmijve që nga koha greke dhe të shkencëtarëve si Leonardo da Vinçi më në fund u realizuan.
Sot aviacioni vazhdon të bashkojë shkencën dhe artin, të panjohurën me matematikën. E solli botën më afër, duke eliminuar izolimin gjeografik. Ja solli turizmin masave të mëdha, e shpejtoi tregtinë dhe ia zgjeroi horizontet secilit, duke filluar prej poetëve e gjer te polikanët dhe zbuluesit. Mirëpo, për fat të keq i transformoi edhe luftërat, duke i bërë më vdekjeprurëse duke u dhënë një mjet të ri dhe të rrezikshëm.
Mu për këto arsye pozitive dhe negative, aeroplani fitoi një vend të posaçëm magjik në imagjinatën e njeriut dhe u quajt "zbulimi më i madh i shekullit

Kureshtja e pashuar njerezore

Pse ora është e ndarë në 60 min dhe pse minutat janë të ndarë në 60 sek?
Të parët që e organizuan kohën në këtë mënyrë që është dhe sot kanë qenë babilonasit. Falë tyre viti ishte ndarë në 12 muaj sipas 12 fazave hënore dhe ishte logjike që dita dhe nata të ndaheshin secila në 12 orë duke korresponduar me të 12 fazat e vitit. Presupozohet se kanë qenë po babilonasit ata që e kanë ndarë orën në 60 minuta dhe minutat në 60 sekonda sepse 60 ishte numri më i madh të cilit babilonasit i kishin dhënë një emër.(sistemi gjashtëdhjetor)

Ora dhjetore. Në 1793 u bë një tentativë për të përdorur sistemin dhjetor dhe për orën dhe minutat. Këshilli i Republikës francese vendosi që ditnata të ndahej në 20 orë me nga dhjetë orë secila. Çdo orë të ndahej në 100 minuta dhe çdo minutë në 100 sekonda. Ky sistem filloi në përvjetorin e themelimit të republikës. Viti ishte i përbërë nga 12 muaj me nga 30 ditë dhe 5 ditë shtesë që nuk bënin pjesë tek asnjë muaj në veçanti. Reforma ndikoi dhe në organizimin e javës po në favor të dekadës, tre dekada (tre javë me nga dhjetë ditë secila) bënin një muaj. U prodhuan dhe ora me ndarje dhjetore por pas 13 vjetësh në 31dhjetor 1805 Napoleoni e hodhi poshtë reformën duke e kthyer gjithçka në normalitet. Ora dhjetore u propozua përsëri në 1998 nga Swatch që e quajti Beat për të matur kohën në internet. Dhe ky eksperiment nuk ka funksionuar.

Sa gjuhë fliten në botë?
Aktualisht rreth 6700 më të folurat janë: kinezçja mandarinë, anglishtja, hindishtja/urdu, spanjishtja, rusishtja, arabishtja, portugalishtja, indonezishtja, japonishtja. Përqëndrimi më i madh i gjuhëve të folura gjendet në zonën e Planetit ku ka ka larmi më të madhe kafshësh, bimësh dhe ambientesh. Në pyjet tropikale që zënë rreth 7 për qind të sipërfaqes së tokës ka 36 për qind të grupeve etnolinguistike të botës. Duke parë gjendjen e dhjetvjeçarëve të fundit, brenda shekullit 21 mund të shuhen 90 për qind e gjuhëve të folura.

Është e vërtetë që demi tërbohet kur shikon mantelin e kuq?
Demi nuk është i aftë që të dallojë ngjyrat sepse syve të tij i mungojnë qelizat nervore të retinës të afta për të dalluar ngjyrat nga njëra tjetra. Vrapon i tërbuar drejt mantelit të kuq të toreadorit i nxitur nga instikti dhe nga lëvizjet e kundërshtarit të tij. Por egziston dhe një rracë demash e quajtur Brava e cila gjendet vetëm në Spanjë dhe ushtrohet për të manifestuar forcë dhe agresivitet. Zotësia e toreadorit që paguhet 25 mijë euro për garë qëndron në shpërqëndrimin e kafshës që peshon 500 kg duke e rrotulluar mantelin me lëvizje specifike.

A provojnë kafshët kënaqësi seksuale?
Ashtu si tek qëniet njerëzore dhe tek kafshët akti seksual provokon kënaqësi. Të paktën tek vertebrorët meshkuj dhe femra. Kënaqësia është një strategji e natyrës për t’u siguruar që do të ndodhë riprodhimi. Në të vërtetë çiftëzimi kërkon një investim të madh energjik (kërkimin e një femre, ardhjen rrotull saj dhe si përfundim kryerjen e aktit seksual). Sigurisht që tek kafshët nuk ka një kënaqësi koshiente po vetëm një kënaqësi instiktive të pulsionit seksual. Të dy sekset në çiftëzimin e tyre investojnë në mënyra të ndryshme nga pikpamjet, mundësitë dhe nga përfitimet e tyre. Mashkulli që ka më shumë spermatozoide është më i ndjeshëm ndaj stimulimeve dhe nuk e ka të fortë kriterin e përzgjedhjes, ndërsa femra që ka më pak ovula i investon ato në mënyrë më të matur duke hedhur gjithçka në pak çiftëzime, por me meshkuj të një vlere të sigurtë.

Përse qarkullimi hekurudhor është në anën e majtë?
Sepse hekurudha e parë lindi në Angli ku për analogji u adaptua dhe për trenat qarkullimi në anën e majtë që përdorej për trafikun rrugor. Hekurudha e parë e njohur i përket vitit 1801 ndërsa lokomotiva e parë e shpikur nga George Stephenson kaloi mbi binarë mes Stokolmit dhe Darlingtonit në 1825. Gjermanët kundërshtuan. Shumë vende evropianë mes tyre dhe Italia dhe Franca adaptuan për hekurudhat e tyre qarkullimin në të majtë dhe pse karrot dhe karrocat në rrugë ecin në anën e djathtë. Në fillim të erës së rrotullimit, e gjithë teknologjia hekurudhore angleze u adaptua dhe në Evropë deri tek distanca e ndërmjet shinave të trenit prej 1435 milimetrash. Vetëm disa shtete si Gjermania dhe Austia vendosën që t’i lënë trenat të lëvizin në anën e djathtë.

Përse gjarpërinjtë ndërrojnë lëkurë?
Substanca nga e cila është bërë shtresa e sipërme e epidermës së lëkurës së gjarpërinjëve nuk është elastike dhe nuk rigjenerohet me kalimin e kohës; kur gjarpërinjtë rriten, lëkura e tyre bëhet si një veshje e ngushtë për ta. Gjarpërinjtë bëjnë një ndërrim të plotë të lëkurës në periudha të cilat variojnë nga 6 muaj në një vit sipas llojit të tyre. Disa ditë para se të ndërrojnë lëkurë këto kafshë humbin oreksin, bëhen gjaknxehtë dhe përpiqen të qëndrojnë pranë ujit sepse duke ndërruar lëkurë preferojnë dhe një larje. Nën lëkurën e vjetër formohet dhe një shtresë tjetër që është lëkura e re dhe në momentin e duhur gjarpërinjtë e çajnë lëkurën e tyre tek koka dhe fillojnë ta shtyjnë pas duke u zvarritur pas tokës. Lëkura e butë rrëshket dhe duke mos patur këmbët si pengesë, arrin të largohet e plotë nga trupi i gjarpërit. Një gjarpër Indigo duke dalë nga lëkura e tij. Është një nga gjarpërinjtë më të gjatë të kontinentit amerikan dhe mund ta kalojë gjatësinë prej 2 metrash e gjysmë.

Flokët dhe thonjtë rriten më shumë gjatë periudhave të caktuara?
Ritmet e rritjes së flokëve janë shumë të ndryshueshme në periudha të caktuara, ndërsa me thonjtë nuk ndodh e njejta gjë. Në ndryshim me sa ndodh tek kafshët, që humbasin shtresa të lëkurës gjatë stinës së ngrohtë duke mos qenë të detyruar që të mbrohen nga i ftohti, tek njerëzit është vënë re një rritje më e shpejtë e flokëve në periudhën e ngrohtë dhe në veçanti në periudhën e korrikut. Ky fenomen në përgjithësi është më i dukshëm tek femrat se sa tek meshkujt dhe akoma nuk ka arritur të zbulohet se pse ndodh dhe pse dihet që një rol të rëndësishëm luan dhe temperatura. Ritmet e rritjes së flokëve nga ana tjetër janë të influencuar nga shumë faktorë si: hormonet, mosha, gjendja e organizmit. Në kushte normale rreth 120 mijë fijet e flokut që ka mesatarisht një njeri në kokë rriten rreth 1.2 cm në muaj. Ndërsa rritja e thonjëve varet nga ushqimi dhe aspak nga stinët. Thonjtë zgjaten mesatarisht 3 milimetra në muaj.

Për sa kohë mund të jetohet pa fjetur?
Studimi shkencor i gjumit vitet e fundit ka qenë shumë intensiv dhe pse rezultatet e disa studimeve kanë qenë të kundërta. Është e qartë tashmë që një person mund të vetëvritet duke refuzuar të hajë dhe të pijë por dhe personi më stoik nuk është në gjëndje që të rrijë pa fjetur pafundësisht. Nevoja për gjumë shpejt a vonë do të vijë me gjithë sforcot e individit për të rezistuar. Mungesa e gjumit sipas disa studimeve provokon rrjedhoja psikologjike. Sipas studimeve të bëra, një numër i madh individësh që kanë qenë të detyruar të qëndrojnë pa fjetur kanë patur shqetësime të mëdha të personalitetit të tyre.
Zgjuar për 264 orë. Disa studime gjithnjë me bazë empirike në të kundërt mbështesin se simptomat psikologjike që vërehen tek personat e pagjumë janë rezultat i stresit dhe jo i mngesës së ndonjë funksioni thelbësor të zhvilluar nga gjumi. Një provë është që në 1966 17 vjeçari Randy Gardner qëndroi zgjuar për 264 orë duke mos treguar asnjë simptomë psikotike. Pas kësaj ai fjeti për 15 orë dhe kur u ngrit ndjehej mirë.

Përse ndonjëherë kur jemi në gjumë na duket se do të biem?
Ndjenja e rënies mund të interpretohet në mënyra të ndryshme sipas fazave të gjumit gjatë të cilave përjetohet kjo ndjenjë. Në qoftë se përjetohet në fazën e përgjumjes është një eksperiencë e shkaktuar nga hedhja në momentin e kalimit nga faza kur jemi zgjuar në atë të gjumit, kur organizmi kryen një proces gradual të ndërprerjes së sinjaleve të ndjeshmërisë dhe të funksionimit të muskujve. Në momentin që percepton boshatisjen personi përjeton një eksperiencë të kaluar më parë kur ka qenë zgjuar si rënia nga një shkallë, nga një karrige apo nga një lartësi më e madhe. Veç ndjenjës së rënies kjo mund të shoqërohet dhe me imazhe apo aluçinacione. Lodhja e vazhdueshme apo ankthi mund t’i favorizojnë këto ndjenja.
Ndjenja e rënies mund të provohet dhe gjatë fazës REM kur personi është tërësisht në një gjumë të thellë, kur trupi është tërësisht i palëvizëshëm dhe i paraziluar dhe ëndrrat janë më “të gjalla”. Në këtë rast domethënia nuk është fiziologjike dhe për ta interpretuar duhet të studiohet profili i plotë psikologjik i personit që e përjeton këtë ndjenjë.

Ekziston një lidhje e drejtëpërdrejtë mes stresit dhe toksikodipendencës.
Këto janë rezultatet e një studimi në USA të realizuar nga një neurofiziolog italian: ka arritur të zbulojë mekanizin neurologjik që shtyn ata që ndihen nën stres të kërkojnë lehtësim tek alkooli dhe droga.

MILANO – Stresi mund të çojë në toksikodipendencë, madje sipas një studimi, egziston një lidhje e drejtëpërdrejtë midis tyre. Antonello Bonci, neurofiziolog dhe docent në University of California të San Francisco, ka arritur të vërtetojë në sajë të studimeve këtë hipotezë. Dhe jo vetëm kjo por dhe mekanizmat të cilët janë përgjegjës për pamundësinë e largimit dhe ndërprerjes së drogës apo alkoolit janë po të ndikuara nga stresi. Stresi përdor një lloj kalimi të preferuar për të stimuluar një zonë të veçantë të trurit, aktiviteti i së cilës është i lidhur me sjellje të varura. Karakteristikat e kësaj zone specifike ishin të dituar por vetëm tani është bërë i qartë aktivizimi i saj. Studimet, sipas Boncit, tregojnë që Crf (i pranishëm në sasi të mëdha në të gjithë sistemin nervor qëndror, por me nivele të ndryshueshme tek ata që vuajnë nga depresioni dhe sëmundje si sikicofrenia apo sëmundja e Alzheimerit. Deri tani është menduar që është Crf që kishte një rol kryesor në përgjigjen kimike celebrale të lidhur me stresin) është një proteinë që formon një kompleksitet i cili stimulon receptorë të caktuar të qelizave nervore në zonën e caktuar me të cilën lidhet ky aktivitet i varësisë nga alkooli, droga, bulimia dhe sëmundje apo varësi të tjera. Pas disa vjetësh mund të mendohet për një grup të ri medikamentesh të cilat nuk do të shërbejnë vetëm për të luftuar toksikodipendencën.

19 gusht 1839 Të pikturosh me dritën
“Që sot piktura ka vdekur” deklaroi një artist dhe ishin të shumtë ata që e menduan kur shkenctari dhe piktori frances Louis Jacques Mandé Daguerre prezantoi në institutin e Francës teknikën e tij për të riprodhuar imazhin. Quhet dagherrotipia dhe është metoda e parë praktike e përdorur për të realizuar një fotografi. (fotografia e parë është realizuar nga Joseph-Nicéphore Niepce në 1926-1927,por ishte e një cilësie shumë të dobët dhe kërkonte rreth 8 orë ekspozimi). Zbulimi i Daguerre u bë në mënyrë të rastësishme. Shkenctari e kishte përftuar imashin me një ekspozim të shkurtër në dritë, por duhet të gjente mënyrën për ta fiksuar tek lastrat me kripra argjendi. Një mbrëmje i lodhur nga eksperimentet e tij shkoi të flinte duke e vendosur lastrën me imazhe akoma të pafiksuara në një dollap ku mbante shishe të vogla me substanca kimike të ndryshme. Mëngjesin tjetër mori lastrën nga dollapi me bindjen se imazhi ishte zhdukur ndërsa në të vërtetë i çuditur zbuloji se imazhi ishte fiksuar në lastër. Gjatë ditëve të ardhëshme e përsëriti eksperimentin duke përdorur në lastër të gjitha kimikatet që kishte pasur në dollap. Vetëm kështu arriti të zbulojë se kishin qenë avujt e mërkurit ato që kishin fiksuar imazhin mbi lastër.

Planeti më antik
I zbuluar nga teleskopi spacial Hubble, planeti ka një seri karakteristikash absolutisht të jashtëzakonshme. Para së gjithash është planeti më antik i zbuluar deri më sot. Duhet të ketë të paktën 13 miliardë vjet dhe ka egzistuar shumë më përpara se sa kanë menduar astronomët. Kjo sepse drita që vjen nga ky planet ka arritur pas 13 miliardë vjetësh. Hipoteza që duhet të ribëhen. Si planeti ashtu dhe yjet janë në brendësi të një grupi globular të quajtur M4; ashtu si dhe grupet e tjera ky është i varfër me elemente, për këtë astronomët mendonin se nuk ishin të mundura formacionet e planeteve. Planeti i sapozbuluar e përgënjeshtron këtë hipotezë, ashtu si dhe atë që ishte e pamundur lindja e planeteve të rinj në në miliardvjeçarët e parë të universit. Planeti ka një masë 2 herë e gjysmë më të madhe se ajo e Jupiterit dhe është demostrimi që lindja e trupave qiellorë rreth yjeve nuk është një proçes aq i rrallë sa mendohej apo proces që duhet të ndodhë patjetër në zona të pasura me elementë të rëndë. Kështu rriten mundësitë për të qënë më i madh numri i planeteve në të gjithë universin nga ç’kanë parashikuar deri tani astronomët. Megjithatë numri i planeteve në të cilët është e mundur lindja e jetës është gjithmonë i pakët.

Lentet e kontaktit kurative për të shëruar miopinë.
Duke u vendosur gjatë natës janë në gjendje të modifikojnë sipërfaqen e korneas duke korrigjuar difektet e të parit. Këto lente janë eksperimentuar me sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shpejt pritet që të vijnë dhe në Itali.
MILANO – Lajme të mira për miopët. Janë në arrdhje lentet e kontaktit kurative. Duke u vendosur gjatë natës kur sytë janë të mbyllur dhe flihet janë në gjendje që të korrigjojnë difektet e të parit duke modifikuar sipërfaqen e korneas. Kufizimi i vetëm që egziston për përdorimin e këtyre lenteve është se mund të vendosen vetëm nga ata që vuajnë nga një miopi e lehtë. Kjo arritje është konsideruar nga specialistët okulistë si një revolucion i vërtetë për miliona persona që vuajnë nga ky shqetësim dhe që janë të detyruar që të mbajnë syze përgjatë gjithë jetës, lente kontakti apo t’u nënshtrohen dhe rrezeve lazer . Teknika në të cilën janë bazuar lentet e reja, e quajtur ortokeratologji është aprovuar tashmë në Shtetet e Bashkuara nga Food and Drug Administration dhe është përdorur në mënyrë sporadike në disa vende evropiane si në Hollandë dhe në Britaninë e Madhe. Specialistet thonë se sistemi i ri duhet parë me besim pasi funksionon në të njejtën mënyrë si aparatet e dhëmbëve. Lentet janë të rrumbullakta si lentet normale por që vendosen në sy me një kënd të veçantë duke qenë se në qendër janë të sheshta. Me kalimin e kohës, ashtu siç ndodh dhe me aparatet që drejtojnë dhëmbët dhe sipërfaqja e korneas do të modifikohet. Ndërkohe lentet e kontaktit normale vetëm në Itali përdoren nga 2 milionë persona që janë pjesa më e madhe të rinj. Më të përdorurat janë ato me përdorim të përditshëm ( rreth 90 për qind e konsumatorëve) më pas vijnë lentet e përdorura për presbiopinë lentet bifokale dhe ato që janë tërësisht për qëllime estetike si për të ndryshuar ngjyrën e syve. Por specialistët këshillojnë për një kujdes shumë të madh në përdorimin e lenteve normale të kontaktit pasi sipas statistikave një përdorues i lenteve të kontaktit ka riskun që të paktën një herë gjatë përdorimit të tyre të këtë një infeksion apo një traumë të syrit në momentin e vënies.

Microsoft mbyll komunikimin me chat
Duke filluar që nga 14 tetori Msn do të mbyllë të gjitha dhomat e bashkëbisedimit në Evropë. Specialistët deklarojnë se janë bërë terren për shpërndarjen e spamming".
MILANO – Siti është Msn.it, në linjën internet të Microsoft dhe lajmërimi i vendosur në të padyshim që do të sjellë diskutime të mëdha: “Duke nisur nga 14 tetori do të mbyllim të gjitha dhomat e chatit” Një goditje e vërtetë për ata që e kanë pasion bisedën nëpërmjet kompiuterit. Specialistët e Microsoftit janë shprehur se: “Tashmë është vendosur që mbyllja e këtij komunikimi do të jetë totale dhe definitive për Evropën ndërsa në Shtetet e Bashkuara, në Japoni dhe në Kanada këtë lloj bisedimi me të gjithë botën mund ta përdorin vetëm ata që janë të abonuar me kartë krediti”. Ky vendim i Microsoft, është marrë për motive sigurie dhe vigjilence mbi privacy e përdoruesve. Specialistët shprehen se janë të vetëdijëshëm për reagimet që do të pasojnë vendimin e tyre por sipas tyre : “Ishte e vetmja rrugdalje duke marrë në konsideratë që dhe bilanci mbi këtë shërbim ishte negativ. Kryesisht kjo masë është marrë për të garantuar sigurinë e përdoruesve. Linjat chat janë trasformuar në një terren të përshtatëshëm “gjuetarësh” të siteve të ndryshme për të zënë sa më shumë klientë, për të mos folur më pas për manikaët seksualë të të gjitha llojeve që e përdorin seksin për përfitime matëriale. Nuk mund të vazhdohej kështu pasi u bë e pamundur që linjat chat të monitoroheshin 24 orë: tashmë ato janë shndrruar në një terren të minuar”.


 

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]