Shpërndaje në:

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, eurodeputeti slloven, Ivo Vajgl në një intervistë për NOVA ka theksuar se Maqedonia është në një situatë kritike dhe se ajo është në një moment serioz.

Vajgl ka dhënë këtë koment me rastin e largimit të tij nga Shkup, pas përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes politike midis katër liderëve që 5 qershori të jetë data e radhës e zgjedhjeve të parakohshme. “Maqedonia është në një moment kritik në rrugën drejt Bashkimin Evropian, dhe se ky është një shans serioz dhe ndoshta i fundit për Maqedoninë për t’iu afruar më pranë BE-së. Nga besueshmëria e zgjedhjeve dhe zbatimi i marrëveshjes së Përzhinos, varet nëse BE-ja do të japë rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim. Nëse ka grupe të punës, nëse punohet në çështjet programore, është i nevojshëm bashkëpunim nga të gjithë aktorët që janë pjesë e këtij procesi. Atë që për mua është shumë brengosëse dhe paraqet një dëshpërim për mua, është mungesa e gatishmërisë për bashkëpunim”, ka deklaruar eurodeputeti Ivo Vajgl.

Ai ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë garanci se do të vazhdojnë bisedimet për mediat, ndërsa gjithashtu është shprehur i befasuar nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, për iniciativën mundësimin e faljes për veprat penale kundër zgjedhje. Është ky komenti i fundit negativ që jepet nga eurodeputetët. Më herët, edhe Riçard Hovit u shpreh i pakënaqur me zhvillimin e bisedimeve dhe mos pasjen e konsensusit, duke komentuar se vetëm është shtyrë agonia në vend.(INA)