Lusim ish
lutetaret e lirise te trojeve tona etnike qe te na
shkruajne per perjetimet e tyre ne lufte...Kjo rubrike
eshte rezervuar per ju te nderuar clirimtare...
Me respekt te madhe RTVZIK.
RRUSTEM HYSENI-Historiani ( 1973-1999)
(Pjesë të shkëputura nga ditari në
dorëshkrim i dëshmorit Rrustem Hyseni
(Historiani)
10.3.'99-21 e 30
Në luftë ndodh gjithçka, madje dhe
vdekja. Këtë llogaris edhe për veten
time. Andaj e lë ,,amanet" që ky ditar
t'u bie në dorë shoqërisë së
studimeve. Përmes këtij ditari, edhe i vdekur,
të bisedoj, në një fare
mënyre, me shoqërinë. Tung! Tung!
1.4'99, ora 11:00
Derisa po shënoja ngjarjet e ditës së
djeshme, në drejtim të pozicioneve
tona ranë 3 granata të njëpasnjëshme.
Këto granata erdhën si rezultat i sulmit të
dy ushtarëve tanë që kishin
kryer në Stantërg.
2.4.'99
Në ora 10 e 50 përmbi Bare, gjegjësisht
kazermë, fluturoi një aeroplan
ushtarak i shkieve. Unë me disa shokë ishim
në postë. Personalisht isha duke
shkruar një poezi për dëshmorin Selim
Bislimi.
Menjëherë dolëm te disa shtëpi të
djegura. Unë u ndava prej shokëve dhe
zbrita para fabrike. Derisa rrinim me Jahirin e Behën,
erdhi Hasani nga
Bajgora dhe na njoftoi se nga aeroplani ishte vrarë
Adem Trepça. Me kaq dhe
ai u kthye për Brigadë( 12:00).
Më vonë u mor vesh se është vrarë
edhe një vajzë dhe një burrë nga
Stantërgu.
Ora 3 e 45. Tani sa u kthyem nga rruga. Ishim në
mbrojtje të shokëve të
cilët shkuan për t'i sulmuar shkiet në
shkollë të Tunelit. Ne ishim 5 veta
me minahedhës 60mm dhe Pekate në Rashan (Kozirogë).
Erdhëm para tyre pasi që
nuk pati nevojë për ndihmën tonë.
Dhe, sipas marrëveshjes, ne në kohën
e
caktuar mund të ecnim.
3.4.'99
Në ora 9:00 u zgjova. Menjëherë u interesova
nëse kishin ardhur shokët nga
aksioni. Ata kishin ardhur dhe ishin në gjumë,
andaj nuk bisedova me ta.
Sot është ditë e vranët, me mjegull
dhe po bie ngapak shi. Sa i përket
luftës ende është qetë.
Më vonë shokët e aksionit u zgjuan. Ata
kishin kaluar shumë mirë dhe kishin
kryer aksionin me sukses. Rreth orës 13:00 shkiet
për më tepër se gjysmë ore
granatuan pozicionet tona dhe të Melenicës.
Ne nuk ua kthyem. Në mbrëmje,
pas orës 19:00, komandanti na radhiti dy skuadrat
e para dhe në këmbë shkuam
në Bajgorë, përkatësisht në
shkollën e bombarduar nga aeroplani serb. Në
fillim ushtruam marrjen e objektit dhe më pas që
të gjithë hymë dhe pamë
masakrën që kishte bërë aeroplani.
Xhamat ishin thyer. Në shumë vende ishte
pllaka e shpuar. Ajo që më së shumti
më tronditi ishte gjaku i të ndjerit
Adem Trepça. Granata kishte shpuar murin afër
tokës dhe kishte goditur atë
mbi tavolinë, ashtu siç ishin sfungjerat.
Plagën e kishte marrë në kokë.
Edhe në dhomën tjetër shihej gjaku dhe
vendi i plumbit të mitrolozit që kish
goditur një vajzë nga Stantërgu. Ajo
plagën e kishte marrë në zemër.
Përjetimet direkte të këtij rasti na
i rrëfenin Leka, Luli dhe.të cilët
kishin qenë po aty, por që kishin shpëtuar
pa plagë. Me kaq ne u kthyem në
kazermë, kurse komandanti shkoi për në
shtab.
POROSI
Duhet të më dërgohet në shtëpi
ky ditar.
5.4.'99
Rrustem Hyseni
(vazhdon)
|