Shpërndaje në:

Me kalimin e viteve mërgimtarët shqiptarë secilën herë e më shumë po integrohen në shtetet e BE-së.
Deri sa në të kaluarën, ata ishin vetëm krah pune, kryesisht në ndërtimtari e bujqësi, sot bashkëatdhetarët tanë në mërgim, me sukseset e tyre, duke studjuar në Universitetet e qendrave Europiane, kanë arritur të depërtojnë në pozita të larta pune, si në politikë, administratë, kulturë, mjekësi, ekonomi e lëmi tjera.
Njëri prej tyre është edhe Muj Berisha, i ardhur në DK nga qyteti i Pejës, i cili është Kryetar i Këshillit për integrim në Komunën e Lollandit në Danimarkë.
Qytetarët e kësaj Komune sot patën nderin e madh që si musafire t’a kenë Lartëmadhërinë e saj, Mbretëreshën e Danimarkës, MARGRETHE II.
Për bukuroshen, Eordea Cabrati nga Prizreni, ishte dita më e gëzuar e saj këtu në Danimarkë. Ajo e veshur me veshjen kombëtare, e shoqëruar nga Astrit Grepi, Doresa Demaj dhe fëmijë e qytetar tjerë të Komunës së Lollandit, ishte e para që duke i dhuruar buqetën me lule, i dëshiroj mirëseardhje Mbretëreshës MARGRETHE II.
Si një MIKESHË e MADHE e Shqipëtarëve, Mbretëresha MARGRETHE II, e përshëndeti Eordea Cabratin, duke ju drejtuar asaj me fjalët e ëmbëla: OOO.. JU JENI SHQIPTARE!!!
Të gjithë të pranishmit u habitën nga fjalët e Mbretëreshës, ku AJO e njohu veshjen kombëtare shqiptare!
Pranë Eordeas ishte edhe Z. Mujë Berisha i cili poashtu i dëshiroj mirëseardhje në Komunën e Lollandit, Lartëmadhërisë, MBRTËRESHES SË DANIMARKËS, Znj. MARGRETHE II.

13346739_939048929526774_8801278217415233241_n 13330896_940561922708808_6942064356536075057_n 13327426_940561919375475_7811672748754045370_n 13322106_940561972708803_3953976549948445505_n 13315661_940592189372448_5021565107436564474_n 13312754_940562012708799_1466945644994341347_n 13312721_939048936193440_7525247290863001726_n 13310344_939048969526770_1240955795008295003_n