Shpërndaje në:

Prokuroria Publike kërkoi nga Gjykata Themelore dënim për liderin e LSDM-së Zaev për veprën mitmarrje.Nga Gjykata Themelore konfirmuan se kanë pranuar propozimin dhe i njëjti është caktuar tek gjykatësi kompetent për vlerësim të lëndës. Zaev ka të drejtë në ankesë kundër kërkesës së prokurorisë. Padinë ndaj Zaevit e ngriti MPB-ja para fillimit të publikimit të bombave. Zaev tha se ky është rasti i vetëm në botë ku akuzohet ndokush për mitmarrje, ku në fakt nuk ekzistojnë paratë