Besnikun që s'e qau e ëma
Shkruan: Sejdi VESELI
Njëzet vjetë më parë,
një muaj pas rënies heroike të bijëve
besnik të Shqipërisë Etnike,
Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në përpjekje
me fallangat e pushtuesit serbo-çetnik
dhe sherbyesit besnik të tyre shqipfolës,
Kodrën e Trimave të Prishtinës,
të plagosur rënd edhe nga vala e
arrestimeve politike, e tronditen serish zhurma
e mjeteve luftarake dhe breshritë e armëve.
Për
Kodrën e Trimeve ishte e vetëkuptueshme,
se në Veriun e saj po bëhej luftë e
rrept.
Vërtet ishte ashtu, rrëfejnë dëshmitarët.
Nuk vonoj e kuptua, se ishte kjo edhe një betejë e
dështuar e kriminelëve serbë dhe
fallangave të tyre besnike shqipfolëse,
për ta mposhtur edhe një patriot
shqiptar.
Ashtu dhe doli, rrëfejnë prapë dësmitarët.
Pasi që e kishin rrethuar shtëpinë e
Bacë Hajrush Bahtirit, kriminelët
kishin tentuar të futeshin, siç e
kishin bërë shprehi, për ta
kapur dhe arrestuar Bajramin, vëllaun
më të ri të athetarit Rahman
Bahtirit, i cili po qëndronte me stoicizëm
persekutimeve të inkuzitorëve në burgjet
serbo-çetnike.
Por kriminelët edhe kësaj
rradhe i kishin bërë hesapet pa hanxhiun.
Bajrami, falë vigjilencës së tij
revolucionare e kishte përcjellur situatën
dhe në vend se të hutohet ai kishte
planëzuar veprimet e tij, konform rrethanave
të krijuara.
Me shpejtësi të rrufeshme
dhe me shkathtësi të përsosur
nga arti i luftës guerile, ai hidhet në kundërveprim
për ta qarë rrethimin. Në hapin
e parë, me Staier-in e vejtër trashëgim
nga babagjyshi e palosë për tokë një survejues
shqipfolës të armikut, dhe çanë rrethimin
me forcën e armës së tij. Tërhiqet
drejt Majdenit të Sali Bullakut, një vend
që ndodhet jo larg shtëpisë së tij.
Aty përballet me rrethin e dytë të forcave
armike, të cilat pa paralajmërim
filluanë zjarrin e kryqëzuar. Në pamundësi
për ta çarë rrethimin, Bajrami
pozicionohet dhe vazhdon rezistencën.
Kriminelët të bindur
se nuk mund të përparojnë në drejtim
të tij, pa e paguar me jetërat e
tyre, përnjëherë e ndërpresin
zjarrin dhe i referohen taktikës tjetër.
Ata aktivizojnë megafonët e tyre,
për të fituar kohë për
ripozicionimin e snajperistëve, të etshëm
për gjak shqiptari. Gjatë kësaj
kohe ata i kërkojnë Bajramit që të dorëzohet.
Ashtu, sikur e Rexhepit e Nuhiut, ishte përgjigja
e Bajramit, e njejtë me ate që dhanë Afrimi
dhe Fahriu, pesë vjet më vonë.
Predhat e shoqëruara
me tingujt e këngës “Ja vdekje ja
liri”, ishin përgjigja e Pishtarit të lirisë,
drejtuar hasmit shekullor, deri në momentin
kur predhat e snajperëve të ardhur
nga Hajvalia e goditën për vdekje.
Trupin e Bajramit e varrosi
familja e ngushtë, nën rrethimin
e hekurt të focave të shumta të policisë,
në shërbim të pushtuesit. Në ballë të kortezhit
të përmortshëm qendronin me
stoicizëm Babë Hajrushi dhe nënë Nailja.
Para se ta varrosnin trupin e Dëshmorit,
nënë Nailja e puthi në ballë dhe
iu drejtua me këto fjalë:
“Biro,
Nëna ka pritur që të përcellë dhëndërr,
por tani po të përcjelle në Përjetësi.
Bajram bir, nëna nuk
do derdh lotë, sepse Ti e nderove familjen
dhe kombin që të lindi. Falë të qoftë gjiri
që ta dhashë”.
U prekëm thellë në shpirt
kur morrëm lajmin e hidhur për rënien
e Bajram Bahtirit-Besnikut, njeriut të shtrejtë të zemrave
tona, bashkluftëtarit tonë të dashur,
pjestarit besnik të Frontit Nacinal-Çlirimtar
të Kosovës.
E shkurtër ishte jeta
fizike e Bajram Bahtirit, por veprimtaria e
tij e pasur patriotike, deri në sakrificën
më të lartë, do të mbetën
shembull i ndrituar, jo vetëm për
bashkëluftëtarët e tij, por
edhe për të gjithë njerëzit
tanë.
Bajrami për nga mosha
ishte i ri, por ai dinte të mendonte dhe
vepronte si burrë i pjekur, sepse kishte
shpirt dhe zemër të madhe.
Veprimet konkrete të Bajramit,
në shërbim të zgjidhjes së çështjes
kombëtare, ishin dëshmia e bazuar,
se mësimet e shëndosha kombëtare
që kishte marrë nga babë Hajrushi
e nën Nailja, si dhe ato politike nga
vëllau më i madh Rrahmani, ishin
kuptuar drejt e mirë.
Bajrami ishte nga ata nxënës
të shkollës së mesme, të cilët
që në ditët e para të Pranverës
81, bashkë me rininë studentore dhe
punëtorët shqiptar, me grushta të shtërnguar
brohorisnin parullat “Republikë, Kushtetutë,
ja me hatër ja me luftë”, “Trepça është e
jona”..., nepër sheshet dhe rrugët
e qyteteve të Kosovës, pa u termbur
fare nga policia e Herleviqit dhe zagarët
e tij shqipfolës.
Bajramin e burgosi dy herë armiku,
e torturoi rënd, Trupin e tij të njomë e
lanë me gjak, por ai qëndroi i pathyer.
Sapo dilte nga burgu ende me plagë në trup
e vazhdonte punën patriotike. Për
Bajramin, jeta pa luftë, pa përpjekje
dhe pa rreziqe e një populli të robëruar
nuk kishte kuptim.
Lufta e Bajramit dhe përpjekjet
e tij, brenda rradhëve të organizuara
u bënë model edhe për brezat
që erdhen e që do të vijnë pas
tij.
Nepër shtigjet që hapi
Bajrami me shokë, duke e shkrirë jetën
e tyre të re, shkuanë një rini
e terë, një rini e shëndoshë dhe
e pastër, për të arritur në cakun
e endërruar shekullor të popullit
që i lindi.
Kur në Trojet shqiptare
nën okupimin serbo-sllav u dha kushtrimi,
u ngritën nga varret edhe Dëshmorët
e Kombit, sepse misioni i lartë i tyre
ende s'kishte mbaruar. Ata u ngriten , si zakonisht
për ta vazhduar luftën për liri.
Kështu edhe Bajrami, ky trup i patertur
dhe shpirt i pavdekur, si ai i Fazli Grajçevcit,
Shaban Shalës, Metush Krasniqit, Kadri
Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës,
Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, Rexhep
Malës e Nuhi Berishës, Ismet Krasniqit,
Ahmet Haxhiut dhe të shumë dëshmorëve
tjerë, u ngrit nga varri dhe u rradhit
në shtizen e Flamurit Kombëtar, i
cili ishte shndërruar edhe në Flamurin
e Famëmadhes UÇK-së.
Sokollitja e tij u bashkua
në një tonus me ato të shokëve
të rënë: “O vëllezër,
në këmbë, atdheu po na thërret!”
Kujtimi për Bajramin
dhe shokët e tij të rënë në alltarin
e lirisë, do të jetë i pavdekshëm.
Do të na jap forcë, vullnet dhe zemër
për t'i mbajtur të papërlyera
frytet e luftës çlirimtare. Ai është obligim
yni, që amanetin e Bajramit dhe të dëshmorëve
tjerë, ta kryejm plotësisht dhe me
besnikëri. Vetëm atëherë kur çlirojmë dhe
ribashkojmë Truallin tonë amëtar,
mund te themi se e kemi krye me besnikëri
këtë Amanet!