Shpërndaje në:

Politologu Bardhyl Mahmuti ka cilësuar zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë si Referendum popullorë, me anë të të cilit do shuhen të gjitha ëndërrat për kthimin e Serbisë në Kosovë. Ai ka shkruar në llogarinë e tij në facebook se koalicioni PDK-AAK-NISMA-Lëvizja për Bashkim, janë shpresa qytetare dhe ku përfundimisht i ipet fund ëndërrave serbe për Kosovën, njofton GazetaMax.com

Postimi i plotë i Bardhyr Mahmutit

Zgjedhjet e 11 qershorit- Referendum! Që nga 11 qershori i vitit 1999 kur hyri në fuqi Marrëveshja e Kumanovës për tërheqjen e forcave serbe nga Kosova Serbia nuk ka ndalur propagandën për gjoja okupimin e Kosovës dhe domosdoshmërinë e çlirimit të saj! Edhe në Kosovë ëndrra e tyre “për çlirimin e Kosovës nga terroristët e UÇK-së” po mbahet gjallë përmes pjellës politike të komunizmit jugosllav. Me 11 qershor 2017 populli i Kosovës ndodhet para nje Referendumi për t’ua treguar vendin të gjithë atyre që ēndrrojnë ta kthejnë Serbinë në Kosovë! Për këtë arsye mobilizimi i përgjithshëm është jetik për Kosovën. Koalicioni PDK-AAK-NISMA-Lëvizja për Bashkim janë shpresë e vetme se ëndrrës serbe për Kosovën i ka ardhur fundi dhe se vendi i Kosovës nuk është Lindje por në strukturatat euro-atlantike! Me respekt Bardhyl Mahmuti