Shpërndaje në:

Integristët nuk e japin liderin e tyre Ali Ahmeti dhe nuk do të lejojnë që Zoran Zaev t’ju zgjedh kryetar, ata mes tjerash konsiderojnë që as LSDM dhe as VMRO nuk kan të drejtë ta kontestojnë Kryetarin e zgjedhur legjitim të partisë dhe as të zgjedhin partnerin e koalicionit ne bllokun politik shqiptar.

Kjo është porosia e integristëve deri te lideri opozitar Zaev, i cili deklaroi se nëse fiton në zgjedhje, do të mer në koalicion vetëm funksionarët e “ndershëm” të BDI-së. Me këtë qëndrim Zaev tregon qartë se nuk do të negociojë me BDI dhe PDSH (nëse njëra prej tyre fiton në zgjedhje) nëse përball , në pozitën e kryetarit do të ketë Ali Ahmetin ose Menduh Thaçin, me këtë ai po përzihet në vendimet e partive shqiptare se kush duhet të jet lider i tyre.

Këto qëndrime si dhe kërkesa e Zaevit që BDI duhet ta lëshon Qeverinë kan shkaktuar reagime në BDI.

Lideri opozitar në prezentimet e fundit të audioinqizimeve për funksionarët e BDI-së, nuk mohon se nëpërmjet kërkesës që BDI ta lëshon Qeverinë, ai e kërkon “kokën” e kryeministrit dhe liderit te VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski.

-Me publikimin e inqizimeve të fundit i bëra thirje që të del nga qeveria, por jot të votoj për shpërbërje të parlamentit, sepse nëse voton, jep mesazhin se me Gruevskin kan vendosur që bashkë të shkojn në zgjedhje. Zgjedhjet e tilla do të dështojnë. BDI duhet ta mer at hap. Në BDI ka njerëz të ndershëm. Të ndershmit duhet ta marin at hap – deklaroj Zaev.

Në publikimin e materijaleve të deritanishme, a që kan të bëjnë me BDI-në mes “të pandershmive” është edhe vet lideri Ali Ahmeti, zv.kryeministri Musa Xhaferi dhe funksionarët Artan Grubi, Bujar Osmani, Beqir Asani, Tahir Hani, Blerim Bexheti. Kjo, sipas Zaevit dmth që BDI do të duhet ta ndërron liderin dhe një pjes të funksionarve që të ulet në masë me kryetarin opozitar Zaev.

Zaev edhe pse thotë që nuk është mirë që parakohe të kalkuloj se a do të ulet të negocioj me Ahmetin nëse eventualisht fiton në zgjedhje ai deklaron:

Vetëm me njerëz të ndershëm që nuk janë të përfshirë në atë që ne publikuam si dëshmi mund të ulemi dhe të bisedojmë. Sigurisht të tillë ka shum edhe në BDI – thekson Zaev.

Komentet mes integristëve janë se Zaev ka “rrëshqit”.

-Zaev e arriti të kundërtën. Na bashkoi. BDI është plotësisht e mobilizuar dhe të gjithë janë sikur një, sikur në kohë të zgjedhjeve. Ç’ka mendoi Zaev, se ne do ta duam atë dhe do të jemi kundër Ahmetit – thot një funksionar i BDI-së duke shtuar se nëse deri tani kan pasur ndonjë simpati për të, pas kësaj askush më nuk luan në kartën e LSDM-së.

Funksionar i BDI-së thot se askush nuk ka të drejtë që liderin dhe disa funksionar ti etiketon si të inkriminuar.

-As VMRO-DPMNE, as LSDM nuk kanë të drejtë ta kontestojnë legjitimitetin e kryetarit të BDI-së. Askush nuk ka të drejtë të vendosë me cilën parti shqiptare do të koalicionoj. Njëher ajo ndodhi dhe publiku e pa se çka ndodhi. Partija e cila do të fitoj legjitimitetin nga elektorati shqiptar do të jet pjesë e çdo qeverie. Zaevi duhet ta ket të qartë se ai nuk vendos për kët gjë, ashtu si askush nuk e pyet atë se kush do të jet lideri ynë – thekson një funksionar I BDI-së.