Shpërndaje në:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar nga politikanët maqedonas që të ndryshojnë kulturën politike në raport me shqiptarët e Maqedonisë. Rama ka thënë se interes strategjik i Tiranës zyrtare është një Maqedoni e pandarë ku shqiptarët do të jenë të barabartë me maqedonasit. Ai ka hedhur poshtë të gjitha zërat se ka ndikuar tek partitë shqiptare që ti pamundësojnë Gruevskit të bëhet edhe një herë kryeministër. Rama, tha se nevoja për platformën e përbashkët shqiptare lindi nga moszbatimi i plotë I marrëveshjes së Ohrit.

Unë do të doja të shikoja tek pala maqedonase objektivitet dhe realizëm. Shqiptarët nuk mundet më të tërhiqen në qeveri dhe pas qerres së qeverisë për ca poste dhe për ca vetura. Shqiptarët meritojnë të respektojnë njësoj si maqedonasit. Nuk ka lidhje partish. Por këtu është çështja kombëtare dhe strategjike për Maqedoninë një dhe të pandarë. Nëse ka çështje që kërkojnë ndryshime kushtetuese ato janë vizion shqiptarë në një platformë që lidhen me Marrëveshjen e Ohrit dhe objektiva jo afat shkurta – deklaroi Rama.