Shpërndaje në:

Nuk është hera e parë që për këngëtaren e njohur shqiptare Dua Lipa të shkruajnë edhe mediet e huaja.

Së fundmi edhe gazeta e njohur amerkiane “New York Times”, ka shkruar për Duan duke i kushtuar një artikull të veçantë.

“New York Times” shkruan për sukseset e këngëtares së njohur dhe tregon se ajo është shqiptare.

“Jam në qiellin e nëntë, po përjetoj kohën më të mirë”, kishte theksuar Dua në fillim të intervistës.

NYT shkruan edhe për hitin e Duas “Scared to Be Lonely”, premierën e të cilit e bëri në emisionin e falshëm “The Tonight Show”.

“Performanca në emision ishte veç një hap i mirë në karrierën e këngëtares 21-vjeçare, e cila të premten lanson albumin debutues ‘Dua Lipa’. Ajo ka siguruar miliona dëgjime për këngën ‘Hotter Than Hell’, ‘Blow Your Mind’ dhe ‘Be the One’, ndërsa kënga ‘Scared to Be Lonley’ ia ka siguruar më shumë se 250 milionë transmetime”, shkruan ndër të tjerash “Neë York Times”.

“Zonjusha Lipa ka zë ku është rritur me hite dhe tani po i shkruan të sajat”, shkruan ndër të tjerash NYT, duke shtuar se ajo është shqiptare dhe babanë e ka muzicient të famshëm në Kosovë.

“New York Times”, ka krahasuar zërin e Dua Lipës me atë të shumë yjeve të njohura botërore si Adele, Rihanna dhe Pink./Gazeta Express/