Shpërndaje në:

nuk është përjashtues ndaj asnjë individi apo subjekti politik, por nuk është as gjithëpërfshirës për karrieristët, injorantët dhe hajdutët partiak. E më së paku, thotë Mehmeti, KO mund të shndërrohet në lavatriçe ku do i shpërlajnë mëkatet e veta ata që politikën e kanë kuptuar si biznes fitimprurës, ku harxhohesh ngadalë dhe nuk ke asnjë përgjegjësi, por pasurohesh shpejtë dhe të gjithë të nënshtrohen ty.

Në këtë intervistë Kim Mehmeti rithekson se nuk e sheh vetveten si politikan aktiv, por thjeshtë si njeri publik, i cili donë ta jep ndihmën e vet modeste në etablimin e një gjenerate të re të pakompromituar politike shqiptare, e cila nuk do ndjehet inferiore ndaj palës maqedonase dhe e cila nuk do ketë shenjë njohëse injorancën dhe krimin, siç janë drejtuesit e sotëm të BDI-së, trasnemton “Lajm”.

I pyetur se si e komenton përçarjen e fundit që ndodhi në Rilindje Demokratike Kombëtare, e ku thuhet se janë në konflikt grupi që donë të bashkëpunojë me KO dhe disave nga kjo parti që e kundërshtojnë këtë bashkëpunim, Kim Mehmeti pohon se për këtë përplasje dinë vetëm aq sa kanë informuar meditat.

“As jam marr, as dua të merrem me grindjet që ndodhin në shtëpi të huaj, ngaqë e di se nuk mund të forcohesh, duke iu gëzuar dobësimit të më të dobëtëve. Kam mirëkuptim edhe ndaj atyre që nuk duan të bashkëpunojnë me ne, por edhe më tej do e them se nuk jam i gatshëm të bashkëpunoj edhe me “forcat progresive” të BDI-së e PDSH-së, të cilat nuk reaguan as kur na ndodhën “Brodeci”, “Sopoti”, “Monstra”, likuidimi i Harun Aliut, deshqiptarizimi i Shkupit, nata e Tradhtisë së madhe në Kumanovë…, pra edhe më tej do u qëndrojë larg atyre që janë aq “progresiv”, sa është i gjatë litari i interesi të tyre personal. Nuk e them nëpër kafene, por e kam thënë publikisht, se nuk dua të bashkëveproj me ata që i ka kapur BDI-ja dhe të cilëve tani ua ka përcaktuar rolin e opozitarëve, e që pastaj, disa javë para zgjedhjeve, të na braktisin, duke u arsyetuar se përnjëherë e kanë zbuluar “rolin destruktiv të Këshillit Opozitar”. Kurrë nuk e kam ndërtuar të mirën time duke i manipuluar të tjerët, por përkundrazi, duke rrezikuar vetveten. Andaj nuk u besoj përrallave për bashkëpunim me gjithë “forcat progresive” shqiptare, përfshi edhe ato nga radhët e BDI-së dhe PDSH-së, ngaqë ato i përralla i kam dëgjuar vite me radhë dhe madje, realizimin e tyre e kam parë në “filmin” me titull “Shqiptarët më së miri i hanë kokën shqiptarit”, në regji të VRMO-së dhe producent i të cilit “film” është BDI-ja”, thotë Kim Mehmeti.