Shpërndaje në:

BDI ka komentuar për Televizionin Telma dëshminë e ish-shefit të shërbimit sekret Slobodan Bogoevski se krerët më të lartë të kësaj partie Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri kanë pranuar 5 milionë euro mito nga kompania e telefonisë celulare “Magjar Telekom”.

Sipas BDI-së, dëshmia është e ndërtuar në ngjarje dhe rrethana jo-ekzistente.

“Kjo është një e pavërtetë absolute e cila aktualizohet si pjesë e fushatës kampanjës me gënjeshtra dhe përralla që kanë për qëllim zgjedhjet e parakohshme të vitit të ardhshëm. Avokatët që nesër do të shqyrtojnë materialet dhe të paraqesin paditë e duhura”, ka reaguar BDI.

Bogoevski në dëshmi të lëshuar nga gjykata e Nju Jorkut thotë se manjati grek Kondaminas, përveç ish-kryeministritVllado Buçkovski, pesë milionë euro nëpërmjet një ndërmjetësi në Tetovë i ka dhënë Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit.

Më parë, edhe ish-kryeministri Buçkovski u përgjigj se dëshmia e Bogoevskit është tendencioze dhe e rreme.