Shpërndaje në:

Parregullsitë për të cilat akuzohet Edmond Temelko, i cili sot u arrestua dhe u soll në gjykatë, i përpunoi edhe Alsat M. Ja një rikujtim çfarë flasin banorët e Pustecit mbi atë, kur dhe si kanë votuar dhe kush i ka udhëzuar për këtë. Atëherë Temelko u përpoq ta shmang kamerën e TV Alsat M.

Pikërisht para një muaji, ekipi i Alsat M ishte në Pustec. Atje nga banorët dëgjuam për mashtrimet zgjedhore, për letërnjoftimet e paligjshme dhe rolin kryesor në këtë krim të Kryetarit të komunës Edmond Temelko. Ata para kamerës së Alsat M treguan se si u janë dhënë letërnjoftime në Maqedoni dhe direktivat për kë të votojnë ua ka dhënë personalisht kryetari Temelko.

Alsat-M: Votuat?
Spiro.M:Votova.
Alsat-M: Për kë?
Spiro.M: Për Gruevskin.
Alsat-M: Ju jeni shtetas i Shqipërisë apo Maqedonisë?
Spiro.M: I Shqipërisë.
Alsat-M: Dhe si votuat? Si votuat atëherë në Maqedoni?
Spiro.M: Çfarë di unë, ja maqedonasit kanë të drejtë vote. Kështu thanë.
Alsat-M: Dhe ju dhanë letërnjoftim?
Spiro.M: Letërnjoftim, po më dhanë dhe votuam.
Alsat-M: Kush jua dha?
Spiro.M: Kush na dha, komuna e Resnjës.
Alsat-M: Dhe ku evidentoheni ju si banor? Në Shkup, në Resnjë, ku?
Spiro.M: Në Kërçovë.
Alsat-M: Dhe ku votuat?
Spiro.M: Në Kërçovë.

Spiro.T: Ne votuam për partinë nga e cila kemi mbështetje. Për VMRO-në.
Alsat-M: Në cilin qytet?
Spiro.T: Në Resnjë.
Alsat-M: Dhe kur ua dhanë?
Spiro.T: Atëherë para votimit.
Alsat-M: Atje në Resnjë?
Spiro.T: Në Resnjë.
Alsat-M: Dhe kush ua dha?
Spiro.T: Ata nga punët e brendshme.
Alsat-M: MPB?
Spiro.T: MPB-ja.

Alsat-M: Për kë votuat?
Bozhana.M: Për Nikollën. Votuan për Nikolla Gruevskin.
Alsat-M: Po, kush ju tha atyre?
Bozhana.M: Kush ju tregoi? Kryetari i komunës kush tjetër do të thotë.

Banorët e Pustecit për herë të parë u shfaqën në zgjedhjet në Maqedoni në vitin 2013. Nga atëherë numri i tyre në zgjedhje vazhdimisht rritej. Kryetari komunës Temelko ka kthyer komunën në pashallëk të tij, kështu që fjala e tij atje është e pakthyeshme. Në këtë u siguruam edhe ne, kur në vend të mirëpritjes dhe deklaratës, ai me nervozizëm na u vërsul.

Edmond Themelko: Për çfarë të jap deklaratë? Për letërnjoftimet?
Alsat-M: Për çfarëdo, si jetojnë njerëzit në Pustec?
Edmond Themelko: Abe ju nuk keni ardhur për këtë.
Alsat-M: Si nuk kemi ardhur.
Edmond Themelko: E di përse keni ardhur dhe i provokoni njerëzit në lidhje me atë. Për votimin.
Të bëni një kontribut, ti shkojë dikujt në favor, për atë atje që ju ka dërguar. Kjo nuk shkon ashtu.
Alsat-M: Askush nuk na ka dërguar.
Edmond Themelko: Nuk është mirë.
Alsat-M: Na thoni ju, na jepni një deklaratë.
Edmond Themelko: Nuk kemi çfarë të themi.

Temelko ka mandatin e tretë si kryetar i Komunës së Pustecit. Ka shtetësi të dyfishtë. Ai ka një shtëpi në Pustec dhe një në Resnjë. Është i dyshuar për parregullsi zgjedhore në Maqedoni.

Maja Jovanovksa

********

Prokuroria Speciale Publike, ka lëshuar urdhër arresti për kryetarin e Bashkisë minoritare të Pustecit në Korçë, Edmond Themelko.

Themelko është vënë në pranga sot në qytetin e Manastirit nën akuzën për manipulim zgjedhjesh.

Themelko bashkë me disa zyrtarë tjerë të lartë të vendit u arrestuan në kuadër të operacionit ‘Titanik’. Ato akuzohen për manipulime të procesit zgjedhor, ryshfet në këmbim të votës dhe shkelje të të drejtës për të votuar.