Shpërndaje në:

Në prag të protestës së sotme, përfaqësuesit e Revolucionit shumëngjyrësh me ngjyra të ndryshme e ngjyrosën Gjykatën Penale Shkup 1. Ata porositën se kjo gjykatë është burimi më i madh i pengimit të punës së Prokurorisë Speciale. Nga VMRO-DPMNE hapin e Revolucionit shumëngjyrësh e quajtën vandalizëm qëllimi i të cilit është frikësimi i gjyqtarëve që drejtojnë rastin “puç”. Protesta e sotme e kësaj lëvizjeje do të fillojë në orën 17 para Parlamentit në mbështetje të PSP-së, për siç thonë propagandën nga qeveria kundër prokurores speciale publike, Katica Janeva.

Revolucioni shumëngjyrësh rikthen protestat sot

Rikthehen protestat e “Revolucionit shumëngjyrësh”. Sot në ora 17 aktivistët e kësaj organizate do të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit pasi sipas tyre pushteti përsëri ka filluar me sulmet kundër Prokurorisë Speciale. Një arsye tjetër sipas tyre është se gjykatësit e afërt me pushtetin vazhdojnë ti refuzojnë kërkesat për paraburgim. Më tej, revolucioni me ngjyra kërkon nga gjykata kushtetuese të prononcohet për ligjin e PSP-së.