ZGJOHET PAS TETË VJETËSH
Polici Dokuen SH.B.A. u zgjua nga gjumi, ku kishte
rënë që në vitin 1988,pas një
goditje në kokë nga një i dehur. Porsa
u zgjua, Dokueni nisi të flasë dhe të
bëjë shaka me pjestarët e familjes. Ai
njohu dy djemtë e tij, të cilët ishin
pesë dhe shtatë vjeç, kur i ati ra
në gjumë.
KOMPJUTERI NUK FAVORIZON KRIJIMTARINË
Rej Bredberi, shkrimtar amerikan i letërsisë
fantastiko-shkencore, tërhoqi vëmendjen për
rrezikun që vjen nga arsimi, i cili mbështetet
vetëm e vetëm në kompjuterët, dhe
u angazhua për më shumë kulturë
letërare.Sipas mendimit të shkrimtarit, i
cili është duke marrë pjesë në
një panair ndërkombëtar të librit
në Buenos-Ajres, Interneti të lë pa mend,
veçse në të vërtetë nuk mundëson
zhvillimin e frymës krijuese. Duke komentuar tërheqjen
e librit para fotografisë dhe kompjuterve, Bredberi
tha se libri është një punë personale.
"Kur shkoni në shtrat, mund të merrni
me vete vetëm një libër ose një
person". Me gjithatë, ai e pranoi se videoja
ka epërsitë e veta, meqenëse i krijon
mundësi njeriut të shohë më shumë
filma e të njoh kulturën dhe historinë
e popujve të tjerë. Bredberi, 77-vjeçar,
është autor i romanit "Farenhajt 451"
dhe i "Kronikës marsiane".
E KA DITUR APO JO
Uiliam Xhening Brajani në cilësinë e
ministrit të Punëve të Jashtme të
SHBA-ve në hapjen solemne të kanalit të
Panamasë në vitin 1915 e ka ftuar marinën
luftarake zvicerane të marrë pjesë në
solemnitetin e rastit. Bëhet pyetja se vallë
ministri me të vërtetë nuk e ka ditur
se Zvicra nuk ka dalje në det ose ka menduar se
Zvicra e mban marinën luftarake vetëm për
shkak të liqenit të Gjenevës!!!
SHAKA E KRIPSHME, SHUMË E KRIPSHME
Zoti Kristi, pronar tridhjetepesëvjeçar
i një lokali nate në Mançester, u kthye
i lodhur në shtëpi dhe hyri drejt në
vaskë për t'u freskuar me ujin e vakët.
Kur deshi t'i lante flokët, konstatoi se shamponë
nuk e kishte afër, prandaj e luti të birint'ia
afronte shishen. I biri e dëgjoi pa fjalë.
E kur zoti Kristi i fërkoi flokët, vërejti
se me shamponë nuk ishte diçka në rregull.
Kur edhe për herë të dytë qiti shampo
në kokë, klithi i tmerruar-grushti iu mbush
plot dhe sa më shumë që i fërkonte
aqë më shumë i binin flokët. Atëherë
vendosi ta shikonte etiketën. Me shkronja të
mëdha shkruante: depilator ( masë për
heqjen e qimeve).
Kur të nesërmen shkoi në lokalin e tij,
myshterinjtë e rregullt asesi s'mund të kuptonin
se pse pronari Kris e kishte rrojtur kokën kur
kishte pasur flokë aq të bukur e të dendur.
E,sa i përket Krisit si babë, ai asnjëherë
nuk mundi të zbulojë mos ishte vallë
kjo shaka e të birit të tij.
KOINCIDENCA TË PABESUESHME
Abraham Linkolni, presidenti i SHBA-së për
herë të parë hyri në Kongres më
1847. U zgjodh president më 1860. E vrau në
Uashington Xhon Uillks Buth një ditë të
premte, duke e goditur prapa kokës. Linkolni shoqërohej
nga bashkëshortja. Vrasësi ishte lindur më
1839. Abrahami Linkolni u zëvendësua nga Endrrjy
Xhonson, i cili ishte demokrat nga jugu. Xhonsoni ishte
lindur më 1808. Sekretari i Linkolnit quhej Kenedi.
Ditën e vrasjes ai e këshilloi presidentin
të mos shkonte në teatër, ku Buth shtiu
mbi presidentin dhe vrapoi drejt një depoje.
Xhon Ficxhelard Kenedi hyri për herë të
parë në Kongres më 1947. U zgjodh president
i SHBA-së më1960. U vra në Dallas një
ditë të premte nga Li Havri Osvald, i cili
e qëlloi në kokë. Kenedi shoqërohej
nga bashkëshortja Zhaklina, vrasësi ishte
i lindur më 1939. Xhon Kenedi u zëvendësua
nga Lindon Xhonsoni, i cili ishte demokrat nga jugu.
PIKTURA
Në vitin 1961, Muzeu i artit modern në Nju
Jork e ekspozoi pikturën "Anija" të
Anri Matisit (1869-1954), doajenit të njohur në
pikturë me emrin fovizëm. Plot dyzet e shtatë
ditë vizituesit mahniteshin nga vepra e tij e atëherë
dikush vërejti rastësisht se piktura e tij
ka qenë e ekspozuar mbrapshtë.
VEZA MË E MADHE NË BOTË
Vezën më të madhe e ka bërë
një struc (shpend që jeton në shkretira
të nxehta) nga Madagas**** dhe është
e madhe sa 180 vezë pulash. Zogu ishte 3m. i gjatë,
por nuk mund të fluturonte. Si këto vezë,
ekzistojnë vetëm 30 kokra në tërë
botën. Shumica gjenden nëpër muze, vetëm
tri janë marrë nga privatët. Njëra
prej tyre është veza më e shtrenjtë
e blerë deri më sot. Nuk besohet se ndonjë
njeri do të dëshironte të paguante kaq
shumë para për një kokërr vezë.
E PABESUESHME, POR E VËRTETË
Një kamion, që ka transportuar vezë,
ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur
në një humnerë të thellë, por,
besoni apo jo, me këtë rast janë thyer
vetëm 30 vezë. Timonin e këtij kamioni
e ka pasur në dorë shoferi Norman Beli nga
Sutporti (Angli).
KU JANË OXHAQET?
Kur ka përfunduar ndërtimi i hotelit "Huard"
në Baltimor, ekspertët kanë vendosur
kazanët për ngrohje qendrore dhe e kanë
ndezur zjarrin. Atëherë nga dritaret dhe dyert
e ndërtesës ka filluar të dalë tymi
dhe është konstatuar se mjeshtrit kanë
harruar t'i ndërtojnë oxhaqet.
NËSE NUK KENI PUNË...
Njëfar Antonio Gomesh*t nga Portugalia, duke qenë
pa punë , iu kujtua të konkurojë në
rekortet e Ginisit me një mënyrë origjinale
të veprimit-duke qëndruar ulur. Ai këtë
rekord e arriti pa lëvizur nga vendi plot pesëmbëdhjetë
orë e dy minuta. Kështu, Antonio vazhdon të
fitojë edhe të ardhura. Kudo që shkon,
si njeri i rekordeve të Ginisit, ai rri ulur sa
më gjatë të jetë e undur dhe, në
bazë të kësaj, merr edhe shpërblime.
NJË E PUTHUR NË MËNGJES ZGJAT JETËN
Të dashuruarit puthen me kënaqësi në
çdo kohë, por pak veta e dinë se e
puthura në mëngjes përcakton humorin
e ditës. Disa shkencëtar anglezë kanë
vërtetuar, se burrat që në mëngjes
zgjohen nga një puthje e ëmbël, ose e
vrullshme e me pasion nga bashëkshortet, jetojnë
pesë vjetë më shumë. E njëjta
gjë vlen edhe për gratë. E puthura pakëson
stresin sipas studiuesve. Ajo forcon qarkullimin e gjakut,
qetëson sistemin nervor, bën në enët
e gjakut të depërtojë më shumë
oksigjen. Sa më shpesh puthen njerëzit, aq
më shumë jetojnë. Prandaj mos harroni
të putheni nesër me bashkëshorten në
mëngjez kur zghoheni, këshillojnë shkencëtarët
anglezë.
TREVJEÇEARËT QË LEXOJNË PA PENGESA
Binjakët trevjeçarë kinezë, vëla
e motër ce Xen dhe Ce Fan Xhuan nga Shanduni i
Shangajit, u regjistruan në librin e rekordeve
të Ginisit, sepse lexojnë 2.400 karaktere
( shenja shkronjash kineze ) dhe 1000 fjalë anglisht.
Vajza ka filluar t'i lexojë gazetat fjalë,
qysh në moshën 1 vjeçarë e gjysnë
dhe tani ato përparojnë gati paralelisht.
Si krahasim i aftësive përmendet fakti se
për shkrim leximin aftësohet kur të lexojë
3.000 karaktere, kurse akademikët dinë 80.000
prej 100.000 karaktereve të leksikut kinez.
BURRI BURRË
Në Ugandë burrat vendosin:Nëse do të
dalin gratë e tyre në zjedhjet presidenciale
dhe poqese qëndrimi politik i grave të tyre,
nuk pajtohet me at të "Zotit të shtëpisë",
atëherë tua marrin kartonin zjedhës.
PËRSHËNDETJE
Pjestarët e fisit Masai të Tanzanisë,
në shenjë përshëndetjeje e nderimi
të thellë me rastin e takimit ose të
ndarjes, përshtyjnë njëri-tjetrin.
DY ORË MË HERËT
Nëse nga Londra fluturoni me "konkord"
për në Nju-Jork, atje do të arrini dy
orë pra se jeni nisur.
DUHET TA DIMË SE...
Gjatë një viti bimët e tokës thithin
150 miliardë ton karbon e 25 miliardë tonë
hidrogjen dhe nxjerrin në atmosferë 400 miliardë
tonë oksigjen.
***
Nga një metër kub dru pishe, pas përpunimit
me lëndë të ndryshme, përgatiten
2.000 palë çorape ose 5.00 fustanë.
***
Në Gadishullin e Floridës në SHBA, rritet
i ashtuquajturi dru sapuni. Frytet e tij të pjekura
përdoren për larjen e teshave dhe formojnë
shkumë një lloj si sapuni. Banorët vendas
nuk përdorin sapun tjetër për të
larë teshat.
__________________
|