Shpërndaje në:

Iris, ekonomiste me origjinë shqiptare që jeton dhe punon në SHBA, e cila ka pasur mundësinë ta lexojë në dorëshkrimversionin anglisht të librit « Mashtrimi i Madh » (« Blood Libel » – Shpifje gjaku) dhe që dha sugjerimet e veta ende pa u botuar, dorëzoi nga një ekzemplarë të librit në dy shkolla prestigjioze amerikane.
Një kopje e librit “Blood Libel” tani ndodhet edhe në Bibliotekën e « Harvard Kennedy School of Government » në Cambridge të Massachusetts dhe në Departamentin e shkencave politike të « Massachusetts Institute of Technology ».
Falë përkushtimit të Irisit studentëve të interesuar për ngjarjet në Ballkan u ofrohet një qasje shkencore me argumente të pakontestueshme për gjenocidin serb në Kosovë dhe legjitimitetin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për të ndërprerë këtë gjenocidi.