Shpërndaje në:

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur Takime me Diasporën Shqiptare në Kopenhagë. Takimi i parë u zhvillua në Shoqatën Vorca më 20.02.2016. Sic edhe është pritur në këtë tubim folën përpara të pranishmëve Ziadin Sela kryetar i LR – PDSH dhe Vesel Mehmedi kryetar i RDK. Fillimisht të pranishmëve iu drejtua Agon Ferati nënkryetar i LR – PDSH.

Aleanca për Shqiptarët tubimin e rradhës e pati në shoqatën 97 që poashtu gjendet në Kopenhagë. Edhe këtu në praninë e disa bashkaatdhetarëve u mbajtën fjalime nga liderët e Aleancës si dhe u përgjigjën në disa pyetje të bashkatdhetarëve tanë.

Ndërsa tubimi i fundit me diasporën shqiptare në Mbretërinë Daneze u mbajt në qytetin e Ballerupit në shoqatën Zenel Hasani.

rtvzik.com
rtvzik’gmail.com