Shpërndaje në:

Deputetët shqiptarë, të opozitës dhe mazhorancës, nuk ja prishën rehatinë kryeministrit Gruevski as në seancën e sotme parlamentare e dedikuar për pyetje deputetësh. Përkundër faktit që elektorati i cili ka votuar këta deputetët, pret angazhim më të madh nga ana e tyre, posaçërisht në seanca të këtilla, deputetët shqiptarë sot nuk e panë të rrugës të pyesin qoftë kryeministrin apo ndonjë ministër për temat që i tanojnë shqiptarët. Ato janë të shumta. Kujtojmë deputetët shqiptarët të BDI-së dhe PDSH-së vetëm me 10 çështje për të cilat do të kishin mund të pyesnin Gruevskin dhe ministrat e tij.

1. Rasti i Kumanovës
2. Bisedat e agjentëve me grupin e armatosur
3. Diskriminimi ekonomik në komunat shqiptare
4. Problemet e shumta në arsim
5. Vendbanimet shqiptare pa kanalizime dhe ujë të pijshëm
6. Çështja e gjuhës
7. Përfaqësimi
8. Pajisja me shtetësi
9. Papunësia
10. Regjistrimi i popullsisë

Duke mos parashtruar asnjë pyetje, deputetët shqiptarë i mundësuan kryeministrit Gruevski dhe ministrave të tij, që të promovojnë projektet e VMRO DPMNE-së, përmes pyetjeve që parashtronin deputetët e tyre të cilat në të shumtën e rasteve dukej teksa i lexojnë nga një fletë.
Gazmend Aliu i PDSH-së në vend që të parashtrojë pyetje, akuzoi ministrin e Arsimit Abdilaqim Ademi lidhur me testimin ekstern dhe regjistrimin e nxënësve shqiptarë.

“Çfarë ka bërë ministri i arsimit Abdilaqim Ademi që këtyre nxënësve tu mundësojë regjistrim nëpër shkolla, në gjuhën e tyre amtare. Ne e shohim se deri tani nuk ka bërë asgjë. Ai i lejon që nxënësit shqiptarë ti mbushin paralelet maqedonase, ndërsa të rinjtë dhe të rejat, profesorë të diplomuar shqiptarë të ngelin pa punë, sepse nxënësit shqiptarë nuk munden të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. A ka nevojë që pas gjithë këtyre argumenteve unë ti parashtroj pyetje ministrit shqiptar, Abdilaqim Ademit, jo normalisht”, tha Gazmend Aliu, Deputet i PDSH-së.

Pas këtij fjalimi deputetët e PDSH-së dolën nga salla, ndërsa ata të BDI-së u fokusuan në shtypin ditorë, telefonat e tyre celular dhe bisedat mes vete