Shpërndaje në:

Në Maqedoni akoma ekzistojnë dyshime dhe janë shprehur shqetësime po vazhdojnë përgjimet.Ish-kandidati për president i opozitës maqedonase, Stevo Pendarovski ka hedhur dyshimet në një tribunë të organizuar nga “CIVIL” në Shkup, se ka dëshmi nga opozita se DSK (Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit) ka vazhduar me përgjimet ilegale edhe pas largimit të Sasho Mijallkov, informon INA.

Sipas tij, raporti i zyrtarit të lartë të KE-së, Priebe është më i ashpri deri tani, por Pendarovski nënvizoi se ai do të jetë i vdekur në rast se nuk do të zbatohej. Zyrtari i lartë i opozitës maqedonase theksoi se kriza në Maqedoni është politike dhe juridike, por ai këmbëngul për epilog juridik të krizës për zbardhjen e përgjimeve, sepse në të kundërtën Maqedonia asnjëherë nuk do të jetë një shtet evropian dhe i së drejtës.