Shpërndaje në:

Të nderuar bashkëkombas !

RTV Zëri i Kosovës transmeton gati tre dekada nga Danimarka emisione në radio dhe televizion. Nga fillimi i muajit shkurt mund të shikohet në shumicen e  platformave digjitale ne gjuhën shqipe. Ndërsa nga data 17.03.2017 e premte dhe 18.03.2017 e shtunë, duke filluar nga ora 21:00 – 00:00 mund të shikoni edhe programet e drejtpërdrejta informativo/argëtuese me moderatorët Ixhet Lutfiu dhe Adnan Aliti. Pjesë e programeve tona mund të bëheni edhe ju me inkuadrimin tuaj nëpermjet facebook, skype, viber etj.

Prioritet i RTV Zëri i Kosovës – Danimarkë ështe që të afrojmë pranë njëri tjetrit emigracionin shqiptarë, duke krijuar hapsira edhe për moderatorët dhe korespondentët e tjerë nga vende të ndryshme të botës. Nëpërmjet këtyre bashkëpuntorëve do të synojmë të transmetojmë vlerat e mirëfillta kombëtare dhe të arriturat e emigracionit tonë. Gjithësesi duke mos harruar dhe ndihmuar vendlindjen dhe njëkohësisht duke respektuar ligjet e vendeve ku vepron dhe jeton emigracioni shqiptarë.

RTV Zëri i Kosovës – Danimarkë bëne pjesë në grupin e radio stacioneve të para lokale të themeluara në emigracion. Egzistojmë nga 20 gushti i vitit 1989, ndërsa me transnetim në televizion kemi filluar nga viti 2002. Për më shume informacione klikoni në web faqen tonë zyrtare: www.rtvzik.com

Shikim te këndshëm

RTV Zëri i Kosovës – Danimarkë

Ixhet Lutfiu

Adnan Aliti