Shpërndaje në:

Intervistë me Petra Kamerevert – anëtare e PE-së nga Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve.Shikuar  nga perspektiva e sotme, gjithsesi duke i marrë parasysh ngjarjet në vend, krizën politike, përgjimet në nivel masiv, dobësitë sistemore, Maqedonia dhe BE-ja nuk ju duken si histori e largët.

“Mendoj se rruga në të cilën duhet të ecë Maqedonia është shumë e largët, shihet përparim i vogël. Komisioni në raportin e fundit doli me fjalë të qarta, mendoj se para së gjithash në fushën e legjislaturës, por edhe në fushën e të drejtave demokratike, të lirisë së mediave. Viteve të fundit është arritur një përparim i vogël, por duhet bërë edhe shumë, kështu që kam frikë se rruga drejt BE-së është shumë e largët, e me gjasa edhe e vështirë.”, u shpreh Petra Kamerevert – anëtare e PE-së nga Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve

Përmendët pjesën demokratike. Maqedonia në një periudhë të shkurtër mori raporte jashtëzakonisht të ashpra kritike nga Brukseli për gjendjen me demokracinë. Përmendët se janë mediat dhe demokracia, mirëpo ato janë pesë fusha, siç janë përgjimi i komunikimeve gjyqësore, prokuroria, mbikëqyrja nga trupat e pavarura, zgjedhjet dhe media. Këto janë segmente, një pjesë e të cilave janë mbuluar nga Komiteti për liri qytetare dhe drejtësi si dhe punë shtëpiake të Parlamentit Evropian ku ju jeni zëvendës- anëtare. Çfarë mendoni për këtë pako të vërejtjeve për Maqedoninë?

“Mendoj se për momentin nevojitet të zbatohet marrëveshja e 2 qershorit, të formohet qeveri kalimtare me çka do të krijohen kushte për zbatimin e zgjedhjeve. Afera me përgjimet duhet urgjentisht të zbardhet, këtu prokuroria publike duhet të jetë aktive sepse kjo situatë nuk i takon një shteti demokratik. Duhet të ndiqet dhe dënohet në mënyrë përkatëse ndërsa e drejta zgjedhore duhet të bëhet në atë mënyrë ku do të ketë lista të rregullta dhe korrekte dhe gjithë ato që kanë të drejtë të votojnë dhe të votojnë vetëm ata që janë qytetar të R. së Maqedonisë. Nuk guxojnë të ndodhin manipulime të sërishme të zgjedhjeve. Sa më shumë që zgjatë procesi i krijimit të qeverisë kalimtare, përfshirë edhe opozitën, do të jetë gjithnjë e më vështirë të krijohen kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta. Dhe të krijohen kushte deri në prill që do ofrojnë mbajtjen e zgjedhjeve të drejta. Ne në Parlamentin Evropian, sigurisht edhe në Komision, do e kemi kujdes për këtë dhe do angazhohemi për plotësimin e sa më të shpejtë të kushteve”,u shpreh Petra Kamerevert – anëtare e PE-së nga Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve

Arsimi gjithashtu është pjesë e punës suaj si deputete. Maqedonia në periudhën e kaluar u ballafaqua me një sërë protestash, si në shkollat e mesme ashtu edhe studentëve, shkak për këtë ishte implementimi i reformave të përshpejtuara. A kishit mundësi që gjatë qëndrimit tuaj, më mirë t’i shqyrtoni bazat e arsimit këtu dhe a lëvizin ato drejtë standardeve evropiane?

“T’ju them sinqerisht isha e shastisur nga situata dhe më habitë se si qeveria nuk ka strategji për krijimin e një sistemi të mirë arsimor. Mendoj se është e patjetërsueshme në shoqëri demokratike, kur bëhen reforma të kyçen ata që kanë të bëjnë me reformat. Duhet të diskutohet me ata subjekte dhe të gjenden zgjidhje të mira. Mendoj se politika arsimore është detyrë kryesore e një shoqërie. Isha e befasuar kur dëgjova në një vend kaq të vogël ka 19 universitete, mendoj se nuk është e koordinuar dhe mendoj se edhe në këtë kuptim Maqedonia duhet të punojë shumë. Sa i përket sistemeve duale, për arsimin e mesëm profesional, sistem për arsim profesional jashtë universiteteve për të rinjtë dhe studentët, që mos duhet të studiojnë, e pastaj ta braktisin vendin, sepse kjo në afat të gjatë i bën dëm vendit, nëse të rinjtë largohen që të punojnë në një vend tjetër në Evropë,” deklaroi Petra Kamerevert – anëtare e PE-së nga Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve