Shpërndaje në:

Nënshkrimi i koalicionit të djeshëm mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, po del të jetë imponuar. Kështu ka deklaruar kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi.

Pa e zgjatur shumë, ai ka deklaruar për “Indeksonline” se zhvillimet politike kanë bërë që Nisma me AAK-në të marrin vendim të imponuar për koalicion me PDK-në.

“ Vendimi është i imponuar nga zhvillimet e djeshme të pasditës!”, ka thënë ai.

Krasniqi është shprehur se qëndrimet e Nismës lidhur me çështjet e mbetura pezull në Qeverinë e kaluar, nuk do të ndryshojnë.

Nisma, që ishte kundër Demarkacionit dhe formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj.

Sipas Krasniqit, “Jo” do t’i thuhet të dy marrëveshjeve të cilat i ka kundërshtuar në qeverisjen PDK-LDK.

“Në qëndrimet politike, e as në parime nuk do bëjmë asnjë ndryshim e qëndrim! Demarkacionit kështu si është Kuvendi duhet t’i thotë jo e po ashtu edhe Zajednicës!”, është shprehur ai.