Shpërndaje në:
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të njohur, Enver Berisha.

Si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën e mesme të bujqësisë, ka dhënë kontribut të çmuar për edukimin e gjeneratave të tëra, sikundër ka zhvilluar aktivitete të shumta si veprimtar i arsimit, kulturës dhe çështjes sonë kombëtare.
Enver Berisha u nda prej nesh si veprimtar i palodhshëm i arsimit shqip, si njëri nga profesorët më të respektuar në qytetin e Tetovës dhe jo vetëm, duke na lënë kujtimin më të mirë, sidomos neve që patëm nderin ta kemi profesor.
Familjes Berisha, miqve dhe shokëve të tij u shprehim ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesorit dhe veprimtarit të dëshmuar të kauzës sonë kombëtare.

Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës