Shpërndaje në:

Prokuroria Speciale ka ngritur padi kundër ish ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministrit për transport dhe lidhje, Mile Janakievski, për “orgamnizim kriminel” për vjedhje zgjedhore. Vendimin e kanë kumtuar në pres konferencë për media.

 

Rasti i parë për të cilin Prokuroria Speciale Publike (PSP) hapi procedurë hetimore është “Titanik”, ndërsa ka të bëjë me veprat lidhur me zgjedhjet, njoftoi sot prokurorja publike speciale Katica Janeva.

Prokurorja Fatime Fetai në konferencën për shtyp të PSP-së theksoi se është hapur procedurë hetimore për shoqërim kriminal, shkeljen e të drejtës zgjedhore, rryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatën zgjedhore në vitin 2012. Citoi se ministrat e Punëve të Brendshme, të Transportit dhe Lidhjeve dhe sekretari i qeverisë së atëhershme, si dhe persona të tjerë, e kanë shfrytëzuar ndikimin dhe në shkallë lokale dhe shtetërore kanë krijuar grup për kryerjen e veprës penale, që të mundësojnë fitore të një partie të caktuar politike në zgjedhjet.

Prokuroria speciale sot parashtroi kërkesë për arrestimin e tetë personave, por nuk saktësohet se për cilët bëhet fjalë. Një person tashmë është arrestuar dhe është nxjerrë para gjykatës.