Shpërndaje në:

Më 27 tetor të këtij viti Konfederata Kulturore e Shoqatave të Huaja në Danimarkë organizoi një Gala Festivalin Ndërkombëtar në Komunën e Kopenghagës.

  
 Krahas përfaqësuesve të komuniteteve të shumta kulturore që jetojnë në Danimarkë në këtë mbrëmje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të skenës politike daneze dhe deplomatë ndërkombëtarë. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z

. Kastriot Robo dhe stafi i ambasadës kishin përgatitur një stendë ku përfaqësoheshin në mënyrë dinjitoze specialitet shqiptare nga të gjitha trojet tona. Me ftesë të ambasadorit Kastriot Robo në këtë manifestim kulturorë ishin edhe Ibrahim Xhemajli, Ixhet Lutfiu dhe Adnan Aliti nga Radio Televizioni “Zëri i Kosovës” që funksionon në Danimarkë. Krahas transmetimit për teleshikuesit e vet, Ibrahim Xhemajli, Ixhet Lutfiu dhe Adnan Aliti shfrytëzuan rastin që personaliteteve politike dhe intelektuale të pranishëm në këtë mbrëmje t’ua shpërndajnë librin “Mashtrimi i Madh” të autorit Bardhyl Mahmutit, libër që në mënyrë shkencore argumenton se në Kosovë shteti serb ka kryer gjenocid. Nga personalitetet e shumta të cilëve iu dhurua libri po veçojmë vetëm disa: Në fillim po e përmendim ambasadoren e Afrikës së Jugut, Zonjën Zindzi Mandela (vajza e Nelson Mandelës). Pa pasur iluzione se leximi i këtij libri nga një personalitet shumë i rëndësishëm dhe me influencë në vendin e vet do të ndikojë që Republika e Afrikës së Jugut ta njeh pavarësinë e Kosovës, së paku Zonja Mandela do të njoftohet për zbatimin e politikave të segregacionit që janë përdorur kundër një populli në një shtet të Evropës përgjatë tërë shekullit XX, politikë që në fund morri formën e gjenocidit.

Në foto: Adnan Aliti, Ibrahim Xhemajli, Ambasadorja Mandele dhe Ixhet Lutfiu Si personalitet tjetër po përmendim z. Karsten Fledelius, ekspert i çështjeve Ballkanike, ligjërues në Universitetin e Kopengagës dhe njëherësh Kryetar i Komitetit Danez të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Zoti Fledelius është i njohur për publikun edhe për faktin se ka qenë Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Danezo-Serbe. Të shpresojmë që libri në fjalë t’i jep mundësi zotit Fledelius, që ndër lëndët e shumta që ligjëron është edhe “Teoria dhe analiza e fakteve”, të konfrontoj argumentet që i ka pasur deri tani në dispozicion dhe të sheh realitetin edhe nga një këndvështrim tjetër.

 

 

 

 

 

 

 

Në foto: Ixhet Lutfiu, Karsten Fledelius, shoqërueja e tij dhe Ibrahim Xhemajli Dhe për fund po përmendim Z. Kaj Larsen, personalitet autoritativ në Danimarkë që është Kryetar i Konfederatës së Shoqatave të Huaja në Danimarkë.

 

 

 

 

 

 

 

Në foto: Ixhet Lutfiu dhe Kryetari i Konfederatës së Shoqatave të Huaja Z. Kaj Larssen Mbesim me shprreesë se përmes kësaj mënyre do të përhapim të vërtetën për gjenocidin serb në Kosovë. Radio Televizioni “Zëri i Kosovës” në Danimarkë Redaktor përegjegjës dhe producent Ixhet Lutfiu.