Shpërndaje në:

“Republika e Maqedonisë është viktimë e mosvendoshmërisë së Këshillit Evropian e vendimeve të disave të cilat nuk kanë menduar për pasojat e vendimeve të tyre. Në masë të madhe gjendjet e sotme janë rezultat i mbajtjes së gjatë të Maqedonisë në sallën e pritjes”, ka theksuar presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanovm gjatë sesionit “Tabela evropiane e shahut: Nëse do të mundet, do të jetë një Evropë e tërë dhe e lirë”, që u mbajt në Bratisllavë të Sllovakisë.

Presidenti maqedonas tha se Maqedonia ka marrë gjashtë rekomandime pozitive për anëtarësimnnë BE.

“Në kushte të krizës dhe gjendjeve të këtilla duhet të ketë mënyrë tjetër të sjelljes së vendimeve. Ka mungesë të solidaritetit në pikëpamje të mbështetjes për integrim në Rajon, ka edhe mungesë të bashkëpunimit dhe besimit në mesin e shërbimeve të sigurisë në Rajon. I tërë besimi që ndërtohej me vite për shkak të mosbashkëpunimit të Kosovës, por edhe të 17 shërbimeve të tjera është luhatur”.