Shqiptaret, sa kokeforte
KUJTIMET E OLLBRAJT 2/ Pershtypjet e Sekretares
se Shtetit ne takimin e Rambujese. Enigmatiku
Rugova, njeriu qe dhuronte gure. Problematiku
Thaci, qe sillej si nje student i shkelqyer,
por qe dorezonte me vonese detyrat e shtepise¡¨.
Ngurrimi i tij per te firmosur ne Rambuje dhe
refuzimi final me lot ne sy: Jeta ime eshte
ne rrezik¡¨. Pragmatiku Surroi dhe
rrengu, qe i punon liderit te UCK-se me ndihmen
e Xhejms Rubin. Telefonata e Ollbrajt, qe kercenon
Demacin. Dhe pergjigja e qete e Baces: Nese
per lirine, duhet te vriten tridhjete mije shqiptare,
ashtu qofte!¨
Sokol Balla
Asgje nuk do te kishte shkuar pro shqiptareve
ne Kosove, nese Milloshevici nuk do te duronte
dot per te bere masakren e tij te radhes. Medllin
Ollbrajt kujton keshtu diten kur merr vesh per
Racakun: Disa njerez zgjohen ne mengjes nga
makina e kafese, ose nga oret me alarm. Qytetaret
e Uashingtonit, zgjohen me buletinin e lajmeve
te radios. Meqe ishte e shtune, 16 janar 1999,
e kisha kurdisur radion pak me vone se zakonisht,
gjithsesi shume me shpejt sesa te agonte. Degjova
per masakren nente mije kilometra larg Amerikes.
¡§Ketu ka shume kufoma, komentonte
i tronditur ne mikrofon, ambasadori i OSBE Ricard
Uollker, ¡§Keta burra jane vrare
ne menyra te ndryshme, por shumica ne distance
te afert¡¨. Kufomat ishin 45, te gjithe
burra, te gjithe shqiptare, ne Racak te Kosoves,
disa te hedhur mbi bore, te tjere te bere pirg,
te gjithe me plage te tmerrshme, njeri prej
tyre me koken te prere. Kur u pyet nga gazetaret
se kush ishin autoret, Uollker u pergjigj pa
hezitim: Policia serbe¡¨. Ndoshta
misioni verifikues i Uollker, nuk kishte mundur
te ndalonte masakren e radhes, por sigurisht
qe nuk kishte lejuar qe autoret ta benin ne
menyre sekrete dhe pa u marre vesh. Ndryshe
nga parashikimet ne Uashington ¡§pranvera
ne Kosove kishte ardhur me heret¡¨.
Ky eshte mesazhi qe Ollbrajt i percolli edhe
lidereve te tjere europiane. Pas shume ecejakesh
ne linjen Uashington-Londer-Bruksel-Moske-Beograd,
Medlin Ollbrajt duket se po triumfonte ne planin
e saj per nje konference nderkombetare per Kosoven
dhe fillimin e negociatave me ndermjetes Grupin
e Konaktit, mes shqiptareve dhe serbeve, nen
kercenimin e perdorimit te operacioneve ushtarake
te NATO-s, per te bindur Milloshevicin te ulej
ne tavoline. Ne 29 janar ne Londer Ollbrajt
deklaron publikisht mbajtjen e konferences ne
Rambuje te Frances, ne 6 shkurt. Te dyja palet
do te presoheshin te nenshkruanin nje marreveshje,
qe do t¡¦i siguronte autonomine
popullit te Kosoves, marreveshje qe do te zbatohej
nga nje force 28 mije veteshe, e udhehequr nga
NATO. Statusi i Kosoves do te konsiderohej pas
tre vjetesh te marreveshjes dhe do te respektohej
mes faktoreve te tjere, edhe vullneti i popullit.
Plani yne thote Ollbrajt, ishte te bindnim te
dyja palet te thonin Po¡¨. Me te,
kete radhe u bashkua edhe ministri i jashtem
rus, Ivanov. Por shpejt ne Rambuje, Ollbrajt
ndeshet me realitetin e galerise se personazheve
shqiptare dhe jo rralle do te befasohej prej
tyre.
Rugova, disidenti qe dhuronte gure
Delegacioni shqiptar prej 16 vetesh perfshinte
liderin e moderuar politik Ibrahim Rugova, botuesin
e respektuar Veton Surroi, akademikun Rexhep
Qosja, perfaqesues te partive te tjera politike,
te pavarur dhe UCK-ne. Ne nje levizje te papritur
perfaqesuesit zgjodhen si kryetar, komandantin
29 vjecar te UCK-se, Hashim Thaci, me te cilin
me pare kishim patur kontakte fare te pakta.
Emerimi i Thacit ne krye te delegacionit shqiptar,
refelkonte rrenimin e vazhdueshem te pozicionit
te Rugoves, i cili perballe kesaj situate, thuajse
nuk reagoi fare. Pyetjes se nje prej diplomateve
amerikane se perse qendronte kaq inert, Rugova
iu pergjigj:Ky eshte stili im¡¨. Ne
fakt Ollbrajt ne nje pjese tjeter te librit,
vlereson pikerisht kete stil te Rugoves ky burre
me maniera te buta dhe gjithmone me nje shall
ne qafe¡¨, qe sipas saj beri qe statusi
i tij te rifitonte pike tek shqiptaret gjaknxehte.
Rugova kishte humbur shume pike, kur kishte
shkuar ne Beograd per te takuar Milloshevicin
me 1998. ¡§Qellimisht gazetat srbe
kishin botuar te gjitha nje foto te madhe te
tijen, duke qeshur me Milloshevicin, ne nje
kohe kur shqiptaret po vriteshin e plackiteshin
nga policia serbe ne Kosove. Ne u perpoqem te
riparonim demin, duke e ftuar zyrtarisht ne
Uashington¡¨, kujton Ollbrajt, sjelljet
e cudtishme te liderit shqiptar. Gjate ketij
takimi u dekurajuam nga reagimet e pjesetareve
te tjere te delegacionit shqiptar, qe tundnin
kokat ne shenje zhgenjimi, pas cdo fjale qe
ai thoshte. Megjithate Rugova ishte i drejtperdrejte.
Ai tha se situata ne Kosove po perkeqesohej
perdite dhe beri thirje per ngritjen e nje zone
ndalim-fluturimi per helikopteret serbe. Ai
me tha se shqiptaret donin pavaresine, porse
do te pranonin edhe nje status te perkohshem
protektorati nderkombetar, bile ¡V kujton
sekretarja amerikane ne librin e saj ¡V
ai shtoi me shaka, se shqiptaret do te pranonin
statusin e shtetit te 51-te amerikan¡¨.
Ndersa takimi mbaroi, Rugova i ben Ollbrajt,
nje dhurate te cuditshme, nje gur te cmuar,
te paperpunuar minerar nga Kosova. ¡§Nje
nga veset e liderit shqiptar, kujton Ollbrajt,
¡§ishte se ai dhuronte gure. Nje
dite me pare, i kishte dhuruar ne dore presidentit
Klinton nje kuarc me shume se nje kilogram te
rende. Kam njohur shume disidente ne Europen
lindore dhe me gjere dhe Rugova paraqiste pa
dyshim nje anomali. Por, megjithese sjelljet
e tij shpesh te terbonin, ngadale u binda se
nje nga fuqite e tij te fshehta ishte se ai
nenvleftesohej nga te tjeret. Njerezit e percmonin,
por ai nuk largohej. Qendronte aty dhe kur vinte
puna per t¡¦u votuar, Kosovaret
i jepnin atij gjithmone me shume se kujtdo tjeter¡¨.
Rambuje, zbulimi quhet Hashim Thaci
Nderkohe delegacioni serb perbehej prej avokatesh
te njohur, perfshire edhe nje numer sllavesh
myslimane, turqish dhe romesh, te zgjedhur nga
Milloshevic per te treguar vendosmerine e tij
pro diversitetit etnik. Ne fund te javes se
pare diplomatet amerikane i raportuan zonjes
Ollbrajt se delegacioni serb nuk po i merrte
negociatat seriozisht, ndersa shqiptaret kembengulnin
ne te drejten per te mbajtur nje referendum
ku ne menyre eksplicite t¡¦i kerkohej
popullsise se Kosoves te shprehej mbi pavaresine
e saj. Shqiptaret po tregohen kokeforte si mushkat¡¨,
mberrin mesazhi ne Uashington. Ambasadori Kris
Hill i kerkon sekretares Ollbrajt te shpejtoje
ardhjen e saj ne Rambuje.
¡§Kur mberrita kisha dy qellime,
shkruan Ollbrajt ne memuarin e saj, ¡§I
pari te bindja serbet se arritja e marreveshjes
ishte ne interes te tyre, nje gje ne te cilen
une vertet besoja. E dyta ishte te bindja shqiptaret
te pranonin marreveshjen e propozuar nga Grupi
i Kontaktit¡¨.
Fillimisht takimi me ¡§mekembesin¡¨
e Milloshevicit, Milan Milutinovic rrezulton
i pafrytshem, pervec nje rrefimi te sinqerte
te tij, kur Ollbrajt i thote se ushtria serbe
ne Kosove, ishte argumenti me i forte per rritjen
e UCK-se¡¨. Jo zonje, une besoj se
ky percaktim i perket me shume forcave policore
paramilitare serbe¡¨.
Natyrisht maratona me interesante e takimeve
te zonjes Ollbrajt ka qene me perfaqesuesit
shqiptare. Fjala ¡§larmi¡¨
ndoshta eshte shpikur per te cilesuar pikerisht
kete grup shqiptaresh qe ishte mbledhur ne Rambuje,
nga enigmatiku Rugova, tek pragmatiku Surroi,
e deri tek problematiku Thaci. Asnje prej tyre
nuk kishte marre pjese ne negociata komplekse
me pare, aq me pak ne shkalle boterore, dhe
kishin shume mosmarreveshje te thella mes tyre.
E vetmja gje qe konstatova me kenaqesi ishte
se shqiptaret kishin pranuar te konsultoheshin
nga nje grup keshilltaresh amerikane te jashtem,
ku perfshihej edhe ish-ambasadori Morton Abramovitc,
nje miku im i vjeter dhe nje avokat i zjarrte
i te drejtave te njeriut, shkruan Ollbrajt ne
librin e saj.
Mesazhi i Ollbrajt per shqiptaret, ishte ai
per serbet, por si i pare ne pasqyre: Ju jeni
lidere, ju jeni zgjedhur te perfaqesoni shqiptaret
ketu. Ndaj mendohuni mire para se te denoni
njerezit tuaj te luftojne pa mbarim. Marreveshja
qe ju propozojme do tju jape vete-qeverisje,
mbrojtje nga NATO, ndihme ekonomike, te drejten
e arsimit ne shqip per femijet tuaj dhe aftesine
per te patur kontroll mbi jeten tuaj. Nese e
pranoni marreveshjen, ju do te shkoni me shpejt
drejt nje te ardhmjeje begatie, demokracie dhe
integrimi me Europen. Refuzojeni dhe pasoja
do te jete nje lufte, qe do ta humbni se bashku
me mbeshtetjen nderkombetare¡¨. Shume
pjesetare te delegacionit shqiptar e kuptuan
mesazhin tim se ata me ne fund nuk ishin vetem
ne duart e Europianeve dhe se Shtetet e Bashkuara
do te merrnin pjese eventualisht, ne nje force
nderkombetare implentuese te paqes. Rugova theksoi
se per shqiptaret gjithmone siguria ka patur
barazvlere me pavaresine dhe se keshtu vullneti
i tyre per te vonuar levizjet per pavaresi,
me pranimin e nje periudhe te perkohshme tranzicioni,
duhej konsideruar si leshim qe po benin shqiptaret.
Te gjithe ishin ne nje mendje per nevojen ne
te ardhmen te nje referendumi per pavaresine.
Perndryshe sic i thote nje shqiptar zonjes Ollbrajt
ne Rambuje: Do ta gjeme veten te kycur perjetesisht
brenda Serbise¡¨.
Zonja Ollbrajt ne kete kapitull te librit te
saj me kujtime, i kushton nje hapesire te vecante
raportit te saj ato dite me Hashim Thacin, me
te cilin eshte takuar se pari, pas takimit te
pergjithshem me gjithe delegacionin. Ne takimet
e mevonshme une konstatova se po befasohesha
nga mungesa e tij e pervojes, qe e bente ate
njekohesisht kokeforte dhe te prirur te per
t¡¦u perkedhelur. Me Rugoven ndjehesha
se po i drejtohesha nje kolegu akademik eksentrik.
Thaci ishte si ai studenti i shkelqyer, por
qe i dorezonte me vonese detyrat e shtepise¡¨,
shkruan Ollbrajt.
Marreveshja parashikonte caramatimin e UCK-se
dhe nderprerjen e te gjitha operacioneve te
saj te pavarura ushtarake. Ollbrajt e ndjeu
se kjo nuk do te pranohej lehte nga Thaci, megjithe
premtimin se NATO do te mbushte vakuumin e sigurise.
Ne ate takim te pare Ollbrajt ben presion mbi
Thacin, qe ai te nise te mendoje transformimin
e UCK-se, ne nje parti politike. Thaci pergjigjet
se marreveshja me gjase do te nenshkruhej nga
delegacioni shqiptar, porse ushtrise shqiptare
dot t¡¦i duhej kohe te pershtatej
sipas saj. Ollbrajt tenton te perfitoje nga
fjalia e pare e parashikimit te Thacit:Jam e
kenaqur qe ju keni vullnetin te nenshkruani
marreveshjen¡¨. Por lideri i ri ia
pret hovin ne mes:Mendoj se mund te arrihet
nje marreveshje, por kete nuk e vendos une,
as UCK, bile as i gjithe delegacioni. Mund te
dalin veshtiresi¡¨.
Javen e dyte te negociatave Ollbrajt kthehet
ne Uashington, ndersa kishin mbetur dy veshtiresi:
deshira eksplicite e shqiptareve per nje referendum
per pavaresine, nje pike ku Sekretarja e Shtetit
mendonte se kishte hapesire per nderhyrje dhe
zbutje. E dyta, kundershtia serbe ndaj nje pranie
nderkombetare ushtarake ne Kosove, teper e veshtire
per t¡¦u kapercyer ne negociata,
pasi ne fund te fundit, i vetmi qe mund te vendoste
per kete, ishte Milloshevici.Telefonata me te,
zgjati njezet minuta, kujton Ollbrajt.Ne fund
e binda qe ambasadori Hill te shkonte ne Beograd
qe ta sqaronte Sllobodanin ne detaje mbi marreveshjen¡¨.
Nderkohe edhe serbet po jepnin shenja dhe ju
pergjigjen me disa verejtje draftit te marreveshjes
dhe sektorit politik te saj. Kjo inkurajoi amerikanet,
por solli nje zhvillim te paparashikuar: rritjen
e nervozizmit te shqiptareve, te cilet konstatuan
me xhelozi, se avokatet e Grupit te Kontaktit
po kalonin shume me teper ore me anetaret e
delegacionit serb.
Gjate javes une mora Thacin ne telefon dhe
ai me thote se deshironte qe sugjerimet e shqiptareve
te merreshin me shume ne konsiderate. Por ai
ne pergjithesi mbetej optimist, kujton Ollbrajt.Te
shtunen ne darke, kur u ktheva ne France zhvillova
takime me shqiptaret, te cilet me thane se do
ta mbeshtesnin marreveshjen, pasdite, kur te
mblidhej Grupi i Kontaktit i ministrave te jashtem.
Perderisa serbet nuk kishin reaguar ndaj ceshtjeve
te sigurise, Kosovaret kishin nje shans te arte
per te izoluar Milloshevicin dhe une prisja
qe ata ta shfrytezonin kete mundesi¡¨,
kujton Ollbrajt. Por gjerat do te merrnin nje
rrjedhe tjeter.
Thaci, shqiptari kokeforte
Takimi u zhvillua ne nje dhome te vogel dhe
salla ishte mbushur plot. Ministrat e jashtem
u ulen ne nje panel, si gjykates mesjetare dhe
Ollbrajt thote se qe ne fillim takimi mori nje
atmosfere inkuizicioni. Atmosfera u duk e tensiouar,
qe kur ne vume kufjet e perkthimit. Pyetja ishte
nje: a e pranonin shqiptaret marreveshjen? Megjithe
premtimin se pergjigja do te ishte pozitive,
pikerisht kur erdhi ai moment, Thaci nuk dha
nje pergjigje direkte. Kjo i dha mundesine ministrit
te jashtem italian Lamberto Dini, i cili edhe
me pare kishte reaguar ashper kunder UCK-se,
te sulmonte shqiptaret.Dini i beri hapur presion
Thacit te pranonte marreveshjen, bile duke hequr
dore edhe nga kerkesa per referendum per pavaresine.
Kjo ishte e pandershme, shkruan Ollbrajt, pasi
ne i kerkonim kosovareve te vononin, por jo
te hiqnin dore nga aspiratat e tyre per pavaresi¡¨.
Serish dhe serish Lamberto Dini i beri presion
Thacit te pergjigjej po ose jo, per nje propozim
qe natyrisht ai nuk mund te pranonte. Si rezultat
Thaci as e refuzonte marreveshjen, por as nuk
jepte nje pergjigje direkte. Koleget e tij te
delegacionit shqiptar, qendronin te palevizur
si statuja; Surroi qe e ndjente se nuk i takonte
te fliste, Rugova se ky ishte stili i tij¡¨,
Qosja qe mendonte se Thaci po bente gjene e
duhur.
Medlin Ollbrajt heq kufjet dhe i perplas ne
tavoline.Shqiptaret me kishin premtuar nje pergjigje
pozitive, dhe zhvillimet e mevonshme provuan
se ata e mbajten fjalen, por nderkohe demi ishte
bere, kujton Ollbrajt.Per momentin Milloshevici
nuk ra ne grep.
Bisedimet shtyhen edhe per tre dite te tjera.
Tani jo vetem Thaci, por edhe nje pjese e madhe
e delegacionit shqiptar nuk ndjehej komod me
kohen e madhe qe avokatet e Grupit te Konktaktit
kishin shpenzuar me serbet. ¡§Shqiptaret
po degjonin gjithnje e me shume njerez jashte
keshtjelles qe u thonin te mos na besonin ne.
Ata ndruanin se gjuha me te cilen ishte shkruar
marreveshja, largonte gjithnje e me shume aspiratat
per pavaresi, nderkohe qe nuk kishte asnje pike
vullneti per te pranuar carmatimin¡¨,
shkruan Ollbrajt. ¡§Nje faktor qe
ndikoi negativisht ishte dhe ai se francezet
nuk lejuan oficere te NATO-s ne keshtjelle,
qe mund t¡¦u shpjegonin shqiptareve
detaje te planit ushtarak te Aleances per Kosoven¡¨.
Ne te kundert, brifingu ushtarak u drejtua nga
nje avokat i Grupit te Kontaktit dhe nje oficer
amerikan, qe kishte arritur te fuste vjedhurazi
ne keshtjelle, uniformen e tij ushtarake. Gjenerali
Klark fluturon nga Brukseli dhe informon delegacionin
shqiptar ne nje baze te NATO-s jashte Rambujese,
se vendosmeria e NATO-s per te marre ne dore
sigurine e Kosoves pas nenshkrimit te marreveshjes,
tashme ishte e pakthyeshme. ¡§Ne
nxitem qeverine e Shqiperise dhe shqiptare nga
e gjithe bota qe t¡¦i komunikonin
delegacionit, mbeshtetjen e tyre per marreveshjen,
pervecse pervesha menget dhe u mora vete, personalisht
me ta¡¨, shkruan Ollbrajt.
Rezultati ishte progres i dukshem. Keshtu ndersa
te shtunen ne darke, nente pjesetare te delegacionit
ishin kunder, te henen i vetmi qe kundershtonte,
ishte Hashim Thaci. ¡§Problemi me
te veshtiresohej, pasi nuk ishte e lehte te
diskutoje ne detaje problemin, kujton Ollbrajt,
¡§ishte e qarte se pavendosmeria
e tij nuk ishte rrjedhoje e ideologjise, apo
e presionit te anetareve te tjere te delegacionit.
Ai thjesht po ruante kurrizin e tij. UCK nuk
ishte nje organizate monolite. Ne gjirin e saj
kishte shperthyer nje lufte per pushtet mes
komandanteve te saj dhe figurave te erreta qe
e financonin me arme dhe para. Kjo shpjegonte
telefonatat pa fund ne celular te Thacit dhe
ndihmesve te tij¡¨, shkruan Ollbrajt.
Te vetmit qe i tha dicka ishte Xhejms Rubin,
me te cilin Thaci kishte vendosur nje lidhje
te vecante. ¡§Ai i tha Xhejmit se
kishte frike per jeten e tij¡¨, kujton
Ollbrajt ne librin e saj Madam Secretary.
Per Sekretaren e Shtetit fillon ndeshja e veshtire
personale me personalitetin e liderit politik
te UCK. Fillimisht i thote se ai kishten nje
potencial te madh per te qene lider, pastaj
kur shihte se kjo nuk i ecte, e kercenonte se
SHBA dhe NATO nuk do te sulmonin ushtarakisht,
pa firmen e shqiptareve mbi marreveshje. ¡§Thaci
m¡¦u pergjigj se qellimi i vetem
pse luftonte UCK, ishte pavaresia dhe se nuk
ishte e lehte te hiqej dore prej saj. Une i
thashe se jo domosdoshmerisht po i kerkohej
nje gje e tille, porse shqiptaret duhet te beheshin
realiste. Marreveshja ishte per tre vjet dhe
se Milloshevici ishte problemi i vertete. Por
kjo mund te ndryshonte deri atehere. Ky eshte
shansi Juaj. Merreni se ndoshta kurre nuk do
te keni me tjeter¡¨. Thaci i prekur,
me lot ne sy, jep pergjigje negative.
Thaci, Demaci dhe ¡§rrengu¡¨
i Rubin
E hena mbetej dita e fundit dhe Grupi i Kontaktit
kishte vene afat oren tre te pasdites. Sekretarja
e shtetit konstaton se gjendja po behej e padurueshme
edhe nga sjelljet e anetareve te delegacioneve,
qe duket u kishte pelqyer klima dhe vera ne
keshtjelle. ¡§Dikush ne dreke, bile
u ankua se perse nuk u kishin sjelle pjaten
me djathera¡¨, kujton ajo. Pasi vlereson
se cili mund te ndikonte UCK-ne, Medlin Ollbrajt
merr ne telefon Adem Demacin. ¡§Ai
ishte nje nacionalist i vjeter kosovar dhe radhitej
mes atyre qe i benin presion Thacit, te mbante
linjen e ashper. ¡§Kur e mora ai
ishte ne Slloveni. I kerkova te inkurajonte
Thacin te pranonte marreveshjen¡¨,
kujton e zemeruar Ollbrajt. E zemeruar pasi
Adem Demaci reflektoi ndoshta momentin me arrogant
ne qendrimin shqiptar perballe diplomacise amerikane.
Ai i thote asaj se nuk mund te binte dakort,
pa u takuar personalisht me te dhe e fton zonjen
Ollbrajt te vije e ta takoje ate ne Slloveni:
¡§Une i thashe se negociatat po vazhdonin
prej dy javesh dhe se afati mbaronte pas pak
oresh. Ju ftoj te inkurajoni Thacin te pranoje
marreveshjen. Nese nuk e beni kete, kjo do t¡¦ju
ndjeke si fantazem ne vitet qe vijne, ndersa
do te shihni shqiptaret te vriten cdo dite e
me shume¡¨.
Por Demaci ka ruajtur qetesine: ¡§Zonja
Olbrajt, ne vleresojme perpjekjet tuaja, por
nuk na nxiton asgje. Nese eshte e nevojshme
te vriten tridhjete mije shqiptare, keshtu qofte,
por nuk mund te ulim armet vetem per premtime.
Asnjehere nuk do te heqim dore nga endrra per
te qene te lire¡¨. ¡§Une
i thashe se marreveshja nuk parashikonte heqjen
dore nga kjo enderr dhe se shqiptaret duhet
ta rrembenin kete mundesi paqeje. Thojini Thacit
se marreveshja ka mbeshtetjen tuaj¡¨,
kujton Ollbrajt. Por ¡§baca¡¨
i pergjigjet shkurt: ¡§Kjo, nuk eshte
e mundur¡¨. Ollbrajt perplas telefonin
me zemerim. ¡§Ishte nga telefonatat
me te tensionuara te jetes time¡¨,
kujton ajo.
Megjithate duket se te frustruar me Thacin,
kishte edhe brenda delegacionit shqiptar, shumica
e te cileve tashme dukeshin te bindur se marreveshja
ishte favorizuese dhe se do te merrte mbeshtetjen
e shumices se kosovareve. Ndersa po afrohej
frikshem ora tre e pasdites, Thaci ende ishte
problem, por Veton Surroi, ¡§ministri
i jashtem¡¨ i delegacionit, mori situaten
ne dore, duke propozuar nje deklarate te shkurter,
ne te cilen te thuhej se delegacioni ishte dakort
me marreveshjen dhe se do ta nenshkruante pas
dy javesh, pasi te konsultohej me popullin e
Kosoves. Ndersa Surroi dhe te tjeret punonin,
situata u tensionua pasi Thaci nuk binte dakort
me tekstin dhe ndryshimet sipas te versioneve
nga shqip ne anglisht. Surroi thote se teksti
mund te arrihej vetem nese Thaci bindej te linte
dhomen per disa minuta. Juristi i pales amerikane
Xhim O¡¦brejen propozon se e vetmja
menyre, qe ai ta bente ate, ishte nese e therriste
Xhejms Rubin. Keshtu ndersa Xhim dhe Hashimi
shkojne te kerkojne Xhejmsin ¡V i cili
natyrisht nuk gjendej se nderkohe ishte ne konference
shtypi ¡V Veton Surroi thote se deklarata
tashme ishte gati dhe se Thaci duhej, per t¡¦i
vene firmen. Nderkohe Thaci sapo kishte gjetur
Rubin dhe kishte nisur me te, nje bisede per
filmat dhe Hollivudin, kur ndjeu ta terhiqte
prej krahu O¡¦brejen. ¡§S¡¦na
dhate kohe as per nje cigare¡¨, ankohet
Rubin. Por ne fakt kohe nuk kish. Ishin momente
historike. Megjithe nje perpjekje finale te
Thacit per te ndryshuar dicka ne tekst, tashme
kokeforti ishte Surroi. Deklarata u nenshkrua
edhe prej tij dhe iu dorezua ministrave te jashtem
te Grupit te Kontaktit. Xhejms Rubin nxitoi
te bente lajmin publik.
Paqja, zgjedhja e shqiptareve
Keshtu megjithe perplasjet, kthimet prapa ne
u larguam nga Rambuje, pasi realizuam shumicen
e gjerave qe donim¡¨, kujton Ollbrajt.Tashme
pak a shume ja kishim arritur te bashkonim delegacionin
shqiptar dhe kishim nje vizion me te qarte se
si do te dukej ne te ardhmen nje Kosove demokratike.
Shqiptaret u grinden dhe hezituan, por ne fund,
zgjodhen paqen¡¨, perfundon ajo.
Per dy jave Thaci u soll neper male dhe baza,
duke shitur marreveshjen tek komandantet e UCK-se.
Ai u rishfaq pas dy javesh, pak para rifillimit
te negociatave ne Paris, ne 15 mars, duke iu
bashkuar delegacionit. Aty ata firmosen zyrtarisht
ne nje ceremoni qe zgjati me pak se pese minuta,
qe u bojkotua nga delegacioni jugosllav dhe
negociatori rus. Brenda tete diteve zhvillimet
ishin dramatike. CIA njofton per fillimin e
operacionit perfundimtar serb ne Kosove. Diplomacia
amerikane filloi aktivitetin ne Uashington per
te bindur parlamentin ne Capitol Hill, te mbeshteste
nderhyrjen ushtarake ne Kosove. Ne 19 mars ekipi
i politikave te jashtme takon presidentin Klinton.Po
shihja syte e trishtuar te presidentit. I thashe
se reagimi ndaj Milloshevicit ishte ceshtje
kohe. Ndoshta ne Maqedoni, apo serish ne Bosnje.
Kete lufte po e zgjidhte Milloshevici dhe nuk
mund te lejonim qe ai ta fitonte ate. Klinton
bie dakort, publikisht para kamerave thote:
¡§Me diktatoret e Ballkanit, nese
heziton, u jep atyre licensen per te vrare¡¨.
Nje perpjekje e fundit e Hollbruk ne Beograd,
deshton, ndaj ai urdherohet te largohet per
ne Uashington. Al Gore njofton kryeministrin
rus Primakov, i cili po udhetonte per nje vizite
zyrtare ne Uashington, per fillimin e sulmeve
te NATO-s, premieri rus i terbuar urdheron avionin
mbi Atlantik, te kthehej drejt Moskes. Pak ore
me vone, ne mbremjen e 23 marsit 1999, Sekretari
i Pergjithshem i NATO-s Havier Solana, urdheron
Gjeneralin Klark, te nise operacionet ushtarake,
dhe luften e dyte ne historine e Aleances se
Atlantikut te Veriut.
Ishte mesnate, kur e lodhur, mberrita ne shtepi
dhe hapa tv qe te ndiqja lajmet. Kur po pergjumesha,
shkruan Ollbrajt, me ra telefoni i shtepise.
Ishte Presidenti Klinton. Me tha ne fund se
Shtetet e Bashkuara po benin nje gje te drejte.
Po zoti president, i thashe, po bejme nje gje
te drejte¡¨.