Pritëm tokë e Arbrit, pritëm se do vij
Është më mirë të vdesësh më këmbë sesa të jetosh më gjunjë.
Shqiptarë! 28 Nëntori 2012 le t`ju bashkojë si asnjëherë dhe le të shkëlqejë dhe rrezatoj Shqipëria ime – dhe e juaja.
Nga Aurel Dasareti, Arizona (ekspert i shkencave psikologjike – ushtarake).Shqiptari ka nevojë për një sistem shoqëror brenda të cilit të zërë vendin e vet dhe të ketë, bashkë me të tjerët, marrëdhënie relativisht të përcaktuara dhe të mbrojtura nga vlera dhe pikëpamje përgjithësisht të pranuara. Në të kundërt, në shoqërinë moderne industriale janë fshirë pikërisht traditat, vlerat e përbashkëta dhe lidhjet shoqërore personale, të çiltra, me të tjerët. Njeriu – masë i kohës moderne është vetëm dhe i izoluar, edhe pse bën pjesë në një turmë; nuk ka bindje që të ndajë me të tjerët, por vetëm slogane e ideologji që përfitohen nga mjetet e komunikimit. Me të tjerët ka të përbashkët vetëm interesa, shpesh të papajtueshme dhe preokupimin për paratë.
Çdo pëllëmbë e tokës arbërore është e larë me gjakun e atyre që gjatë historisë u përpoqën ta mbrojnë atë. Na pushtuan dhe masakruan turqit, grekët, serbët, “maqedonët”, malazezët …Dhe, barbarët nuk respektuan asnjë rregull luftarak, human dhe civilizues…Vetëm në luftën e fundit të Kosovës, terroristët serb vranë, masakruan dhe ekzekutuan më tepër se 12.600 civil shqiptarë dhe 2.400 luftëtarë të UÇK-së. Rrëmbyen mbi 3.000 civil ku pas luftës një pjesë e tyre u gjet nëpër varrezat masive në Serbi. Janë zhdukur rreth 5.000 njerëz. U përdhunuan 20.000 femra shqiptare. Dogjën 1.100 fshatra, dogjën dhe shkatërruan 200.000 shtëpi, banesa, shkolla, lokale afariste, fabrika, biblioteka, monumente kulturo-historike, objekte kulturore, fetare, shkencore etj.
Lufta është një konflikt i armatosur midis dy ose më tepër palëve, për shembull ndërmjet shteteve, grupeve të popullatës, fiseve etj. Definicioni i saktë se kur mund të quhet luftë një situatë e tensionuar konflikti ose një përleshje e armatosur, ndryshon sepse kjo varet edhe prej të drejtës ndërkombëtaredhe retorikës politike. E kundërta e luftës zakonisht quhet paqe.
Lufta si një përleshje e armatosur ndërmjet grupeve, duket të jetë diçka që ndodhë në intervale të rregullta atje ku ka njerëz, dhe sipas Platonit është kjo një domosdoshmëri që ne të zhvillojmë një civilizim;njerëzit patjetër të marrin pasuritë e ndryshme prej tjetrit. Për shkak se lufta praktikisht gjithmonë çon në shkatërrime dhe dëme të mëdha materiale si dhe vuajtjet njerëzore, pikëpamjet se lufta është e domosdoshme për një shoqëri, është shumë e kontestuar.
Forca fizike dhe armët janë përdorur gjithmonë si një instrument force në konflikte mes njerëzve. Një ushtri e organizuar i një ose disa lloji ka qenë për këtë arsye një pjesë e rëndësishme e pushtetit ekzistues të sundimtarëve të një shoqërie. Ushtritë e para, gjinia e këmbësorisë, u krijuan nga qytetet shtete në…Mesopotami. Organizimi dhe strukturat e saja kanë luajtur një rol të madh në luftërat e mëvonshme, si për shembull te forcat shumë të disiplinuara të Perandorisë Romake. Zhvillimit të teknikave efektive dhe mjeteve të dhunës, terrorit, vrasjet masive dhe të vandalizmit, si dhe metodave dhe mjeteve për t`u mbrojtur dhe mbrojtjes së vetvetes kundër gjërave të tilla, u është dhënë prioritet i lartë në shumë kultura dhe civilizime tjera të mëdha. Shkenca ushtarake dhe teknologjia e luftës ka çuar shpesh drejt rrugës së zhvillimit të përgjithshëm teknologjik. Shpikjet të cilat në thelb kanë për qëllim të shkatërrojnë dhe të dëmtojnë sa të jetë e mundur, indirekt kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e shoqërisë; një prej shembujve të panumërt janë kompjuterët që fillimisht janë zhvilluar për të llogaritur rrugën e gjyleve artilerike dhe thyerjen e kodeve informuese gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Konsiderata ligjore përreth luftës
Luftërat janë të rregulluara nga një grup i rregullave ndërkombëtare si për shembull nga Karta e OKB-së, konventat e Gjenevës nga mesi i viteve 1800 e këtej dhe Konventat e Hagës nga rreth 1900 e tutje. Këto kontrolle përfshijnë përveç tjerash: çka quhet luftë, sjelljen ndërmjet veti të palëve ndërluftuese, si duhet trajtuar civilët dhe të burgosurit e luftës dhe llojet e armëve të lejuara.
Disa nga parimet kryesore të rregullave të luftës janë:
• Lufta duhet të jetë e kufizuar për të arritur motivet, synimet politike për fillimin e luftës, (për shembull, kontrollin mbi një territor) dhe se ajo nuk duhet të shkaktojë shkatërrime të panevojshme.
• Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
• Njerëzit dhe pronat që nuk kontribuojnë në luftë duhet të mbrohen kundër shkatërrimit të panevojshme dhe vuajtjeve.
Shkaqet e luftës
Situatat e luftës lindin kur një ose të dyja palët preferojnë për të zgjidhur një konflikt përmes luftës dhe jo me mjete të tjera. Disa nga shkaqet e konflikteve janë më të zakonshme sesa të tjerët. Shembujt janë:
• Rivalitetet rajonale për të dominuar një sipërfaqe
• Konfliktet etnike, mes grupeve të ndryshme etnike
• Konfliktet ekonomike, dmth mbi ndarjen e burimeve të tilla si ujë, vaj kullotje, etj
• Konfliktet fetare
• Konfliktet ideologjike
Para zhvillimit të një lufte shpesh bëhen përpjekje të tjera për të gjetur një zgjidhje, të cilat përpjekje shpesh dështojnë, prandaj rroken armët. Besoj se duhet më tepër të kërkohen mënyra për të krijuar një situatë të favorshme, ku të dyja palët të përfitojnë nga një zgjidhje.
Leave a Reply