Dossier
Premtimet mashtruese të Stalinit
Robert Emmet Shervood: Fshehtësitë
e luftës të Shtëpisë së
Bardhë
SHBA-ja superfuqi botërore!
Stalini tha se Bashkimi Sovjetik assesi nuk
e ka ndërmend të përzihet në
punët e brendshme të Polonisë,
se në Poloni do të vendoset një
rend parlamentar, i ngjashëm me atë
në Çekosllovaki, në Belgjikë
dhe në Holandë, dhe se është
e pakuptimtë çfarëdo bisede
për atë se gjoja Bashkimi Sovjetik
po dëshiron ta sovjetizojë Poloninë.
Tha se edhe prijësit polakë, disa
prej të cilëve janë komunistë,
janë kundër sistemit sovjetik, sepse
populli polak nuk i do kolhozet dhe format e
tjera të sistemit sovjetik. Në këtë
aspekt, prijësit polakë kanë
të drejtë, sepse sistemi sovjetik
nuk është mall për eksport, por
duhet të zhvillohet brendapërbrenda,
në bazë të shumë kushteve,
nga të cilat asnjë nuk ekziston në
Poloni. Tha se Bashkimi Sovjetik vetëm
dëshiron që Polonia të mos ndodhet
në situatë tia hapë dyert
Gjermanisë e, për tu penguar
kjo, ajo duhet të jetë e fuqishme
dhe në të duhet të qeverisë
rendi demokratik. Stalini tha pastaj se, para
të kalojë në theksimin e propozimeve
praktike për zgjidhjen e këtij problemi,
dëshiron të japë vërejtjet
e veta në deklaratat e z. Hopkins lidhur
me interesat e ardhshme të Shteteve të
Bashkuara në botë. Tha se, deshën
o nuk deshën, Shtetet e Bashkuara janë
supërfuqi botërore dhe, për këtë
shkak, ato duhet të interesohen për
ngjarjet në tërë botën.
Jo vetëm kjo, por edhe lufta e kaluar dëshmoi
se pa intervenimin e Shteteve të Bashkuara
nuk do të mund të thehej Gjermania
dhe këtë e tregojnë ngjarjet
që kanë ndodhur në tridhjetë
vjetët e fundit. Në të vërtetë,
Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë
më shumë se çdo shtet tjetër
në botë të jenë superfuqi.
Prandaj, ai ua njeh Shteteve të Bashkuara
plotësisht të drejtën që,
si superfuqi botërore, të marrin pjesë
në zgjidhjen e problemit të Polonisë.
Gjithashtu thekson se interesat sovjetike në
Poloni assesi nuk i përjashtojnë interesat
e Britanisë së Madhe dhe të Shteteve
të Bashkuara. Z. Hopkins përmendi
aksionin e njëanshëm sovjetik në
Poloni dhe përkitazi me këtë
foli për disponimin e opinionit amerikan.
Çështë e vërteta,
Qeveria sovjetike ka ndërmarrë një
aksion të njëanshëm, por ishte
e detyruar ta bënte këtë. Stalini
tha se Qeveria sovjetike e pat njohur Qeverinë
në Varshavë, për më tepër
edhe lidhi një marrëveshje me të,
mu në kohën kur aleatët nuk e
pranonin fare. Nuk ka dyshim se ato vërtet
ishin akte të njëanshme dhe do të
kishte qenë mirë që ato të
mos kishin ndodhur kurrë, por qëndron
gjithashtu edhe fakti se aleatët nuk i
mirëpritën fare. Ai aksion ishte i
nevojshëm për shkak të pranisë
së trupave sovjetike në Poloni dhe
assesi nuk mund të pritej që aleatët
të merreshin vesh me Poloninë. Logjika
e luftës kundër Gjermanisë impononte
që të sigurohej prapavija e ushtrisë
sovjetike, ndërsa Armata e Kuqe pati edhe
shumë më herët levërdi të
mëdha nga Komiteti i Lublinit, prandaj,
mu nga ky shkak, Qeveria sovjetike ndërmori
ato aksione. Tha se do të ishte në
kundërshtim me praktikën sovjetike
që të vendoset administrimi sovjetik
në territore të huaja, sepse kjo do
të kuptohej si okupim dhe nuk do të
ishte në pajtim me vullnetin e popullatës
lokale. Për këtë shkak është
dashur gjithsesi që në Poloni të
vendoset administrimi polak, dhe kjo ka mundur
të arrihet vetëm me ato elemente që
kanë ndihmuar Armatën e Kuqe. Tha
që dëshiron të theksojë
faktin se të gjitha këto masa u ndërmorën
pa kurrfarë dëshire që të
eliminohen apo të përjashtohen aleatët
rusë nga kjo. Por, që ai duhet të
theksojë se aksioni rus në Poloni
ishte shumë më i suksesshëm se
aksioni britanik në Greqi, dhe se rusët
në asnjë mënyrë nuk është
dashur të ndërmarrin aso veprimesh
që u desh të ndërmarrin britanikët
në Greqi. Stalini pastaj kaloi në
elaborimin e propozimeve të tij për
zgjidhjen e problemit të Polonisë.
Mareshali Stalin tha se mendon që së
pari do të duhej analizuar çështjen
e përbërjes së qeverisë
së ardhshme të unitetit kombëtar.
Tha se, në qeverinë aktuale polake,
ka tetëmbëdhjetë a nëntëmbëdhjetë
ministri, dhe do të duhej ti jepeshin
katër a pesë resorë përfaqësuesve
të grupeve të tjera (politike) polake,
që ndodhen në listën të
cilën e kanë paraqitur Britania e
Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. (Në këtë
moment Molotovi i pëshpëriti diç
Stalinit, i cili pastaj tha se mendoi të
thotë katër e jo pesë resorë
në qeveri). Tha se mendon që polakët
e Varshavës nuk do ti pranonin më
shumë se katër ministra nga grupet
e tjera demokratike. Shtoi se do të mundnim,
nëse kjo duket bazë e mirë, të
kalojmë tash në shqyrtimin e asaj
se cilat personalitete do të mund të
zgjedheshin për ata resorë. Tha se
vetëkuptohet që ato personalitete
duhet të jenë të disponuara miqësisht
ndaj BRSS-së dhe aleatëve. Shtoi se
ka qenë i propozuar Mikolajçiku
dhe mendon se ai është i pranueshëm,
prandaj tash shtrohet pyetja se kush tjetër
të zgjedhet pos Mikolajçikut. E
pyeti z. Hopkinsin se a do të dëshironte
të hynte në qeveri profesori Lange.
Propozimi rus që liderët polakë
ta vizitojnë Moskën
Z.Hopkins u përgjigj se dyshon që
mund të bindet profesori Lange, i cili
është shtetas amerikan, që për
këtë të heqë dorë nga
shtetësia amerikane, por shtoi se ky është,
natyrisht, vetëm mendim i tij personal.
Mareshali Stalin tha pastaj se ndoshta do të
ishte punë e mençur që disa
liderë të Varshavës të ftoheshin
tash në Moskë për të dëgjuar
se çka thonë ata lidhur me këtë
dhe të marrim vesh diç më shumë
për vendimet e tyre. Tha se mendon që
më nuk do të kishte kurrfarë
vështirësish po të arrinim ta
zgjidhnim çështjen e përbërjes
së qeverisë së re, sepse tashmë
jemi pajtuar me atë që në Poloni
të mbahen zgjedhjet e lira dhe të
papenguara, porse edhe ashtu është
e qartë që askush nuk e ka ndërmend
të përzihet në punët e popullit
polak. Z. Hopkins tha se i duhet pakëz
kohë të mendojë për propozimet
e mareshalit. Mareshali Stalin tha pastaj se
ekzistojnë tri çështje për
të cilat nuk kanë biseduar ende: 1)
Politika e ardhshme e okupimit të Gjermanisë;
2) Çështja e Japonisë; dhe,
3) Takimi i prijësve të tri shteteve.
Duke u përgjigjur në pyetjen e z.
Hopkins, mareshali Stalin tregoi gatishmërinë
për tu takuar në çdo
kohë, por presidenti dhe kryetari i Qeverisë
nuk i janë përgjigjur ende se a pranojnë
apo jo që takimi të mbahet në
Berlin. Në fund, z. Hopkins tha se mendon
që do të ishte e dëshirueshme
që mareshali Stalin sa më parë
ta kumtonte publikisht se mareshali Zhukov është
emëruar përfaqësues sovjetik
në Këshillin e Kontrollit për
Gjermaninë, meqë kjo është
e nevojshme që ky organ të mund ta
fillojë punën sa më shpejt. Mareshali
Stalin u përgjigj se është i
gatshëm ta bëjë publik emërimin
e mareshalit Zhukov, nesër, pasnesër,
ose kurdo qoftë që dëshirojmë
ne.