Shpërndaje në:

Ndër thirrma ezanesh e kambanash gufmojnë bestytnitë

Qielli bujtinë e agimeve nga re të plumbëta zijohet

Bukuri femërore nën shami mbulesë errtane shëmtohet

Mbetje të lindjes me pupla engjëlli mbështillen dyzohen

 

Vullnete të pështirura përtëriten dizajnojnë fate

Si lumenjë akujsh ligatinat vërshojnë rrëke

Ëndrrat flatrathyera mbetur nën bar myshku vdiren

Duke u përimtësuar deri në grimca të pakuptimitë