Shpërndaje në:

Pagat më të ulëta mes vendeve të Ballkani Perëndimor vazhdojnë ti marrin qytetarët e Maqedonisë, ndërsa pagat më të larta i marrin qytetarët e SllovenisëSipas të dhënave që gazetari i Anadolu Agency ka marrë nga institucionet e statistikave të këtyre vendeve, që nga muaji mars paga mesatare në Maqedoni është 350.99 euro, në Kosovë, aktualisht është 360 euro, në Serbi 376.15, në Shqipëri, 425.1, në Bonje dhe Hercegovinë 425.40, në Malin e Zi 478, në Kroaci 754.83, ndërsa në Slloveni është 1008.10 euro.

Paga mesatare në Serbi që nga muaji janar 2015 është rritur me 49.73 euro, ndërsa po në të njëjtën periudhë në Kroaci paga mesatare është rritur me 28.52 euro, ndërsa në Slloveni 5.25 euro dhe në Bosnje Hercegovinë 2.05 euro.

Ndërsa për periudhën janar-mars në Malin e Zi dhe në Maqedoni është vërejtur ulje në pagat mesatare. Ku paga mesatare në Maqedoni ka pësuar një rënie me 6.83 euro, ndërsa në Malin e Zi ka pësuar një rënie me 4 euro.

Paga mesatare mujore në Kosovë, aktualisht është 360 euro. Kjo është një rritje prej 14 eurove apo 4% në krahasim me vitin 2014, kur paga mesatare në Kosovë ishte 346 euro.
Ndërkohë paga mesatare në Shqipëri duke iu referuar vendimit të këtij viti të Këshillit të Ministriave “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, për caktimin e paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore, rezulton të jetë 425.1 euro.

Ndërkohë ka një rritje në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2014, pasi sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë, paga mesatare mujore në sektorin shtetëror ishte 384 euro.